Për takimin e kryeministrit Rama me biznesin e vogël, ka reaguar deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.
Nëpërmjet një statusi në facebook, anëtari i Komisionit të Ekonomisë, Spahiu, u shpreh se Kryeministri Rama bashkë me Ministrin Ahmetajn bëjnë deklarata shokuese, duke thënë se sdo të ketë më gjoba.
Sipas Spahiut, ata po sillen si organizatë mafioze me biznesin e vogël, ndërsa mashtrojnë duke thënë se TVSH nuk është taksë e re për biznesin e vogël.
Në fund, Spahiu ironizoi duke thënë se kryeministri Rama është si Zeqo Pilafi, një personazh i luajtur nga aktori Cekja, i cili mashtronte njerëzit me kurime popullore.
Më poshtë statusi i plotë:

