Ja si do të jetë Milani i trajnerit të ri Gennaro Gattuso

DITA Online

Pas largimit të trajneri Allegri te Milani ka mbizotëruar kaosi, pasi janë të shumtë trajnerët e larguar, duke bërë që ekipi të mos jetë konstant në rezultatet e tij, madje të rrezikojë edhe kualifikimin në arenën ndërkombëtare.

Nga janari i vitit 2014, Milani ka ndërruar 6 trajnerë, përfshi edhe shkarkimin e sotëm të Vincenzo Montella. Çka tregon se te kuqezinjtë nuk ka vijueshmëri, ndërkohë që prej disa orësh skuadra i është besuar trajnerit të ekipit të të rinjve, një uragani si Gennaro Gattuso.

Ky i fundit është një emblemë e klubit dhe idhull i tifozerisë, por si trajner do ta ketë të vështirë të arrijë ato objektiva që klubi ka patur në fillim të sezonit.

Gattuso ka pak muaj në krye të ekipit të moshave të Milanit, ndërkohë që sezonin e kaluar ka qenë trajner i Pisa, të cilën nuk e shpëtoi dot nga rënia nga kategoria. Këtë sezon nuk e nisi mirë, madje javët e para ishin katastrofike për të, por me kalimin e kohës gjeti modulin e duhur dhe tashmë “ish” Milani i tij ndodhet në vendin e tretë, pas Interit dhe Atalantës.

Idetë e tij në fillim të sezonit ishin për një Milan me 4 mbrojtës, por tashmë ka kaluar në skemën 3-4-3, që i ka dhënë rezultatet e duhura, por që i përshtaten edhe karakterit të tij euforik, me një Milan më sulmues. Jo vetëm kaq, por ai është një trajner që nuk rri rehat, pasi gjuha e trupit është një karakteristikë e Gattuso, gjithnjë aktiv në stol.

Natyrisht që trajnerit të ri Gennaro Gattuso do t’i duhen disa ditë për të qartësuar idetë e tij, pasi të ketë folur edhe me lojtarët që do të ketë në dispozicion.

Gjasat janë që edhe te të rriturit ai të adaptojë të njëjtën skemë si me të rinjtë, pra 3-4-3, me Suso e Bonaventura në krah të një sulmuesi të avancuar. Në krahun e tij është një kalendar në favor, pasi kuqezinjtë do të përballen në kampionat me ekipe të lehta si Benevento dhe Bologna e më pas do të luajë në Kupën e Italisë dhe në Europa League (Milani është i kualifikuar).

Pra, 4 ndeshje jo shumë impenjative për të ndërtuar Milanin e ri, në pritje të janarit dhe ndërhyrjeve në merkato.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *