Ja si do kontrollohet administrata ditën e zgjedhjeve: lëvizja e bërrylit tregon kë voton

redaktor

Punonjësja e burgut regjistrohet nga “Fiks Fare”: Drejtori i burgut të Vaqarit, fushatë me të dënuarit për të votuar PD-në

 

Administrata ka braktisur të gjitha detyrimet sociale, ekonomike dhe shërbimet publike ndaj qytetarëve dhe kush me detyrim e kush me dëshirë, është përfshirë në fushatë.

Një punonjëse e burgut të Vaqarit, aktiviste e PD-së, e cila ka marrë edhe detyrën e kryetares së një komisioni në një qendër votimi në kryeqytet, tregon për “Fiks Fare” presionet që po u bëhen mësuesve për t’u angazhuar në strukturat e PD– së. Punonjësja e këtij burgu është kapur nga gazetarët investigativë të këtij emisioni në zyrën elektorale të PD- së, teksa vijonte të priste simpatizantët e kësaj force politike. Me krenari ajo tregon se është caktuar kryetare e qendrës së votimit 1896.

Përpara gazetarit të “Fiks Fare”, kjo grua tregon të gjithë skemën sesi është angazhuar administrata në fushatë dhe sesi u bëhet presion për t’u paraqitur pranë qendrave elektorale.

Sipas saj, nëse punonjësit e administratës, që duhet të paraqiten sipas urdhrit të drejtuesve të tyre në qendrën elektorale të PD-së, ku ajo është e angazhuar, raportohen prej saj në qendra e tyre të punës dhe ata paguajnë me vendin e punës.

Gjithashtu tregon edhe skemën sesi po u bëhet presion punonjësve të administratës për të kontrolluar votën e tyre për PD-në ditën e zgjedhjeve.

Lëvizja e bërrylit në vendin e plotësimit të fletës së votimit do të jetë një tregues për të kontrolluar se kë subjekt ke votuar. Nëse nuk voton nr. 44, pra PD-në, sipas saj, këtë e tregon lëvizja e bërrylit në tavolinën e vendit të votimit. Pra nëse plotëson fletën e votimit për ndonjë subjekt tjetër partiak dhe jo për nr. 44, bërryli është treguesi që mund të tradhtojë punonjësit e administratës që nuk do t’i binden urdhrit të eprorëve.

Kjo punonjëse e burgut të Vaqarit, identiteti i të cilës nuk u zbulua në emisionin “Fiks Fare”, tregon se drejtori i këtij burgu bën fushatë elektorale me të dënuarit që vuajnë dënimin ne këtë institucion.

Edhe pse në kundërshtim me ligjin, sipas kësaj punonjëseje, drejtori i burgut të Vaqarit vijon të bëjë fushatë elektorale brenda në burg tek të burgosurit.

“Punoj brenda në burg. Kam parë të burgosur që nuk kanë karta për votime,” tregon ajo. Mes të tjerash tregon sesi janë angazhuar oficerët e këtij burgu për të bindur të dënuarit që të votojnë PD-në, madje, sipas saj, vetë drejtori futet e bisedon me të burgosurit, të cilët i thërret edhe në zyrë. Këtë fushatë ai po ë bën edhe me punonjësit, të cilëve, sipas kësaj zonje, u kujton rrogën që janë duke e marrë në shtet dhe për të cilën kanë detyrim ndaj PD-së.

Kjo punonjëse, aktiviste e apasionuar me PD-në, tregon se i ka sugjeruar drejtuesit të saj që t’u marrin kartat e identitetit  të dënuarve që janë me bindje të majta politike.

Më poshtë biseda e plotë me punonjësen e burgut të Vaqarit:

 

Punonjësja e burgut– Tani punoj tek burgu i Vaqarit. Atje jam arkëtare, magaziniere. Merrem një çikë edhe me këto fushatat. Jam kryetare e qendrës së votimit 1896. Aman punë burgjesh, punë e lodhshme, punë stresante.

Fiksi– Si del votimi atje, kanë filluar…?

Punonjësja e burgut – Po, po, kam parë ca lista kështu. Se unë jam brenda në burg magaziniere. E kam parë ca që nuk kanë karta, jo më të pajisen me karta se do të votojnë. Edhe atje si këtu ka të majtë dhe të djathtë.

Fiksi– Ça flet, ka të majtë atje?

Punonjësja e burgut– Shumë, më thonë mua, deri më 23 qershor se ta tregojmë ne ty.

Fiksi– Ka ndonjë që punon, oficerët?

Punonjësja e burgut– Po, po, të gjithë punojnë.

Fiksi– Të paktën që të votojnë, se ata e kanë në dorë.

Punonjësja e burgut– Po, po, po, mirë.

Fiksi– Mësuesit të paktën që janë marrë me lista?

Punonjësja e burgut– Njëherë mësuesit kanë ardhur duke më kërcënuar se përse më ke marrë në telefon. Për Zotin, kanë ardhur duke më kërcënuar sa më thoshin do të heq, ju thashë po më lini rehat, se për një copë bukë ti e për një copë bukë unë. Unë nuk të kam thënë me ardhë e më bë punët e shtëpisë time. Të erdha, të thirra, të njoh kush je. Atë ditë që të vish me votu e di që kjo është e imja apo s’është e imja. I thashë nuk ju kam thirrur me më bërë punët këtu.

Fiksi– Po formularët nuk i keni shpërndarë?

Punonjësja– Jo, jo asnjë formular. Tani duke marrë në telefon isha. E ç’i do formularët, formularët të ngrenë nervat. Mua janë duke m’u nervozuar duke i marrë në telefon.

Fiksi– Punonjësit e shtetit nervozohen?

Punonjësja e burgut– Shumë, punonjësit e shtetit më kërcënojnë mua. Kush je ti e ku ke marrë numrin e telefonit ti? Pse më merr ti në telefon? Pastaj vijnë e bien pardon. I them, po a je ti që të më kishe pasur afër më kishe gjuajtur? Edhe, jo kam qenë me nerva, jo po kam qenë kështu, se a e kupton, ju çoj prapë emrin atje që nuk kanë ardhur! Edhe i thërrasin prapë atje.

Fiksi- I thërrasin tek drejtoria?

Punonjësja e burgut– Po, na ke dërguar emrin më thonë mua. Jo ju them, nuk ua kam dërguar unë. Mua më pyesin a kanë ardhur, nuk kanë ardhur.

Fiksi– Po tek burgu oficerët janë futur, fushatë kanë bërë? Fushatën e kanë bërë tamam tek burgu i Vaqarit?

Punonjësja e burgut– Tani me marifet vetë drejtori. Vetë drejtori futet e bisedon me ta, i takon edhe n.q.s. kanë pak respekt u thotë vetë. Besoj se do e marrim ndonjë votë atje, do votojnë.

Fiksi– Nga është drejtori?

Punonjësja e burgut- Drejtori është demokrat është nga Kukësi me mbiemër Xhuta.

Fiksi– I thërrisni në zyrë?

Punonjësja e burgut– Jo, ju shkon atje në burg. Pëllumbi hyn gati përditë. Të gjithë shkojnë duke e takuar drejtorin, se kanë halle e probleme edhe ky ua thotë. Na thotë edhe neve, na ka thirrë edhe neve e na thotë nuk dua ta di se je polic thotë, a je duke marrë rrogën me këtë shtet, po, a je duke punuar? Punoni se e keni për vete.

Fiksi– Shumë bukur.

Fiksi– Po mirë, të burgosur janë shumë?

Punonjësja e burgut– Sa veta kam atje unë, kam 200. Unë ju thashë merruni ndonjë kartë këtyre që janë socialista, i thashë unë. Po këto thonë, jo po s’janë, po ju them unë janë, se mua më kërcënojnë atje, ju tregoj unë kush janë. Po është shpejt me ju mbledhë kartat.

Fiksi– Tani si e kanë vendosur, për t’i mbledhur kartat apo mos me i mbledhë?

Punonjësja e burgut– Jo, unë faktikisht këtu në lagjen time nuk kam gojë me i thënë kujt “më jep kartat” se më thotë ti nuk më beson mua? Unë ju kam thënë një gjë atë ditë, do të tregoj që më dhe s’më dhe votën, se do të tradhtojë ky bërryl. Se bërryli është jashtë kutisë. Edhe 24 me 44, 29 me 44. Edhe ju kam thënë, atë ditë do ju tregoj ma dhe, nuk ma dhe votën.

Share This Article
23 Comments
  • NJEREZ VINI RE NDERKOH CFARE FSHIHET PAS PERRALLAVE TE SALIUT MBI ZBATIMIN E LIGJIT DHE MANIPULIMIN E ZGJEDHJEVE , DESHPERUESE PER DIKE QE THOTE SE KA BERE ZHVILLIME NE SHQIPERI PFFFF PER TE ARDHUR KEQ NE NUK DA TA LEJOJME

    • Kjo eshte diktatura e paster Berishiane.

      Per ndonje qe ende dyshon tek ligesia e Berishes dhe tendenca e tij per te manipuluar rezulatitn, urdheroni provat.

      Nuk mundet askush te vere tashme ne diskutim metodat e mbrapshta te Berishess.

      Eshte nje kercenim i demokracise i cili mund te hiqet vetem nga ne.

      Ska presion qe zpraps Shqipetarin ne keto zgjedhje.

      • Ore ky seriozisht e ka ? Po eshte turp kjo qe po i ben ky lloj njeriu
        administrates. Sla njeri pa frikesuar, sla menyre te piset per te manipuluar punonjesit te cilet nga frika e humbjes se punes, detyrohen te thone se do te votojne per Berishen

        Por lufta ska perfunduar, duhet ti tregojm Berishes se ne nuk jemi te frikesuar nga kercenimet e tij, esht vertet nevoja per te sjell nje ndryshim tjeter ne politiken Shqipetare.

        • Turp per shqiperine qe bie ne doren e saliut per organizimin e zgjedhjeve.te rrije larg votes dhe te ndaloje presionin ndaj administrates.populli voton i lire ne 23 qershor.voton nr 29

  • Turp per kete shtet ne te cilin jetojme, turp per kete qeveri qe ne kemi, populli duhet te kuptoje qe kjo nuk eshte zgjidhje per te ardhmen e tyre… nje vend pune sot, neser mund te jete nje dite pa buke per te ngrene, hapni syte njerez sepse e ardhmja eshte vetem #Rilindje

  • Ne divizionin e kuksit kam pasur nje kapter me mbiemrin Xhuta,mos eshte ai?????
    Po si nuk te vjen turp more xhuta,po kush je ti more xhuta,po a merr veshe ti nga politika more xhuta O kuku per politikanet tane,o kuku more sali sa poshte ja u ke ulur ryben ketyre njerzeve.
    Xhuta behu burre mjafte qendrove sehanlepires dhe kthehu ne njeri se une per kuksianet kam shume respekt se te tille ishin por ti e paske dhjere fare muhabetin.Lere drejtorllekun e burgut se ajo pune do shkrim dhe kendim dhe jo si ty nje cope mishi me dy sy.Xhuta shko siguro fasulet dhe tershite per dimer se ate pune juve e beni shume mire.Mos merr mekate mor xhuta se mbase do keshe edhe femije.

  • Ky drejtori i burgut e njeh burgun mire, keshtu qe nqs PS fiton pas zgjedhjeve ben mire ta kaloje nga zyra ne qeli.

  • Po eshte normale te votojne ate qe po i mban ne pune, puna eshte e shenjte= BUKE. Ne qofte se jane te majte ta linin punen dhe te prisnin kur te vinte ne fuqi udheheqesi i tyre. Keta po i kerkojne vetem voten administrates, te majtet i nxorren komplet nga puna te djathtet kur e moren ata. Keshtu eshte bere tek ne, vazhdon tradita. Enveri i vrau, burgosi e internoi kundershtaret e tij.

    • Mbase eshte normale ne shpellat nga vjen ti dhe baca yt por jo ne nje vend qe ti dhe shpellaret e tjere pretendoni qe eshte vendi me i zhvilluar pas Gjermanise.

  • Keto punonjes te administrates se burgjeve nuk kane asnje ndryshim me ato qe jane prapa hekurave.
    Nese ato jane te burgosur per vepra ndoshta jo me rrezik te larte keto punonjes jane kriminelet me te rrezikshem per demokracine

  • Ja cfare manovrash deshperake perdor PD per te kontrolluar voten e administrates.Ne fakt duken si perralla por edhe qesharake

  • Pas 23 qershorit drejtesia duhet te veproje me force mbi keto xhonglere ,pelivane e manipulator.Askujt nuk duhet me ti shkoje nder mend te tentoje te deformoje procesin zgjedhor

  • E gjithe pjesa e ndershme e administrates eshte vene nen trysni,per tu aktivizuar ne fushaten e qeversie deshtake e cila vec mjerimit qe u ka sjelle nuk u ka dhene nje dite te bardhe

  • Edhe te burgosurit sipas magazinieres militante,e kane kuptuar se kjo qeveri ka deshtuar ne gjithcka,Ata kerkojne ndryshimin,sepse jane njerez dhe te tille duhet te trajtohen

  • Gjendja eshte edhe me alarmante,mbasi partise demokratike nuk i ka mbetur gje tjeter vec terrorit shtetrore per te shkateeruar si gjithnje edhe keto zgjedhje.Fatkeqesia jone eshte se Partia Socialiste, shtabet e saj elektorale dhe aktivistet nuk kan nxjerre asnje konkluzion, vazhdojne te bejne strucin, duke mos ju pergjigje me aksion politik te mireorganizuar kesaj veprimtarie antiligjore.Brenda opozites duhet te funksionoi urgjent nje strukture e vecante, qe te evidentoi gjithe keto raste dhe te tjera, ti publikoi para shqiptarve, para monitoruesve nderkombetare etj. dhe ti denoncoi rast pas rasti ne organet e prokurorise.Konkretisht kjo zonja dhe drejtori i burgut te Vaqarit a jane dhene akoma per ndjekje penale pas denoncimit te Fiksit??Duhet aksion konkret dhe jo llafe boshe per shou elektoral!!Edhe vete punonjesit e administrates duhet ti bejne mire llogarite, te mos dorezohen para magazinjerve dhe ustashve te tjere te Partise Demokratike,duke e ditur se po shkelin ligjin, e pas 23 qershorit s’kan pse ankohen kur do veproi fshesa e drejtesise??. U bej thirrje gjithe njerzve te ndershem ne strukturat e Partise Demokratike qe te mos i marrin ne qafe viktimat e pafajshme me presion per buken e gojes duke i bere kurban te varkes qe po mbytet nga lumi i votave popullore ne te kater anet e Shqiperise!

  • Turp i zotit, e shikoni o njerez se c’behet, kaq mie nuk trajnohen mesuesit jane trajnuar manipuluesit e votave, turp ti vije keti pushteti sharlatanesh qe kerkon te mbahet ne kembe me vota te vjedhura….Rilindje

  • Nuk ka asnje praktike manipuluese sado e sofistikuar te jete qe te mudn te manipuloi dhe ndryshoi rezultatin e zgjedhjeve, askush nuk ja mohon dot fitoren partis socialiste me 23 Qershor, sepse askush nuk do te guxoi te ndryshoi vullnetin e sovranit. RILINDJE

  • Ne nje kohe kur nderkombetaret nuk ndalen cdo dite duke bere thirrje per zgjedhje te lira dhe demokratike , duke i konsideruar keto zgjedhje si nje test te fort per politiken shqiptare, pushteti vazhdon tranimet e tij per vjedhjen e votave…Kontrast i paimagjinueshem ne asnje vend demokratik.

  • Keta jane kriminel dhe udhet te paguajn eper keto gjera qe po bejen ,Tu behs presione kaq hapur njerezve qe punojne neper administrata dhe te burgosurve ,ky esht ekulmi ,KJo duhet arrestuar menjeher

  • Ketyre demokrateve u rrine mendja si e si te gjejne menyra me vjedh votat ,Imagjino cfare lloj manovrash te ndyra qe perdorin ,duke bere presione ,shantazhe dhe kercenime,Duke kercenuar me vendin e punes dhe me buken e femijeve ,E imagjinoni dote se ne duarte e kujt kemi qene per gjithe keto vite .Keta jane maskarenje te poshter

  • Ja zgjedhjet e lira dhe demokratike te Saliut dhe Salianeve te tij ,Bejne cdo gje ,cdo poshtersi te mundshme ,se kuptojne ket ainjorante qe sado te perpiqen te bejne presione populli do ti votoje kundra ,aq me teper kur ato ushtrojne presioni mbi ta ,mbi te afermit apo familjaret e tyre .Zemerimi i popullit do ti ndeshkoj rende dhe do ta shohin ne 23 qershor keta maskarenj

  • Z. Arvizu merru me Burrin e Shtetit dhe ti Ambasador i OSBE Wolfarth qoftexhi kioskash, Shqiperia po vidhet deri ne burgje dhe ju rrine e shikoni, jepni doreheqjen kur nuk beni dot zap Sadamin e Shqiperise , Sali Kriminel-Komunstin e fundit ne Euurope.

  • Si te mbrojme pjeserisht voten.
    Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
    1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
    Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
    2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.

    Kush deshiron mund te shkruaje edhe dicka ne fleten e votimit. Psh. se cila parti e kercenoi apo e pagoi, dhe e detyroi qe te anullonte voten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *