Siguria në shkollë është një element thelbësor i parandalimit të dukurive negative, si brenda, ashtu edhe jashtë mjediseve të shkollës. Lufta kundër dukurive të tilla, si: episode të dhunës, përdorimi i drogave dhe substancave abuzive, dukuria e bullizmit, siguria fizike në shkolla, etj, do të jenë prioritet i punës që do të kryejnë oficerët e sigurisë që do të vendosen në shkollat e arsimit parauniversitar.
Çfarë janë oficerët e sigurisë në shkollë?
Sipas autoriteteve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, oficerët e sigurisë në shkollë janë burime të vlefshme të shkollave për krijimin e një mjedisi të sigurt, përmes ndërtimit të marrëdhënieve të forta e të qëndrueshme me nxënësit, stafin e shkollës, prindërit dhe komunitetin. Ata janë të përgatitur dhe të trajnuar për të përmbushur rolet e tyre sa i takon parandalimit të dukurive negative.
Sa i takon zbatimit të ligjit, oficerët e sigurisë në shkolla do të:
- Parandalojnë dhe menaxhojnë rastet e krimit dhe të dhunës në shkollë, duke kontribuar në ndërgjegjësimin e nxënësve për rregullat, autoritetin dhe drejtësinë.
- Punojnë ngushtë me drejtorinë e shkollës dhe me stafin e saj për parandalim dhe ndërhyrje në rastet e thyerjes së disiplinës, për menaxhimin e krizave dhe në rastet e emergjencave, etj.
- Shërbejnë si urë lidhëse ndërmjet policisë dhe të rinjve dhe shkollës.
Si këshillues për ligjin dhe sigurinë do të:
- Shërbejnë si partnerë dhe këshillues të administratës së shkollës.
- Evidentojnë, raportojnë, dhe në bashkëpunim me psikologun e shkollës do ndërmjetësojnë situatat konfliktuale brenda mjediseve të shkollës.
- Ofrojnë prindërve asistencë për zgjidhjen e situatave të ndryshme dhe për menaxhimin e konflikteve.
Si edukatorë do të:
- Marrin pjesë në takimet me prindër dhe në takime periodike të stafit pedagogjik të shkollës për evidentimin e problematikave dhe diskutimin e zgjidhjeve për sigurinë në shkollë.
- Në mënyrë periodike do të zhvillojnë leksione, ose biseda me nxënësit me qëllim ndërgjegjësimin rreth dukurive dhe kërcënimeve të mundshme, si dhuna, substancat narkotike, trafikimi, siguria fizike
- nga zjarri, etj.
- Shërbejnë si modele rolesh pozitive për nxënësit dhe edukojnë vlerat e sistemit tonë ligjor.
Duhet të dini se oficerët e sigurisë në shkolla:
- Nuk zëvendësojnë rolin e mësuesit në lidhje me përkujdesjen, mbikëqyrjen, sigurimin e disiplinës, rregullit dhe sigurisë në klasë, në shkollë e jashtë saj.
- Nuk ndërmarrin masa disiplinore në shkollë, por raportojnë çdo shkelje të disiplinës së shkollës pranë administratës së shkollës përkatëse.
- Nuk zhvillojnë kontrolle fizike, apo të mjediseve, përveç rasteve të emergjencave dhe vendimit nga administrata e shkollës.
p.k/dita

— Mendoj se eshte nje hallke e domosdoshme , shume e rendesishme ,por,..por shume, teper, mjaft fort e vonuar …..
— Ekziston rreziku te kthehet ne nje hallke formale, e punesimit te njerezve me tarafe e miqesi, e njerezve te pa atTe qe sdo dine ku fillon e mbaron puna e tyre .
— Mesuesit jo vetem nuk duhen spostua nga detyra e tyre ne edukimin per formimin e nxenesve per jeten ,por kjo hallke te japi mendim e dhe per cilesine e punes te stafit pedagogjil me nxenesit.
—- DIKUR kam lxuar MAKARENKON kur jepte keshilla e pervoje pune per edukimin e te pa edukuareve. , por nje kapitull e kish — SE SI DUHET TE PUNOJME, ME ATA QE EDUKOJNE TE PA EDUKUARIT . …ketu duhet te filloi puna e kesaj hallke……
— PRANDAJ, perzgjedhja e njerezve qe do meren me kete pune ka shume rendesi. Ata duhet te kene jo vtem rol gjysem policit , por edhe aftesine e nje keshillusi, enje prindi, e nje petagogu e psikologu shum te mire.
— Ju urojme suksese … Tomor Voda NY. USA