Përfundoi telenovela që kishte tërhequr për vite me radhë italianët e apasionuar pas gossip-it dhe politikës. Gjykata e Monzas ka shkruar fjalën “fund” në divorcin Berlusconi- Lario, për të cilin diskutohej ende në sallat e gjyqeve.
Silvio Berlusconi duhet t’i paguajë ish bashkëshortes së tij shifrën e 1 milionë e 400 mijë eurove në muaj. Berlusconi dhe Lario janë divorcuar në 18 shkurt 2014 por marrëveshja ekonomike ishte jashtëzakonisht e vështirë për t’u arritur.
Në fazën e ndarjes Veronica kishte kërkuar 3 milionë euro në muaj, për të ruajtur stilin e saj të jetës.
