Natalie Portman ka zbuluar sekretin pas skenës së puthjes pasionante mes personazhit të saj dhe aktorit Chris Hemsworth në fund të filmit ‘Thor: The Dark World’.
32-vjeçarja luan rolin e shkencëtares Jane Foster në këtë film, ndërsa Hemsworth është protagonisti kryesor në rolin e superheroit Thor dhe njëkohësisht i dashuri i personazhit që interpreton Portman.
Sipas ‘New York Daily News’, skena e puthjes është xhiruar pasi filmi kishte përfunduar dhe në këtë skenë nuk ka qenë e pranishme Natalie Portman, por gruaja e Hemsworth.
“Chris ishte në Hong Kong dhe unë nuk mund të shkoja atje pasi po xhiroja një tjetër film. Kështu që regjisori vendosi të më zëvendësonte me bashkëshorten e Chris-it, Elsa Pataky-n. I vunë një parruke dhe i veshën kostumin tim. Për këtë arsye ajo puthje është aq pasionante. Ishte vërtet një zgjidhje perfekte”, shpjegon Portman.
Me sa duket nuk do kene shume kohe te martuar keta qe kane dhene nje puthje aq pasionante.