Ndoshta kjo do të regjistrohet si një prej gënjeshtrave më monumentale të një kryeministri shqiptar: “Kemi ndërtuar 10.400 km rrugë të të gjitha llojeve”. Ne kemi përllogaritur me një ekip ekspertësh të pavarur çdo pëllëmbë rrugë të vendit dhe ja e verteta:
Lloji i rrugëve: | Investitor: | Gjatësia (km) |
(A) Autostrada | — | 0 |
(B) Superstrada (4 korsi) | Buxheti i shtetit + Kredi. | 135 |
(C) Rrugë Kombëtare të reja dhe rikonstruksion i plotë (1, 2 korsi) | Buxheti i Shtetit + Kredi | 560 |
(F) Rrugë rurale me 1, 2 korsi | FZHSH (Fondi Kuvajtjan, GIZ, IPA, etj) | 680 |
(F) Rrugë rurale (1+2 korsi) | DPRR | 140 |
Gjithsej: | 1.515 |
Pra rezulton se gjithsej janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 1515 km rrugë, duke filluar nga ato me 4 korsi e deri tek rrugët rurale me 1 korsi.
Qeveria dhe Kryeministri le të publikojnë tabelën e tyre të rrugëve të shtruara segment për segment dhe financim për financim e le të provojnë shifrën e tyre!
Por fatkeqësisht ky shtet ka marrë fund deri në pikën ku s’ka as inventar rrugësh dhe kjo qeveri nuk e nxjerr dot as një tabelë kaq të rëndomte për një shtet normal.
Përtej shifrës 10.400 km që lëshojnë paraqende Saliu dhe shpura e tij, asnjë institucion shtetëror nuk jep asnjë informacion për rrugët:
– as portali i Ministrisë së Transporteve;
– as Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve;
– as Fondi Shqiptar i Zhvillimit;
– as Instituti i Statistikave.
Madje institucioni përgjegjës për rrugët në Shqipëri, D.P.RR.-ja, nuk ka fare portal elektronik.
Ne dhe gjithë shqiptarët mbetemi në pritje që qeveria të publikojë tabelat e rrugëve që janë ndërtuar në këta 8 vjet dhe të provojë se nuk gënjen dhjetëfish kur pretendon se ka shtruar aq rrugë sa distanca Tiranë – Tokio e matanë në oqean.
Ju lutem te rishikoni te dhenat, pasi mendoj se keni lene jashte konsiderimit difrencen. Nga !0.000 km rruge te deklaruara publikisht disa here nga Kryeministri i vendit jane ndertuar 1515 km.ashtu siç thoni ju, me nje e disa korsi, nderurbane e rurale, por diferenca prej 8485 km. jane rruge te tjera qe te çojne ne shpellat ku eshte rritur prijesi yne i lirise nder shpate te pjerrta me shkembinj te eger buze perrenjve qe gjarperojne neper luginat e atedheut tone te begate.Neper keto rruge kane ecur kreshiket e maleve, neper to kane kaluar zanat e partise duke kenduar per birin e atyre aneve dhe zedheneset duke lexuar tekstet e tij me ngasherim.Neper to kalojne dhite e egra, barinjte me tufat e bagtive qe dalin veres ne stanet per kullote, neper to kalojne gjithe egersirat e pyllit qe i turren njera-tjetres per pushtet.Neper keto rruge kalojne militantet me kutite e votimit ne krahe te cilat i mbushin e i zbrazin sipas urdherit te partise.Ato rruge jane pasuri e kombit, kombi eshte sovrani, sovrani eshte mazhoranca,mazhoranca eshte njeshi i perjetshem qe flet me zotin. Opozita qe i mohon keto rruge le ta dije se mazhoranca ka ndertuar edhe me shume se kaq rruge ujore dhe ajrore, te gjitha autostrada me te cilat eshte mahnitur bota dhe jashtetoksoret.
Sa vjec je qe po i din te gjitha keto,a mos ke ruajtur bagetin me Salen qe e po e ditke se eshte rritur ne ato kullosa shkembore? prej kah e ke ti prejarddhjen? po a ke degjuar se ne Bulqize telalalli i Rames ku ishte prezent edhe ky skizofrene e drogator,part then se asnje centimeter rruge nyk ka ndertuar sala, Tani kurr ky thote se ka ndertuar 1o.ooo km, Rama paraqitetet me grafikone ku ia pranon 167okm.Si nuk ditke Sala te thonte ka ndertuar 2oooo km.e Ramo ti kundervihet me 3.3ookm. Nuk kuptova se a je ramist apo djathtiste,apo asnjen es!
Te dy kane te drejte, Saliu flet me lek te vjetra si shpellar, ndersa Edi flet me te reja si qytetar.
Sa turp per ty o Rama qe ngele gjithe kohes duke u qurravitur e duke nxjerre shifra qe nje zot e di se nga i gjen dhe gjithmone mbrohesh pas ketyre shifrave qesharake qe edhe ti vete e di se nuk jane te verteta, dhe e di shume mire sesa kilometra rruge jane asfaltuar ne te vertete.