Ja sa përllogaritet pasuria e zhdukur e Gaddafit

Elton Tafaruci

Vazhdojnë debatet rreth pasurisë së Muammer Gaddafit, i cili drejtoi Libinë për 42 vite me radhë pasi zgjodhi titullin “Lider dhe Udhëheqës Vëllazëror i Revolucionit Libian”.

Sipas një analize të publikuar së fundmi në “Le Monde”, një nga gazetat më prestigjioze të Francës, shuma e parave, që Gaddafi ka fshehur në Afrikën e Jugut, SHBA, Itali, Zvicër dhe Britaninë e Madhe llogaritet të jetë rreth 400 miliardë dollarë, shkruan TRT. Për më tepër, kjo shumë marramendëse nuk përfshin pasuritë e patundshme të diktatorit të rrëzuar.

Megjithatë as libianët dhe as Qeveria e Paktit Kombëtar në Libi, e cila gëzon mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, nuk besojnë se një ditë kjo pasuri do t’u kthehet atyre, pra, trashëgimtarëve legjitimë të saj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *