Farat e kungullit janë të pasura me vitamina dhe minerale si magnez, mangan, bakër, zink, fibra dhe proteina.
Studimi i shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët me sukses luftojnë kundër qelizave të kancerit.
Një studim i shkencëtarëve gjermanë ka arritur në përfundimin se konsumimi për çdo ditë i arave të kungullit, ul me 23 për qind rrezikun ndaj kancerit të gjirit.
Efikasitet të njëjtë kanë treguar edhe farat e lulediellit.
Përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i farave të kungullit janë ulja e nivelit të kolesterolit në gjak, të glukozës në gjak, parandalim dhe trajtim i diabetit, rënie në peshë, lehtëson simptomat e stresit si dhe redukton dhimbjet nga artriti.
