Ja pse demokratët nuk do ta zgjedhin Jamarbrin!

Dita

Unë e njoh Jamarbrin prej vitesh. I çmoj shumë mirësjelljen, thjeshtësinë dhe qendrueshmërinë. Janë cilësi që vështirë të ruhen kur njerëzit i përkasin sërës që i përket Jamarbri. Unë kam respekt për të, prandaj do më vinte keq nëse do të mërzitej nga ky shkrim. Ky shkrim, pavarësisht nga titulli, nuk është për të, është për PD-në.

Unë mendoj se Jamarbëri në tërë këto vite jete aktive ka shfaqur qartazi një të metë: ai ka një keqkuptim themelor për thënien: “njeriu nuk lind i ditur, por bëhet”. Kjo thënie shfaq me forcë dërrmuese sfidën, përpjekjen, mundin, energjinë, fuqinë, luftën, kalvarin, dështimin, ngadhnjimin që i duhet njeriut për t’u bërë ai që është. Kjo thënie është filozofi, është moto, ëshë eksperiencë. Kjo thënie nuk të lejon të bëhesh ambientalist, vetëm pse pi kafe me ambientalistë, nuk të lejon të bëhesh urbanist, vetëm pse një media të keqkupton dhe të merr seriozisht për të tillë, nuk të lejon të bëhesh politikan, vetëm pse vjehrri ka qenë politikan, nuk të lejon të bëhesh lider, vetëm pse servilët që ke vënë përreth të shesin për të tillë. Thënia se njeriu politikan dhe lider nuk lind por bëhet është po aq e vërtetë, sa ç’është e vërtetë thënia se, politikani dhe lideri nuk emërohen, por zgjidhen.

Para tri javësh vjehrri i Jamarbrit i dha lejen Jamarbrit që të bëhet politikan (konferenca e shtypit e datës 07.10.2014). Unë besoj se atë ditë Jamarbri, familja e tij, Luli dhe familja e tij, si dhe gjithë njerëzit që rrijnë rrotull tyre u gëzuan se Jamarbri u bë politikan. Unë besoj se të gjithë këta besojnë se fati i madh i trokiti atë ditë në derë Jamarbrit, si një e mirë e rënë nga qielli. Por politikan njeriu nuk bëhet në një ditë. Procesi është i gjatë dhe i mundimshëm. Prandaj unë po ndërhyj sot që ta kujtoj atë.

Vjehrri e ka nisur këtë proces herët, që në kohën kur filloi të fliste me “të gjithëfuqishmin” dhe kuptoi se çdo gjë e ka një fund dhe se fundi nuk ishte shumë larg. Autorizimi për të bërë Jamarbrin politikan, nuk ka lidhje me datën 07.10.2014. Ai fillon ditën që vjehrri projektoi “daljen e butë” nga skena.

Me Jamarbrin-politikan ka lidhje ajo që kundërshtarët e kanë cilësuar “kapja e institucioneve”, nga KLD-ja tek Presidenti i Republikës. Pa kontrollin mbi to nuk mund të kishte dalje të butë. Pa daljen e butë, Jamarbrin nuk e bënte njeri politikan.

Me Jamarbrin-politikan ka lidhje projektimi i një strategjie elektorale humbëse. Pa strategjinë elektorale humbëse nuk mund të kishte dalje të butë. Pa daljen e butë, Jamarbrin nuk e bënte njeri politikan.

Me Jamarbrin-politikan ka lidhje formatimi i një grupi parlamentar (më humbësi në historinë e PD-së) jo politik, pa dinjitet, të kontrollueshëm dhe të shantazhueshëm. Pa një grup parlamentar të tillë nuk mund të kishte dalje të butë. Pa daljen e butë Jamarbrin nuk e bënte njeri politikan.

Me Jamarbrin-politikan ka lidhje përzgjedhja dhe imponimi i pasardhësit, ka lidhje dhunimi i Statutit të PD-së, imponimi i një gare fallco dhe të manipuluar, ndërhyrja brutale në garë, kanosja dhe raprezalja ndaj mbështetësve të konkurruesit. Pa këtë manipulim nuk mund të kishte dalje të butë. Pa daljen e butë Jamarbrin nuk e bënte njeri politikan.

Me Jamarbrin-politikan ka lidhje kongresi antistatutor, me delegatë të emëruar dhe jo të zgjedhur, lista komike (cinike) e kandidatëve për Këshillin Kombëtar, votimi fallco dhe shpallja e rezultatit. Me Jamarbrin-politikan ka lidhje gëzimi i shfrenuar i ish-kryetarit për listën e Këshillit Kombëtar të Kryetarit dhe dëshpërimi i hapur i Kryetarit për të zgjedhurit e tij. Pa këto ngajrje nuk mund të kishte dalje të butë. Pa daljen e butë Jamarbrin nuk e bënte njeri politikan.

Së fundi, me Jamarbrin-politikan ka lidhje procedura e shpikur për “aplikimin” për t’u bërë lider, që Kryetari shpalli para disa ditesh publikisht. PD-ja po kërkon ekipin udhëheqës, por nuk di ku ta gjejë atë. Tek rregullat e statutit nuk ka besim. Nuk e gjen dot ekipin udhëheqës nëpërmjet tyre. Kryetari nuk ka këllqe të përzgjedhë ekipin e tij dhe t’i qendrojë publikish përzgjedhjes. Prandaj po bën thirrje publikisht: nëse ka ndonjë njeri që ka qejf të bëhet lider, le të vijë të aplikojë. Për t’u bërë nëpunës ka kritere, për lider jo! Për votimin të mos kenë merak. Siç treguam me prova në Kongres, ne dimë të kontrollojmë dhe votimin dhe rezultatin e tij. Vetëkuptohet se pa këtë procedurë “aplikimi” nuk mund të ketë dalje të butë. Pa daljen e butë, Jamarbrin nuk e bën dot njeri politikan.

Ky proces e ka pasur rezultatin e garantuar që ditën që nisi. Që ditën që nisi ai ka pasur vetëm një pengesë, vetëm një të panjohur: reagimin e demokratëve. Për këtë arsye u prishën rregullat e u ndryshuan. Siç u bënë një herë, nuk u bënë herën tjetër, me qëllim që demokratët të mos bëheshin kurrë faktor. Në çdo hap shpikej një gjë jostatutore, e padëgjuar më parë, por gjithmonë më “demokratike”, se e para. Një herë ishte votimi “një anetar një votë”, por pa lirinë për të votuar, pastaj ishte Kongresi sipas parimit të “vijës së masave”, por pa e lënë masën të zgjidhet sipas rregullave, tani është “aplikimi i lirë”, por pa kritere dhe llogaridhënie. Në të gjitha rastet rezultati ka qenë po ai: demokratët nuk kanë pasur mundësi të zgjedhin. Edhe më datë 6 nëntor demokratët nuk do kenë mundësi të zgjedhin, sepse po të kenë mundësi të zgjedhin nuk do të ketë dalje të butë. Pa daljen e butë, Jamarbrin nuk e bën dot njeri politikan.

Jamarbri ka një keqkuptim të thellë për thënien: “njeriu nuk lind politikan, por bëhet”. Unë besoj se Jamarbri do ta vuajë këtë keqkuptim. Nuk do bëhet dot politikan edhe pse të gjitha gjasat janë se do ta bëjnë të tillë. Por unë besoj se në këtë histori ka një keqkuptim akoma më të madh e më të rëndë: keqkuptimi i të gjithëfuqishmit të PD-së, i cili beson, se mjafton që ai ta dojë dhe të bën politikan. Këtë keqkuptim kanë për ta vuajtur Demokratët.

Që të bëhesh politikan duhen frymëzim, përkushtim, përpjekje, mund, energji, fuqi, luftë, dështime, ngadhnjim, vetmohim, sakrifica dhe vendosmëri. Por edhe këto nuk mjaftojnë. Pasi të kesh këto, duhet të kesh aftësi të frymëzosh, të jesh popullor, të bësh për vete, të bindësh dhe të udhëheqësh. Duhet Karizmë! Nëse demokratët do e kishin në dorë të zgjidhnin, atëherë të tillë do t’i zgjidhnin udhëheqësit e tyre.

Por demokratët më datë 6 nëntor nuk do kenë asgjë në dorë. Prandaj Jamarbri do zgjidhet politikan.

Share This Article
34 Comments
    • Monarki puro+hesapi..Monarkia berisha se keta PD as nuk kan qene as jane dhe as do jene,PD-ja keto 24-vjet ka qene thjesh sigel+kamoflim,tani nje urrrrrrra perpara me plerat argita+jamarber malltezi se pakan qene dhe pjese e levizjes studentore ne 90-en keto plera pa pike turpi,funderrinat e kombit tone..

  • prandaj rehabilitovi zogun qe te kete edhe donkishoti trashegimtare jo vetem ne familje por edhe ne shtet

  • fjala peshon kur je vetvetja,
    fjala peshon kur je i ndershem
    dhe
    jo kur ti moren privilegjet
    qe i fitove
    kur u bere deputet,
    qe te mboje interesat e popullit
    por
    i sherbeve atij regjimi
    qe donte te mbyste me gjak ne 97,
    vetem per kerkesen ndaj nje shteti
    qe po i vidhte
    parate e
    shtepise,
    gjes se gjalle,
    apo kursimet e djerses se femijeve emigrant
    te cilat iju premtuan ti vendosnin ne piramidat ideale,
    qe pasuruan ata qe premtuan mrekulline
    e qe sollen mjerimin e ketij vendi te bekuar nga zoti
    me pasuri e bukuri natyrore.

  • Keqberesi me i madhe i te gjitha koherave.Percaresi i Shqiptareve .Vazhduesi i luftes se klasave ne nje forme tjeter,Shkateruesi i shtetit ,krijuesi i Korupsionit bashke me Fatos Nanon dhe Ilir Meten,Vjedhesi me i madhe i te gjitha koherave te pasurive te shqiptareve ,si dhe i Floririt bashke me Ilir Meten,shkateruesi i Gjykatave ,Prokurorise ,dhe i te gjithe administrates te ketij vendi.Bllokimi i pronave te Shqiptareve qe dhe sote pas 24 vjete Demokraci nuk jane ne regull.Krijuesi i Piramidave , vrasjes se shqiptareve ,arkitekti i Gerdecit ,vrases ordiner i Trebickes , dhe i pleres se tij Sokol Olldashit,Spiuni i Serbise ,Fatkeqesia me e madhe e te gjitha koherave ,e la kete vend ne shkaterim ne borxhe .

    I MALLKUAR QOFT BREZ PAS BREZI.DO ZOTI VENDOS DREJTESI.AMIN

  • O arber mos u lodh ti je i pafat se ti je dhendrri i nje mullahu kamikaz qe vrau kunatin-
    ti ke nje grua qe braktisi karrieren publike per te ngitur nje korporate korruptive te ndyre

  • FEVZIU E PA QE U MBYT ANIJA E BERISHES , KERKON QE ME NJE JUSTIFIKIM TE HYPE NE ANIJEN E RAMES.
    kELYSHI QE I KA SHERBYER ME SHUME BERISHES NGA FRENGJIA E FRANGAJT.
    PROSTITUTA KERKON TE KALLOJ NE NJE PROTEKTOR TE RI SE I PARI NGORDHI.U BE MILJARDER ME MASHTRIMET E BERISHES QE U MUNDUA PER 9 VJET TJA SHESE SHQIPTAREVE .
    ESHTE BERE SPECIALIST PER TE VJEDHIR NEPERMJET MASHTRIMIT MEDIATIK.ASNJE GJE TE MIRE NUK KA KY FAQEZI .

  • Fatos
    Ke shume te drejte se pjesetare te familjes kriminale te berishes dhe aq me shume dhendrri kollovar nuk duhet te perfshihen ne foruMet e larta te partise pa kaluar me pare stazhin e nevojshem por edhe ti ish oficeri I shkolles bashkuar dhe shoku I jar presidentit ke gjynahet e tua sa kohe qe I krehje bishtin sales. Kur te perzuri u bere edhe ti “opozitar”. Ti nuk arrin te kuptosh se raca e juaj jeni bere te neveritshem dhe duhet te zhdukeni nga jeta publike se krijoni alergji tek njerezit. Loja juaj eshte over….

  • Shqiptaret te mos behen syleshe. Te veprojne kunder kesaj mizorie. Keshtu e lane berishen dhe ja Ku perfunduan te vjedhur, te varfer, te renuar dhe te mbytyr ne borxhe. Keta njerez jane fatkeqesia e kombit, dhe jane si aji bari i keq. Shqiperia ska te ardhme me keta.

  • FAMILJA BERISHA ESHTE NJESOJ SI FAMILJA HOXHA

    Edhe Enver Hoxha ne fund te jetes se tij, kur e pa qe nuk mund te behej me nje cun i ri 17 vjecar sic fliste vazhdimisht ne pleniumet e PPSH-se vendoi te siguronte vazhdueshmerine e familjes se tij ne drejtimin e Vatanit dhe per kete qellim vrau ne gjumin e nates me pabesi karakteristike te tij prej pederasti shokun e tij te hershem, besnikun fanatik Mehmet Shehun me nje plumb pas koke. Realizimin ja besoi Sulo Gradecit dhe krimineleve te tij per te inskenuar me pas vetvrasjen. Per kete qellim kishte pergatitjen me pare me denigrimin total te Mehmet Shehut ne Pleniumin e Posacem te Partise se Punes duke i gjetur nje sebep qesharak si krushqia me gocen e Qazim Turdiut, te cilin Enver Hoxha e kishte pasur shok dhe student ne France, nderkohe qe Mehmeti nuk e njihte fare. Pas viteve 90-te Ramiz Alia nxorri nga ARKIVI i Sigurimit Sali Berishen kur e pa se situata ne Evrope kishte ndryshuar jo ne favor te Kauzes enveriste dhe diktaturat komuniste ne te gjitha vendet evropiane kishin rene si gjethet e pemeve ne vjeshte. Qellimi ishte fare i qarte: Te mbrohej ne maksimum familja Hoxha per te mos humbur LEKAT e vjedhura gjate 50 vjeteve te ditaktures gjakatare, te cilat ishin grumbulluar nga te ardhurat nga eksporti i pasurive natyreore te vendit tone dhe ishin depozituar ne llogari bankare ne dhe te huaj. Sali Berisha erdhi ne pushtet sipas nje skenari te pergatitur me pare dhe ASKUSH nuk i kerkoi llogari apo te pakten te investigonte se ku kishin fshehur parate qe i kishin grabitur popullit shqyptar. Me te ardhur ne pushtet Sali Berisha me PD-ne komuniste te tij ndodhi pikerisht e kunderta:

    VAZHDOI GRABITJA E PASURIVE KOMBETARE SIPAS SKENARIT ENVERIST.

    dhe per kete nuk ka shqyptar apo i huaj qe te dekloaroje ndryshe. ne kete sens edhe dhenderi i Saliut nuk ka me se ke te mashtroje me “studentet e dhjetorit” apo me “firmetaret e PD-se” se Ramz Alise ne moshen 10 apo 15 vjecare njesoj si komunistet e Grupit te Zjarrit qe genjenin miletin se do ta hanin me luge floriri apo do te sillnin ne Shqypni CEQE TE BARDHA dhe do te behej “deti kos” sic premtonte Miku i Enverit Sali Berisha dhe pinjolli komunist Gramoz Pashko per ta mbajtur Vatanin si nje CIFLIG personal te familjes Hoxha dhe te BOSIT komunist.

    • Nasruddin.
      bravo
      Jam shum i befasuar nga keto Fakte qe besoje se ju do ti keni marre nga arkiva e mbretit tone Zogut .
      Shkrimet e tua jane e do te mbeten te rralla nga stili , dhe nga frymezimi , per luften e pa rreshtur kundra komunizmit , Edhe se Komunizmi ka 25 vjete qe ka vdekur .
      Jo vetem qe me frymezon por edhe me mallengjen shume , sidomos kur kujton se sa mire jetonim ne kohen e zogut ,
      Nuk e di se nje dite do ti botosh keto shkrime , sepse jane nje thesar i vertet .
      Mendoje , se gazeta dita duhet te te jape diçka ,per kurajon tende si nje talent i ri , me moshe te kohes se qepes.
      nuk na thua edhe nje here , se si enveri vrau bahri omarin ,
      qe hante e pinte te shtepia e tij si Duçja?

  • Rruajin bythen ne var ENVER HOXHES se ai nuk I perzjeu femijet ne politik qe ikishte te gjitha mundesit SALI QENI eshte njesoj me korene e veriut

  • Po pse mor malltez ,familjarisht ju paska futur udb-ja dhe ramiz taip alia të krijonit krijesën e saj dhe të tijën PD-në, juve? Madje paska parashikuar që do të martoheshit dhe firmosnit bashkë me nusen tuaj argita stanishiç sali berisha? Sa parashikuese kjo udb-a more? Gëzohuni o shqiptarë për vendin tuaj të qelbur nga agjenturat megjithë nuset dhe dhëndurat!? Tung!

  • Edhe ti Fatos,kujdes,se mos te shkon ne mendje,per te dal vetem, per gjah……………..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • A mund të përgjigjet dikush (ndoshta vetë Arbëri) se : në cilin seksion të Partisë Demokratike të lagjeve të Tiranës ka qënë anëtar i P.D-së qytetari Jamrbër Malltezi në vitet 1991-1993 ?
    Ç’do me thënë “Student i Dhjetorit” ? … që është ndër firmëtarët e parë ? Ndër ata Firmëtarë ka patur dhe agjentë të sigurimit të Shtetit. Apo ka qënë pjestar i grevës së urisë? ( me duket se në grevën e urisë ka qënë edhe Majko por edhe Ilir Meta ).
    Shkurt hesapi : Mekanizmi i “Kooptimit” ka qënë dhe vazhdon të jetë ilaçi për hyrje në kryesinë e P.D-së për një pjese të mirë të kryesisë së P.D.
    Për një gjë jam i sigurtë: Z. Malltezi nuk ka qënë pjesë e “Pardesyve të bardha”.

  • Eh z.Maltezi …Jua qaj hallin ..Shpirti juaj e di se sa e rende eshte qe Ju dhe Argita qe ishit figurat kryesore te levizjes studentore jua rrembeu vjerri Sali partine nga dora dhe u desh te prisnit kaq vite derisa nje nismetar tjeter I PD Lulzim Basha tju reabilitonte dhe tju zgjidhte ne kryesin e PD ..Asnje nuk e kupton dot heroizmin tuaj pervec disave qe i kane jetuar vitet 90 se cdo te thoshte te kishe guximin dhe te thoje qe ne Shqiperi nuk ka Djathe…..Kurr nuk do e harrojne studentet e asaj kohe shprehjen “nuk ka Djathe ” qe u be motoja e levizjes studentore ne periudhen me te eger te diktatures komuniste ku diktatori Alia te vriste per nje llaf goje….
    Megjithate Zoti nuk harroj, ti pa meritat dhe e beri realitet deshiren Tuaj per tu bere anetar i kryesis se PD….
    Ndoshta Zoti ju ka ruajtur sepse atehere ishin kohe te veshtira ne PD kur kryetari i partise mund ta merte vesh qe ti doje ti merje partine dhe mund te dergonte Ismet Haxhine dhe te fuste nje dopjo dru qe mos kishte spital qe te te merte ne dorzim , lere pastaj po ta kapte ajo e vetja e mund te haje ndonje koqe plumi dhe te shkoje ne boten tjeter…
    Un personalisht kam shume besim ne opziten Tuaj dhe te Bashes qe do ti jepni PD autoritetin e munguar .. Jam shum i bindur qe Rames me shoke po idridhen leqet e kembeve nga frika , sidomos mbas intervistes tuaj ne new 24…..
    Perpara pa tu trembur syri..!! Ne fund te fundit cfar do humbesh fukara ishe ne periudh te komunizmit fukara dhe sot ..
    -Cfar that Vilat ..????? Tokat ne bregdet….???
    Oh me falni z.Maltezi i harrova fare keto qe me aq mund e djerse i ngritet , po mos e vrit mendjen se tani do keshe imunitet dhe sa te jete Nishani aty sti luan njeri vilat …
    Me degjo mua fut Giten dhe Zenin ne parti dhe beheni partine e forte dhe ne rast se Basha do te te eleminoj coheni ne gjykate se i ka ca dosje te hapura Ai , keshtu qe e hiqni qafe shpejt…Gjith ata avokat qe dolen nga shkolla e Gites nuk da ja shperblejne te miren qe ju beri ….!!!???
    Ju falenderoj pa mase per shpresen qe po i jepni kombit Shqipetar…
    Zoti e bekofte opoziten tuaj .!!!

  • -..nuk e di sa firmetare jeni,por te fituar kam degjuar…megjithe poliken ku kerkoni te aderoni,pasi volet ekonomine kompletoheni.-URIME,se gjemb ne kembe nuk ju hyn.

  • O arber grin kot sallat ti,ti je burri i argites vetem me letra sd me vepra eshte ai dhenderfi tjeter qe u bo kryetar,se kush bon punen merr dhe meritat dhe karrigen,bdaj mos u pjerdh kot si firmetsr i pd se.

  • Populli thote fjale te urta……Beje baba …qe te ngjaje……kaq e kupton sejcili qe ka emrin shqiptare…se si babai jane edhe kjo pjella e ndryre ne foto….

  • gjithmone perallat fillonin
    na ishte njehere nastruddin
    qe qante kur i zbriste malores,
    se do vinte perseri malore
    dhe qeshte kur ngjitej ne malore
    se i binte ti vinte me pas tatepjeta…….
    dhe ky nastriddini ,meret me tatepjeten e shkuar,
    qe beri edhe pune edhe administrim te pasurise
    dhe nuk qan per bemat e 24 vjeteve
    ku
    u vodh cdo pasuri minerare,ujore,ushtarake
    u shkaterua shendetsia,arsimi,gjykata,prokuroria,mjedisi,
    u vodh edhe banka shtetit.
    dhe u pasuruan vetem ata dhe mbase ky nastradini……..

  • Maltezi tani qe do behet politikan po loz me koken e vet dhe nuk e ka kuptuar i ziu.
    Ai i hyn ne pune Argites me shume i vdekur se i gjalle.
    Po qe se ndonje “terrorist” “komunist”[ apo nuk e di c dreqin epitet do zgjedhi Vjehrri te therrasi killerin qe do coje vet],vret Maltezin.Atehere PD-ja do kete edhe nje “deshmor” tjeter,Luli behet dhender kurse Argita me mbiemer Maltezi dhe e veja e deshmorit te demokracise do e kete rrugen hapur per kryetare e PD-se dhe pse jo me vone po gjeti budallenj te marri dhe pushtetin
    Ju duket e pamundur?
    Ka ndodhur jo shume larg Shqiperise,ne Greqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *