Dërguar me email nga
Nuk ka përmirësim sepse në poste janë ata që kanë qenë. Edhe aty ku janë ndryshuar, drejtorët e rinj janë burra pa kurriz, që nuk dinë të bëjnë asgjë veç qokave. Në poste në administratë e drejtësi janë eunukët e Sali Berishës dhe fëmijëve të tij, që janë vënë në ato poste për “merita” të veçanta morale, që gëzojnë me anë të të cilave garantojnë mosfutjen në burg të Berishajve.
Por këta eunukë drejtësie kanë mësuar si ta luajnë me të gjitha palët dhe prej kësaj loje i vjen mirë edhe Ramës vetë. Prandaj nuk mund të presësh tjetër gjë nga ky sistem drejtësie kalbësirë që kemi. Rama s’do të bejë dot kurrë reformë në drejtësi se një reformë e thellë dhe që synon pastrimin nga rrënja të së keqes do të çonte në burg, pas Berishajve, edhe të tjerët.
Është e vështirë që ky vend të bëhet sa kohë rinia jonë është kaq e pamoralshme, kaq servile dhe lëpirëse ndaj kryetarëve të partive politike dhe shpëtimin e sheh vetëm po të bëhet pjesë përbërëse e ndonjërës prej këtyre partive.
Sa për kahun asaj nuk i intereson fare. Shembulli janë Erla Mëhilli, që e nisi me “Mjaftin” dhe përfundoi në prehrin e gjysh Salës, apo Mesila Doda, që ishte studente në dhjetor të 90-s dhe punoi si socialiste e Metës, kur ky ishte kryeministër dhe sot është e Pe-Des.
