Vetëm disa kikirikë në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të rënda. Hulumtuesit arritën të konfirmojnë një lidhje midis kikirikëve dhe jetës së shëndetshme. Ata thonë se me vetëm 10 gram kikirikë në ditë mund të zvogëlohet rreziku i sëmundjeve të frymëmarrjes, diabetit, kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Efekti i kikirikëve është i barabartë si për femrat ashtu edhe për meshkujt.
Shkencëtarët në Harvard për 22 vjet kanë monitoruar 6.000 persona me diabet tip 2, i cili rrit rrezikun e sulmit në zemër. Ata duhej të mbanin një dietë të veçantë dhe për katër vjet kanë plotësuar formularët për shëndetin e tyre. Pasi hulumtuesit krahasuan rezultatet, zbuluan se ata që hanin kikirikë ishin më të mbrojtur nga infarkti. Surprizë e vërtetë është se rreziku i kësaj sëmundjeje ishte reduktuar me 44 për qind. Kikirikët përmbajnë shumë përbërës, të tilla si, yndyra të shëndetshme, vitamina, fibra dhe antioksidues të cilët nxisin sistemin imunitar të trupit.
