Vendimi i detajuar i tarifave të konkurrimit, tarifës së regjistrimit, tarifës së shkollimit program i parë studimi, si dhe tarifës së shkollimit për programet e dyta të studimit. Detajohen edhe pagesat për mbetësit
Katër llojet e tarifave
Krahas kritereve dhe kuotave të reja të pranimit në degët e Arteve, janë përcaktuar edhe katër llojet e tarifave që maturantët dhe kandidatët e tjerë duhet të shlyejnë duke nisur nga faza e konkurrimit, e deri tek regjistrimi në degën e fituar. Konkretisht bëhet fjalë për katër lloje të ndryshme tarifash, që janë: tarifa e konkurrimit për degët e arteve, ajo e regjistrimit që do të shlyejnë vetëm kandidatët që shpallen fitues, tarifa e ndjekjes së studimeve si program i parë, si dhe tarifa për ndjekjen e një programi të dytë. Shlyerja e këtyre tarifave është e detyrueshme si për programet “Bachelor”, ashtu edhe për programet e nivelit të dytë “Master profesional” dhe “Master shkencor”. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara propozimet konkrete të bëra nga Senati Akademik i Universitetit të Arteve për tarifat e konkurrimit, regjistrimit, si dhe ndjekjes së vitit akademik si degë e parë, apo e dytë në të dyja ciklet e studimit. Për ciklin e dytë të studimit jepet e detajuar edhe tarifa për kredit.
Tarifat për mbetësit
Në një tjetër vendim të kaluar nga Senati Akademik i këtij institucioni të arsimit të lartë janë përcaktuar edhe tarifat e shkollimit që duhet të shlyejnë studentët mbetës dhe përsëritës. Lidhur me këtë kategori studentësh, konfirmohet se për vitin e ri akademik, studentët të cilët nuk kanë përfunduar programin përkatës të studimit, apo nuk kanë shlyer të gjitha provimet e parashikuara në atë program studimi, në kohëzgjatjen normale të tij, e që konsiderohen studentë mbetës, ose përsëritës për lëndët përkatëse, ata do të paguajnë vetëm tarifën vjetore të shkollimit. Ndërsa në rastet kur studenti është mbetës mbi kohëzgjatjen normale të shkollimit ai duhet të shlyejë tarifën për kredit.
Gara për pranimet e reja
Pak ditë më parë autoritetet e këtij institucioni të arsimit të lartë kanë zbardhur edhe afatet dhe procedurat e zhvillimit të konkurseve të pranimit për të gjithë maturantët që do të garojnë për degët e arteve. Të drejtën për të konkurruar për degët e arteve gjatë raundit të parë e kanë të gjithë maturantët dhe kandidatët e viteve të shkuara që plotësojnë në kohë formularin A2, si dhe kanë mesatare të shkollës së mesme mbi notën 6.5. Maturantët nuk mund të konkurrojnë për studimet në degët e arteve nëse nuk kanë përzgjedhur në formularin A2, degët që janë pjesë e fakulteteve të këtij Universiteti. Konkurset e pranimit për të gjitha programet do të zhvillohen në datat 20, deri në 23 gusht, sipas kushteve të përcaktuara nga secili fakultet që është pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë. Pikët maksimale për konkurrim në një nga programet e studimeve me kohë të plotë të këtij universiteti do të jenë 200 pikë, të cilat sigurohen nga vlerësimi i mesatares së shkollës së mesme, si dhe pikët e fituara nga kandidati gjatë zhvillimit të konkursit. Sipas skemës së përcaktuar, bëhet e ditur se 30 për qind të totalit të këtyre pikëve, kandidati do t’i sigurojë nga mesatarja shkollës së mesme dhe provimeve të maturës, përkatësisht 60 pikë. Ndërsa pjesa tjetër e 140 pikëve i takojnë rezultateve të konkurseve të pranimit për secilin program studimi. Kufiri minimal i pranimit të konkurrentëve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë do të jetë 90 pikë. Kandidatët që sigurojnë më pak pikë nuk kanë të drejtë që të vijojnë më tej procedurat për të siguruar studimet e larta në këtë degët e Arteve.
Pranimet e reja në tre fakultetet
Sipas vendimeve të marra nga strukturat përgjegjëse, për vitin e ri akademik 2019-2020 në programet e ciklit të parë të studimeve në Universitetit të Arteve do të pranohen për herë të parë rreth 500 kandidatë. Fakulteti i Muzikës rezulton të ketë edhe numrin më të lartë të kuotave të pranimeve përkatësisht me 245 kandidatë, ai i Artit Skenik me 100 kandidatë, si dhe në Fakultetin e Arteve të Bukura do të vijojnë studimet rreth 154 studentë të rinj.
Somarjo
Bëhet fjalë për katër lloje të ndryshme tarifash, që janë: tarifa e konkurrimit për degët e arteve, ajo e regjistrimit që do të shlyejnë vetëm kandidatët që shpallen fitues, tarifa e ndjekjes së studimeve si program i parë, si dhe tarifa për ndjekjen e një programi të dytë. Shlyerja e këtyre tarifave është e detyrueshme si për programet “Bachelor”, ashtu edhe për programet e nivelit të dytë “Master profesional” dhe “Master shkencor”.
Somarjo 2
Sipas kushteve të përcaktuara, kanë të drejtë të regjistrohen për të hyrë në konkurse vetëm kandidatët që janë pjesë e listës së dërguar nga MASR, pas mbylljes së aplikimeve të plotësimit të formularit të preferencave për studimet e larta. Konkretisht, regjistrimi i konkurrentëve për në konkurset e pranimit në programet e studimit me kohë të plotë të ciklit të parë në të gjitha fakultetet e Universitetit të Arteve të Tiranës, për të gjitha programet e studimit do të bëhet pranë sekretarive mësimore duke nisur nga data 13 gusht. Ndërsa testimet individuale të çdo kandidati do të zhvillohen ndërmjet datave 20 dhe 23 gusht.
