Ja pse Ribery dhe Robben nuk kanë shans të luajnë në Kinë

Gazeta Dita

Dyshja e Bayern-it, Franck Ribery dhe Arjen Robben, janë dy idhujt e tifozëve bavarezë, por tani nuk kanë më moshë për të luajtur as në kampionatin kinez. Këtë mendim ka drejtori i klubit Shanghai SIPG, Mads Davidsen.

Së fundmi, për dy mesfushorët ka pasur spekulime se mund ta mbyllin karrierën në Kinë, por ata janë 34 dhe 33 vjeç, kështu që performancat e tyre nuk mund të jenë edhe aq efikase për tregun aziatik. Pra, këtu merret parasysh në veçanti marketingu.

“Është një koncept i gabuar, që më nevrikos, kur lojtarë të ndryshëm në Evropë mendojnë se mund ta zgjedhin vetë kohën e kalimit të tyre në Kinë. Kështu ishte para tre apo katër vitesh, por ato kohë kanë mbaruar.

Nëse Ribery ka pasur ndonjë ofertë nga Kina dy apo tre vite më parë, ai ka qenë shansi i tij, por një skuadër ambicioze si e jona tani nuk do ta transferonte atë apo Robben-in. Pse duhet ta bëjmë këtë, kur mund të marrim një 27-vjeçar si Axel Witsel apo Alex Teixeira, ose një 25-vjeçar si Oscar?” – është shprehur Davidsen për revistën gjermane “Sport Bild”.

Më troç se kaq nuk ka. Franck, Arjen, e patët shansin tuaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *