Si e rrëzoi gjenerali shqiptar avionin serb në Kroaci (VIDEO)

redaktor

Kroacia sapo ka përfunduar festimet e 20 vjetorit të aksionit ushtarak “Olluja” (Stuhia) datë e cila po ashtu shënon edhe shpalljen e pavarësisë së shtetit kroat, përveç çlirimit të territorit nga ish-Jugosllavia.

Në luftën e Kroacisë kontribut të madh kanë dhënë edhe disa ushtarë shqiptarë, pjesa më e madhe nga Kosova. E një nga ta është edhe gjenerali nga Vushtrria, Rrahim Ademi.

Ademi njihet si një nga njerëzit kryesorë të aksionit ushtarak “Stuhia” të Kninit në gusht të 1995’ës, bashkë me Franjo Tudjman, Gojko Susak, Ante Gotovina etj., shkruan Express.

Gjenerali shqiptar mbahet mend edhe për një nga skenat më të famshme të luftës kroate për pavarësi.

Ai kishte qëlluar me armë nga toka duke rrëzuar një nga dy aeroplanët ushtarakë serbë (JNA Jastreb J-21 l) të cilët qëndronin mbi qytetin dalmat të Shibenikut-raporton telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur me 21 shtator 1991 dhe e gjitha ishte filmuar nga kameramani kroat, Ivica Bilan.

Këto pamje vazhdojnë të shfaqen në Kroaci sa herë që kujtohet lufta e tyre për pavarësi dhe çlirim dhe konsiderohen si miti i pathyeshmërisë ushtarake ndaj serbëve.

Ndryshe, Rrahim Ademi në vitin 2001 ishte dorëzuar në Tribunalin e Hagës si i dyshuar për krime lufte, duke u lënë të mbrohet në liri 6 muaj pas dorëzimit.

Pas pak kohësh lënda e tij u la në dorë të drejtësisë kroate e cila e shpalli të pafajshëm me 30 maj 2008.

https://www.youtube.com/watch?v=apiwbm1aFTI

Share This Article
3 Comments
  • Kanw luftuar shqiptarwt edhe nw Kroaci. Ndwr mjaft luftwtarw edhe dy gjeneralw. E keqja wshw se tani kjo plejadw politikanwsh kroatw nuk janw shumw mirwjohws. Asnjw nga ata nuk ka marrw pjesw nw luftwn e Kosovws.
    Tugjmani mundohej ta fuste popullin e Kosovws nw luftw para kohe, duke thwnw :”Hrvatska krvari a Albanci shute”( Kroacia gjakoset, ndwrsa shqiptarwt po heshtin”. Falw mençurisw sw Ibrahim Rugovws dhe asaj politike si ajo e Kutuzofit, shpwtuan shumw shqiptarw tw rinj. Kosova nuk ishte e pwrgatitur tw futet nw luftw e tw luftojw nw atw kohw kur Milloshqviqi ishte nw fuqinw mw tw madhe dhe me njw mllef mw tw madh do t`i masakronte shqiptarwt, tw dobwt dhe tw pambrojtur prej askujt. Luftwn e filluan shqiptarwt e Kosovws atwherw kur Millosheviqi e humbi fuqinw qw e kishte dhe nw mbrojtje tw SHBA-ve. Edhe me kwtw ndihmw u viktimizuan afro 15 000 shqiptarw. Po tw futej Kosova nw luftw nw kohw pas thirrjes sw Tugjmanit dhe para luftws sw Bosnjws, nuk do tw shpwtonte Kosova pa 300 000 tw rwnw nw luftw. Kjo nuk u bw falw mençurisw sw Kutuzofit Kosovar-Ibrahim Rugova.

    • 1. Je profet qe e din se 300.000 Shqiptar paskan pas me u vra ?
      2. E ndaloi ne vitin 91 luften ne Kosove per me e nis……..mfal se harrova se kur paska dasht me fillu luften per Kosoven !!??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *