Ed Sheeran mund të ketë qenë një nga fituesit më të mëdhenj të Grammy Awards 2018, por këngëtari nuk shkoi në mbrëmjen gala.
Pasi në skenë u lexua emri i tij dhe çmimet prestigjoze që fitoi përfshirë “Best Pop Vocal Album” dhe “Best Solo Performance” për këngën e tij “Shape Of You”, prezantuesi ishte i detyruar që të justifikonte mungesën e Ed.
Fansat u lanë të zhgënjyer nga Ed, i cili vetëm pak javë më parë u fejua me të dashurën e tij Cherry Seaborn dhe spekuluan mbi vendndodhjen e tij.
Por 26-vjeçari, përpara se situata të përkeqësohej arriti të sqarojë ngjarjen.
Ai shkroi në Instagram se nuk u shfaq në Madison Square Garden në New York sepse kishte qenë në gjumë.
“U zgjova nga lajmet se kam fituar Grammys mbrëmë. Faleminderit” , shkroi Ed Sheeran në Instagram së bashku me një fotografi të maceve të tij, duke shtuar se macet po kërcenin nga qejfi për të.
l.h/ dita
