Të fluturosh tani në Evropë, është më e rrezikshme?

anazapta

Në të ardhmen fluturimet do të jenë më pak të sigurta pasi Parlamenti Evropian ka adaptuar norma të reja, të cilat zgjatin kohën që pilotët do të kalojnë duke drejtuar fluturimin, shkruan “Die Welt”

“Është një ditë për t’u harruar për sigurinë e fluturimeve”, u shpreh kapiteni Ilya Schulz, president i sindikatës së pilotëve “Cokpit”. Sipas Schulz rregullorja e re është e papërgjegjshme pasi janë injoruar shumë pasoja shkencore dhe janë të gjitha gjasat që të shkaktohet një aksident nga lodhja e pilotëve.

Këtyre do t’iu duhet të punojnë më shumë gjatë orëve të natës. Përveç kohëzgjatjes së fluturimit që do të arrijë deri në 11 orë pa ndërprerje, është vënë në pikëpyetje edhe koha mes një udhëtimi dhe një tjetri. Agjencia Evropiane për Sigurinë Ajrore (AESA) pohon se 14 orë çlodhjeje janë mëse të mjaftueshme.

Edhe pilotët evropianë shprehen të shqetësuar përballë vendimit të Strasburgut. Knut Fleckenstein, përfaqësues i SPD-së thotë se “nëse shkencëtarët pohojnë se më shumë se 10 orë fluturimi nuk janë të sigurta për një pilot, nuk mund të pranohet një rregullore e tillë”. Këtë vit për pak sa nuk u prek tragjedia: Dy pilotë britanikë u kapën duke fjetur ndërsa po pilotonin një “Boeing 330”. Për fat të mirë avioni pilotohej nga kompjuteri i bordit. Këto fakte ndodhin më shpesh nga sa mendohet. Një sondazh i udhëhequr nga “Cockpit” në vitin 2011 zbuloi se 93% e pilotëve kishin bërë gabime për shkak të lodhjes.

Fitore për kompanitë e fluturimit

Përfaqësuesit e sindikatës së pilotëve, besojnë se studimet e udhëhequra mbi sigurinë flasin qartë: “Koha maksimale që një pilot mund të kalojë në kabinën e pilotimit natën është prej 10 orësh. Orët e tjera janë në dëm të sigurisë. Problemi është se Bashkimi Evropian i jep prioritet më të madh shqetësimeve  të kompanive ajrore sesa sigurisë së fluturimeve. AESA e mban veten për një organ të pavarur për sigurinë ajrore, por nuk është”, pohon zëdhënësi i “Cockpit”, Joerg Hanwerg. Ndërsa Gjykata Evropiane e Auditeve ka ekzaminuar entin dhe ka zbuluar se AESA dhe industria aeronautike janë shumë të lidhura dhe nëse do të vepronte në kundërshtim me të, do të kishte konflikt interesi.

Më 30 maj të 2013-s u bë një modifikim sipas të cilit në situata të caktuara një sy gjumë edhe mund t’i ndihmojë pilotët. Pushimi mund të zgjatë deri në 30 minuta, ndërkohë që piloti tjetër duhet të kryejë të gjitha detyrat e kolegut.  Ndërkohë, një asistent udhëtimi ka detyrën që të verifikojë situatën në kabinën e pilotimit çdo 15 minuta. Në manual shkruhet edhe se një pauzë e kontrolluar mund të shtojë sigurinë e udhëtimit. Sigurisht, por për çfarë do të shërbente nëse të dy pilotët do t’i zinte gjumi siç ndodhi me “Boeing”-un anglez?/D.Gjuzi

Share This Article
1 Comment
  • Po i zuri gjumi i mori lumi te gjithe. Kompanite e fluturimeve do te vazhdojne sikur nuk ka ndodhur gje, biznesi vazhdon edhe me jete njerezish, cudia me e madhe 3 dite zgjat, bota eshte aq e madhe dhe cudira ka aq shume, sa njerezimi nuk do te kene kohe te njihen me to.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *