Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ja pse disa fëmijë janë nxënës të dobët
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Metropol > Ja pse disa fëmijë janë nxënës të dobët
Metropol

Ja pse disa fëmijë janë nxënës të dobët

Ornela
Published May 13, 2015
Share
SHARE

Fëmijët që kanë probleme në shkollë mund të përfitojnë nga ngrënia më e madhe e peshkut ose marrja e shtesave omega-3, sepse stimulojnë funksionin e trurit, kanë pohuar shkencëtarët.

Një studim i fëmijëve me aftësi të dobëta leximi ka zbuluar që shumë prej tyre kanë mungesë të omega-3 dhe ata me nivelet më të ulëta kanë pasur më së shumti vështirësi në përqendrim dhe mësim.
Acidet yndyrore, të cilat janë të pranishme në ushqimin e detit janë kyçe për strukturën dhe funksionin e trurit si dhe në ruajtjen e zemrës dhe sistemit të imunitetit në gjendje të mirë.

Konsumimi i sasive të shëndetshme të omega-3, qoftë përmes ushqimit apo shtesave mund të ndihmojë perfomancën e nxënësve në shkollë, thanë hulumtuesit nga Universiteti i Oxfordit.
Shkencëtarët kanë matur nivelet e omega-3 në mostrat e gjakut nga 493 fëmijë shkolle të moshës prej shtatë deri në nëntë vjeç, dhe kanë kërkuar nga prindërit e tyre të raportojnë për ushqimin e tyre të zakonshëm.

Gati nëntë nga dhjetë fëmijë kanë ngrënë më pak se dy porcione peshku në javë –sasia e rekomanduar nga zyrtarët e shëndetësisë dhe gati një në dhjetë kurrë nuk kanë ngrënë peshk.
Mesatarisht omega-3 përbënin vetëm 2.45 për qind të acideve të përgjithshme yndyrore të gjakut te fëmijët derisa sasia minimale e rekomanduar për të mbajtur zemrën e shëndetshme tek të rriturit është katër për qind dhe niveli i rekomanduar është 8 deri 12 për qind.

Studimi, i publikuar në revistën “PLOS One” ka zbuluar që nivelet e omega-3 DHA, forma dominuese e omega-3 në tru, ka përcaktuar edhe aftësinë e fëmijëve për të mësuar dhe kushtuar vëmendje.
Profesor Paul Montgomery, një nga hulumtuesit tha: “Kemi zbuluar që nivelet e acideve yndyrore Omega-3 në gjak në mënyrë të konsiderueshme kanë përcaktuar sjelljen e fëmijës dhe aftësinë për të mësuar”.

“Ky studim sugjeron që një numër i madh, nëse jo shumica e fëmijëve në Britani të Madhe me siguri nuk janë duke konsumuar mjaftueshëm Omega 3 për të cilën ka nevojë truri, zemra dhe sistemi i shëndetshëm i imunitetit, transmeton Koha.net. Kjo është arsye serioze për shqetësim – veçanërisht pasi kemi zbuluar që DHA më e ulët e gjakut është e lidhur me sjelljen dhe mësimin më të dobët tek këta fëmijë”, shtoi bashkautori, dr. Alex Richardson.

Ornela May 13, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?