Kush na e neverit Shqipërinë? Paaftësia e shoqërisë shqiptare për vetëorganizim. Asnjë shoqëri europiane sot, nuk ekziston dot pa formën funksionale të të qeverisurit dhe ligjit kushtetues si vegël rregulluese. Të dalë nga një diktaturë e egër por tepër funksionale në aspektin organizativ, shqiptarët e “donin Shqipërinë si gjithë Europa”, edhe pse atë Europë, nuk e kishin kuptuar dhe përjetuar kurrë, kishin parasysh vetëm një jetë në bollëk. Askush nuk kish menduar se edhe ajo Europa funksionoka dhe zhvillohet vetëm nëpërmjet ligjit dhe respektit ndaj tij.
Gjithçka shtrënguese apo rregulluese, u deklarua si pjesë e diktaturës komuniste. Përpara se të vinte demokracia, tek ne erdhi rrumpalla. Sistemi shqiptar i “demokracisë”, është një lindje e vdekur. Kjo lloj “demokracie”, nuk të çon në Europë. Me të, mund të kultivosh injorancën dhe shpellarizmin, por kurrsesi nuk mund të ofrosh një nivel jetesë për popullatën, të tillë që ajo të ishte në gjendje të menaxhonte një jetesë me dinjitet. “Europa” e shqiptarëve dhe sistemi politik që instaluan ata, është keqkuptimi më i madh i një kombi, në rrugën e tij të gjatë dhe të stërmundimshme për zhvillim. Në këtë vend të shkatërruar ekonomikisht dhe të degjeneruar moralisht, ekziston vetëm mentaliteti i pasurimit të shpejtë. Askujt nuk i intereson se me çfarë mënyre pasurohet. Çdo gjë është e lejueshme. Droga, prostitucioni, kontrabanda. Pa një riorganizim të këtij sistemi dështakësh dhe kaosi urban, në këtë vend nuk është e mundur të kesh perspektivë për të ardhmen.
Dërguar me email
në adresën e redaksisë

Shqiperine e neverit pushteti Rumpalle qe u instalua per 23 vjet demokraci ku lulezoi krimi i organizuare ku u ndane ne te forte dhe te dobte..sedyti Mediat mafioze ja shperlane trute shqipetareve duke i thene se jemi pas Gjermanise ku ishim ne varferi dhe mbijetese setreti nje administrate jo profesionale per te mare nje sherbim nga qytetari e besdis aq shume sa i behet neveri te shkoje ne zyrat e administrates publike..sekaterti politikane me reminishenca sllavokomuniste dhe orjentale ku i kane sjelle kosto njerezore dhe materiale..