Ja pronat që preken nga ndërtimi i Kaskadës së Devollit

redaktor

Pak ditë pas inaugurimit të nisjes së punimeve për ndërtimin e energjetike në Shqipëri, Kaskadës së Devollit, qeveria shqiptare vendos të kalojë në pronësi të Ministrisë së Energjetikës, 1200 prona shtetërore që do të shfrytëzohen nga koncesionari. Vendimi i parashikon më pas, kalimin e pyjeve, kullotave apo trojeve shtetërore në administrimin e koncesionarit, kundrejt një marrëveshjeje shfrytëzimi, që do të nënshkruhet mes tij dhe Ministrisë së Energjetikës. Pronat, që preken nga ky vendim që lehtëson  dhe më tej realizimin e investimit madhor, i përkasin zonave të Elbasanit, Gramshit dhe Korçës.  Ndaj, Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në këto qytete kanë marrë udhëzimin që të ndërpresin të gjitha transaksionet me pasuritë deri në përfundimin e regjistrimit të pronave në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Energjetikës. Një pjesë e mirë e këtyre pronave shtetërore, janë në pronësi të njësive të pushtetit vendor në saj të vendimeve të mëparshme në kuadër të decentralizimit, por tashmë duket se nisja e punimeve e ka detyruar qeverinë shqiptare që të ndryshojë sërish destinacionin e tyre duke rikthyer pronësinë në qeverisjen qëndrore. Vlera totale e investimit për ndërtimin e kaskadës së devollit pritet të shkojë në 800 milionë euro, duke e bërë këtë vepër investimin e huaj më të madh në Shqipëri. Hidrocentralet e kësaj kaskade do të prodhojnë energji elektrike të rinovueshme 800 GËh në vit, që pritet të mbulojë një pjesë të mirë të kërkesave të vendit për konsum.  Tre hidrocentralet në kaskadën e lumit Devoll do të ndërtohen nga kompania norvegjeze me prestigj në mbarë botën Statkraft.

Share This Article
1 Comment
  • Edhe sa 20jeçare duhet te kalojne te behet nje hidrocentral i lene ne mes nga koha e socializmit.Ah mjer ky popull qe e genjen mendja me slogane “demokratike si kalamajt me sheqerka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *