Ja pse syzet e Doshit kushtojnë 60 mijë dollarë

Ornela

Tom Doshi tërhoqi vëmendjen e mediave me syzet e tij 60 mijë dollarëshe duke bërë që jo pak të pyesin se cilat karakteristika i bëjnë këto syze që të kushtojnë kaq shumë.
Në fakt syzet e markës “Maybach” renditen në vendin e 6 të klasifikimit të syzeve më të shtrenjta në botë. Ato janë prodhim i limituar dhe vijnë në dy modele, “The diplomat” dhe “The star”.

Pikërisht modeli “The diplomat”, ai që mban biznesmeni dhe ish deputeti socialist, kanë një skelet floriri 18 K, të zbukuruar me 174 diamante 1.18 karatë.

Bishtat e syzeve janë punuar në mënyrë artizanale me material nga brirët e buallit ku qëndron logoja e “Maybach”, edhe kjo e gjitha në flori të verdhë 18K.

Xhamat janë Carl Zeiss të polarizuara. Kompania ka nxjerrë në shitje vetëm 50 palë syzesh të tilla.

 

445814_741227_400_313_459142a2002f2378

 

Share This Article
13 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *