Ish- ministri anglez, Chris Huhne, është dënuar me 8 muaj burg për shkak se shmangu një gjobë shpejtësie, duke ia ngarkuar përgjegjësinë të shoqes. Karriera politike e Huhne është rrënuar, ndërkohë që hakmarrja e ish- të shoqes e solli në këtë ditë.
Por si trajtohet në burg një ish- ministër?
Daily Mail raporton se ai është tallur nga të burgosurit e tjerë dhe është poshtëruar nga stafi i burgut në 36 orët e para në Wandsworth Prison. Multimilioneri 58 vjeçar është zgjuar nga ulërimat e gardianit në orët e para të mëngjesit, që thërriste: Rregull, rregull.
Sikur të mos mjaftonte kjo, të burgosurit e tjerë po e ngacmojnë vazhdimisht, sidomos tani që e kanë marrë vesh që është i pasur. Ata i kërkojnë para atij. Ndërkohë është raportuar se si adoleshent, ai ka kaluar disa ditë në burg kur ka bërë një aksident në Greqi.
Ende nuk dihet nëse dikush e ka rrahur apo goditur në burg ish- ministrin, por mësohet se ai ka kërkuar që të veçohet nga të burgosurit e tjerë, që nuk po e lënë rehat. Pasi mori uniformën e burgut, ai hyri në qelinë e rezervuar për dy të burgosur.
Një nga këshilltarët e burgjeve e këshilloi që të mos mërziste njerëzit e gabuar në burg.