Ja pse nuk u pyet kryeprokurori Llalla për çështjen Doshi

Bledar Lumani

Gjatë hetimeve të pretendimeve të Tom Doshit, se kishte një plan për vrasjen e tij, ky i fundit kërkoi që të merrej në pyetje edhe kryeprokurori Adriatik Llalla.

Kjo, pasi sipas Doshit, ai ka qenë në dijeni të planit për vrasjen e tij.

Por, prokurorët e çështjes e refuzuan kërkesën e tij.

“Në bazë të provave të administruara vlerësohet se, deri në fazën aktuale të hetimit, nuk konsiderohet e nevojshme pyetja e prokurorit të Përgjithshëm”, thuhet në vendimin e katër prokurorëve të Krimeve të Rënda.

Një ditë më parë, Doshi tha se kryeprokurori Adriatik Llalla është duke u përdorur nga Ilir Meta.

Ai këmbëngul se Llalla ka pasur dijeni për planin e vrasjes së tij, ndërsa sot tha se do të tregojë prova tronditëse.

Share This Article
8 Comments
  • nuk i beson me njeri tom doshit u be si ato laviret ky me tha keshtu e ky ashtu po te kete prova ti dergoje ne prokurori e jo neper gazeta

    • More ″Lali″, unë nuk e bëj të pastër Zotin Doshi, por kur ti i thua dërgoji provat në Prokurori, dhe jo nëpër gazeta !
      Po në cilën Prokurori o ziu ″Lali″, kur unë çova në Prokurorinë e Vlorës për falcifikim dokumentash, për një pronë, tokë të konsiderueshme buzë detit (X), dhe në fakt Prokuroria e Vlorës të gjitha dokumentat i gjeti të falcifikuara, sa dhe vula e njomë doli që ishte e skanuar, dhe kur ne prisnim të vihej drejtësia në vend, ″tak-fap″ mbritën ″ekspertët″ nga Tirana të dërguar ″rekomande″ nga skrapalliu miku i skrapalliut Ilir Meta, dhe për çudi të gjitha ato dokumenta që Prekuroria e Vlorës i kish ″pështyrë″ se ishin të falcifikuara, Kryeprokurori i Vlorës dhe Kryetari i Gjykatës të Vlorës i cili drejtonte seancën Gjyqësore u tërhoqën ndaj atij krimi dhe korrupsioni, duke lëpirë pështymën që kishin hedhur mbi ato dokumenta të falcifikuara, dhe sot në mënyrën më kriminale atë pronë e ka hipotekuar skrapalliu miku i skrapalliut Ilir Meta.
      Pra, e mira o ″Lali″ do ishte që Adrian Thano ose ndonjë tjetër Thano të kishin plotësisht një gazetë të pavarur, por ku të le Pushteti, Prokuroria dhe Gjykata e korruptuar në Shqipëri që të kesh një gazetë të tillë, se ″tak-fap″ jo që të fusin një taksë e një gjobë të mirë, por nëse nuk do të hedhin ″zinxhirët″, në një qosh rruge në errësirë mund që të të fusin edhe një plumb kallashnikovi, ose thjesht nga ″pakujdesia″ një vdekje ″aksidentale″ në udhëtim me makinë ! Mjerë jo vetë ti o ″Lali″ por të gjithë ne njerëzit e mirë, për ditët e ″lumtura″ mbritëm e që po kalojmë në këtë farë ″demokraci komuniste″ të çalë e të përdalë, si shkak i sjelljes ″shembëllore″ në këta 24 vjet të ″Prijësave″ tanë ″demokratë″, Ramiz, Fatos, Sali, Ilir dhe i fundit një ″farrë″, (embrion !) komunisti Edi Ramë !!!

  • I nderuar Lali,nuk mund te quaj servil i kolltukofageve sepse nuk te njoh.Te keshilloj se si nje paragjykues ekzemplar qe rrekesh ta prezantosh veten,ruaj etiken.

  • E Verteta……1.000% dakort me ty!!!
    Ne kemi nje popullsi qe deri dje 60-67% (sot sbesoj se ka te dhena te sakta akoma)jetonin ne fshat.
    Duke gjykuar mentalitetin e Fshatit Bismarku me duket thote:fshatarit jepi token,e lere te tretet bashke me te.!!!!
    Sot dhe per shume kohe…NESER,ky mentalitet i Fshatit do te mbizoteroje sepse Kalane e mentalitetit qytetar,ajo e ka ngrene si mola nga brenda.
    Komunizmi……eshte nje BOBME BIOLOGJIKE,qe pasojat e saj do te ndjehen dhe ndikojne dhe ne brezat e ardhshem.
    Kominizmi dhe Hiroshima,jane e njejta gje…………..!!!!!!!!!

  • Jemi ne pritje te ” provave tronditese ” dhe aspak te interesuar per ato qe do te thote Tom Doshi ne komisionPolitikani i pjekur,deputeti serioz ndaj detyres se tij dhe njeriu me pes pare mend ne koke nuk tregon pralla ne mes te pazarit.

  • I paskan hy ne qejf telenovelat tomes.
    A ka mbetur ndonje ” vrases” tjeter I tomes pa marre dhurata te shtrenjta prej tij????????

    • Duhet pak durim per te degjuar edhe nje here bombat te cilat do trondisin boten politike dhe drejtesine e ketij vendi , keta kandite , koke boshe , mendojne se paskan kontribuar per P . S ne valla nahine e shkobres dhe ky bandit u dashka ligjeruar e shpallur Pasha dhe republike me vehte ky bandit e mafjoz dhe u dashka perjashtuar nga taksa tatime dhe vezir emerimesh dhe fitues tenderash ky i pa udhe ky feudo bajraktar , ky poklitian dallkauk , mirnjohje pryesise dhe grupit parlamentar qe i tregoj vendin ketij kalit te trojes te intrigantit berishe .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *