Ja Shqipëria që bëmë

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Më pëlqen përpikmëria e B.Islamit, vërtetësia e të thënit të ngjarjeve siç kanë ndodhur në fakt e përgatitja e një grupi horrash për ta kthyer Shqipërinë nga një vend i varfër, por me dinjitet, në një kuplara ku kishte vend edhe për përdhunim edhe për pshurrosje në varre si dëshmi e gjallë e kanibalizmit që kishte rrokur gjithçka e kontrolluar gjithçka. Kjo është Shqipëria demokratike e ndërtuar me mjeshtëri nga ata që shkatërruan gjithçka të dinjitetshme, shkatërruan njeriun pa qenë e nevojshme e që sot gjenden në listat e më të pasurve të Ballkanit me para e pasuri të patundshme ku asnjëri nuk guxon jo t’ua prekë, por as t’ua përmendë, ndryshe do të gjendesh në ndonjë buzë rruge nën një shpërthim tritoli apo efekt cianuri. Kjo është Shqipëria i nderuar Islami e pas viteve ‘90, që prodhoi kriminelë pa hesap, hajdutë me video, trafikantë me anije të mbushura me armë e së fundmi njerëz që edhe pse vrasin në mes të ditës nën shijen e “birrës Korça”, etiketohen nga padrinot e tyre “burra shteti” e “yll në ngjitje”!

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *