Ja pse e saboton “vetingun” Edi Rama!

Ornela

 

Për “vetingun”-Luli,

është i paduruar,

po mafiozi Rama,

krejt e ka bllokuar!

 

Janë të vërteta,

s’janë thashetheme,

se me drejtësinë,

Rama ka probleme!

 

Rama figuron,

në defteret tona,

në “Rrugën e Kombit”,

vodhi miliona!

 

Vodhi miliona,

euro-jo shaka,

shifër më të madhe,

nga ajo nuk ka!

 

Po me drejtësinë,

s’u tregua burrë,

i mbylli hetimet,

me një procedurë!

 

Me një procedurë,

çdo gjë mbylli horri,

se tri ditë raport,

i kish dhënë doktori!

 

Mund të dalë ndonjë,

dhe rihap hetimin,

dhe në burg-për vjedhjen,

e tendos Edvinin!

 

Ato miliarda,

nuk ka si i mbron,

ndaj “vetingun”-Rama,

po e saboton!

 

Nuk ka vetëm vjedhjen,

që e shtyn në ngasje,

një ditë Janari,

ka bërë edhe vrasje!

 

Katër jetë shqiptarësh,

i mori dhe pikë,

kur ishte ministër,

i Rendit Publik!

 

Gjer tani hatanë,

ka bërë drejtësia,

kur thotë-u bënë vrasjet,

nga pakujdesia!

 

Ministri i Rendit,

nuk është zënë në gojë,

ndaj s’ka si “vetingun”,

të mos e pengojë!

 

Ndaj Rama “vetingun”,

po e tërheq zvarrë,

sepse si ministër,

dhe njerëz ka vrarë!

 

Luli për “vetingun”,

sot me lot po qan,

se është Edi Rama,

që pezull e mban!

 

A. Duka

Share This Article
3 Comments
  • Madje,Edvin Rama
    Ka edhe nje barre
    qe kur shiti detin
    doli tradhetar…

    Dhe si tradhetar
    ky horr prap ja hodhi
    Ashtu si dikur
    Dhe Ahmet Zogolli…

    Por tash erdhi koha
    per gjithçka ka bere
    t’i kendohet kenga:
    “Atje te guri me vêrë!…

  • Te lumte shoku Arben . Je mbeshtetur plotesisht ne frymen e konferences se shtate te partise ne lidhje me luften kunder armikut te kllases …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *