Ja sa është shuma marramendëse e Morata për 4 vite tek Manchester United

Gazeta Dita

Me të arritur marrëveshjen mes Morata dhe Manchester United, ndonëse në pritje të marrëveshjes mes dy klubeve, “Djajve të Kuq” dhe Real Madrid, disa nga kushtet e kontratës së re që do të lidhë të dy palët në të ardhmen, kanë rrjedhur tashmë.

Sky Sports Italia ka zbuluar sot se sulmuesi i përfaqësueses së Spanjës do të përfitojë plot 12 milionë euro bruto, për çdo vit të kontratës së tij 4-vjeçare me Manchester United, për një total përfitimi prej 48 milionë euro bruto, ose rreth 8 milionë euro neto në sezon. Konkretisht te Real Madrid, Morata përfiton rreth 6 milionë euro neto në sezon.

Në informacionin e publikuar, Sky Sports Italia raporton gjithashtu se Real Madrid, me të cilin United ka nisur tashmë të hyjë në tratativa, mund të përfitojë afro 74 milionë euro për transferimin e sulmuesit. Menaxheri i Morata’s, Juanma Lopez i ka thënë të mërkurën Jose Angel Sanchez, se futbollisti dëshiron të luajë në Premier League, nën drejtimin e Jose Mourinho’s.

Tashmë nevojitet vetëm që Madrid dhe United të gjejnë akordin mbi çmimin fillestar të futbollistit, të cilin trajneri Zidane, nuk arriti ta bindë që të qëndrojë edhe për një tjetër sezon.

Kjo do të ishte hera e dytë që Morata largohet nga shtëpia e tij, pas transferimit të mëparshëm të tij në Seria A, te Juventus, me të cilën fitoi një titull kampion në Itali dhe arriti në finalen e Champions League.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *