Ja pse Taulant Xhaka nuk u transferua te Fiorentina

redaktor

Zbulohet arsyet që penguan transferimin e Taulant Xhakës te Fiorentina në Serinë A. Sikurse raporton prestigjiozja italiane “Gazzetta Dello Sport”, futbollisti shqiptar i cili mbulon disa role në fushë, do të kishte qenë një përforcim ideal për skuadrën vjollcë, por ai mbeti te kampionët e Zvicrës për kapriçio të drejtuesve më të lartë të Baselit.

24-vjecari gjatë verës thuri elozhe për mentorin e tij, trajnerin aktual të Fiorentinës Paulo Sosa, duke marrë një pozicion pro kalimit në elitën e futbollit italian. Mirëpo presidenca e Baselit, për t’i prishur punë trajnerit portugez më të cilin u nda pa konsensus, nuk e pranoi ofertën e Fiorentinës, edhe pse ajo ishte e kënaqshme.

Mesfushori i kombëtares shqiptare është aktivizuar në të gjitha ndeshjet e kampionatit zviceran në këtë fillim sezoni, duke qenë një nga pikat më të forta të Baselit, ku luajnë gjithashtu Shkëlzen Gashi, Naser Aliji dhe Albian Ajeti.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *