Ndërkohë që debati për arsyet e dështimit të protestës së djeshme të PD vazhdon, pak kilometra larg Tiranës, dje janë mbledhur mijëra njerëz, por për një arsye krejt të ndryshme nga ato të çadrës.
Një koncert i organizuar nga Bashkia e Cërrikut, nën kujdesin e kryetarit të kësaj Bashkie Altin Toska, ka mbledhur në qytezën e rindërtuar muajt e fundit, një numër të pazakontë vizitorësh.
Koncerti në mjedis të hapur u mbajt në kuadër të kremtimit të krijimit të Batalionit të Dumresë.
Silva Gunabardhi, Ylli Baka, Eranda Libohova & Xhesi, Anxhela Peristeri, Alar Band, Elson Braha dhe Era Rusi ishin disa nga të ftuarit e kryebashkiakut të Cërrikut që e kanë ndezur flakë pasditen dhe mbrëmjen e 13 majit.
Të shumtë ishin qytetarët nga Tirana, por edhe nga Elbasani që kaluan dje mbrëmjen në Cërrik.
Fotot flasin vetë.

Ndërkohë, sot pas premtimit të kryetarit të bashkisë Altin Toska për ta kthyer në një traditë, zhvillohet për të dytin vit radhazi Panairi të Pranverës në Cërrik.
Ky aktivitet tashmë përfaqëson të gjithë zonën.

Normal.
Njerezit duan ndonjeher edhe argwtim jo vetem politike nga mengjesi n darke 7 dit t javes
Shoke e shikoni qe edhe ju manipuloni njesoj e me te njejtin nivel qesharak si opozita. Qekur sheshi i Cerrikut qenka me i madh se shetitorja Deshmoret e Kombit!!!
Po deshe futjuni edhe llogaritjeve per m2 te sheshit te Cerrikut.