Ja si e kontrollon “WhatsApp” jetën tuaj

Ornela

Aplikacioni “WhatsApp” ka një sërë klauzolash që i aprovon çdo përdorues i ri dhe që në shumicën e rasteve nuk i lexon. Pranimi i klientëve i jep këtij aplikacioni shumë mundësi për të mbledhur të dhëna.

Kontrollon rubrikën personale

Aplikacioni ka akses në rubrikën tuaj për të lokalizuar numra telefoni. Kompania siguron se e bën për të mësuar se kush përdor Whats App dhe për sa kohë.

Kontrollon arkivat tuaja

Të gjitha fotografitë, videot, arkivat e muzikës dhe vendndodhjet që përdoruesit dërgojnë përmes aplikacionit ruhen për një farë kohe në serverat e kompanisë.

Kontrollon preferencat tuaja

Kur instalohet aplikacioni nga faqja e tij zyrtare, në të njëjtën kohë dërgohen ‘cookies’ në aparat. Kjo lejon kompaninë të mësojë çfarë kërkon përdoruesi në Internet dhe të analizojë sasinë e klikimeve, shpeshtësinë e tyre dhe kohën e qëndrimit në faqet e internetit.

Kontrollon miqtë dhe familjarët

Aplikacioni mund të ketë akses në listën e kontakteve për të marrë jo vetëm numrat e tyre të telefonit, por të gjithë informacionin për ta. Kompania siguron se e bën vetëm për të ofruar një shërbim më të mirë. Megjithatë ekzistojnë teori konspirative sipas të cilave aplikacioni përmbledh emrat, adresat e shtëpive dhe adresat elektronike.

Kontroll mbi intimitetin tuaj

Aplikacioni i shfaq llogarinë tonë dhe foton e profilit kujtdo që ka numrin tonë të telefonit. E vetmja mundësi është që ta bllokosh, por asnjëherë nuk i dihet se kush e ka numrin tonë të telefonit.

Kontroll mbi imazhin

Sipas kushteve të përdorimit të aplikacionit, kompania ka të drejtë të bëjë, prodhojë, shpërndajë dhe të përgatisë hetime duke filluar nga profili i përdoruesve.

Kontroll mbi emocionet

WhatsApp mbledh dhe ruan të gjitha gjendjet emocionale që vendosin përdoruesit në aplikacion dhe oraret e lidhjes.

/O.J

 

Share This Article
1 Comment
  • Po pse e keni kuptuar ju qe jeni nen observim non-stop ,sidomos tani me daljen e Phone 5 apo 6 apo numrave rendore te tjere ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *