Konflikti i Selamit me Berishën e tronditi rëndë, si asnjëherë më parë, Partinë Demokratike, megjithëse u bënë përpjekje të jashtëzakonshme për ta minimizuar. Burimi i kësaj krize ishte referendumi, dështimi i projekt-kushtetutës dhe pamjaftueshmëria e masave për të rikuperuar humbjen.
Por, ndoshta edhe më përpara…
Në janar të 1995 Selami propozoi unifikimin e postit të kryeministrit me atë të kryetarit të partisë, duke kërkuar paraprakisht dorëheqjen si kryetar partie. Berisha e kundërshtoi rreptë këtë dhe, thuhet se kur e ka dëgjuar këtë propozim nga goja e Selamit, është tronditur jashtë mase. Propozimi i Selamit u la të diskutohej në Kuvendin Kombëtar të Partisë në fund të janarit. Sikurse u mor vesh në mbarim të mbledhjes, me kërkesën këmbëngulëse të anëtarëve të atij forumi dhe të vetë Berishës, Selami kish hequr dorë nga propozimi dhe mbeti sërish kryetar i partisë.
Mirëpo, nuk kaluan veç disa ditë dhe, më 10 shkurt në një mbledhje të PD-së në Shkodër, Selami plasi “bombën” tjetër: Kushtetuta të kalojë për miratim në parlament, tha ai.
Në mbledhjen e Shkodrës merrte pjesë edhe nënkryetari i Partisë, Ali Spahia, si dhe dy deputetë të zonës. Selami në atë mbledhje tha se ky ishte mendimi i tij personal, pra ai mendonte se Kushtetuta e re duhej paraqitur për miratim në parlament. Por, të pranishmit në atë mbledhje e kuptuan si mendim të udhëheqjes së partisë, përderisa atë e shprehte kryetari i saj. Dhe këtë mendim të kryetarit e mbështetën fuqishëm nënkryetari si dhe dy deputetët. Madje, njëri nga deputetët kishte folur tepër i mallëngjyer dhe me një ton patetik e kishte quajtur këtë ide të kryetarit një zgjidhje të shkëlqyer, etj. Sepse, ndërkohë, opozita kishte punuar për llogari të saj dhe katër parti: PS, PSD, PAD dhe PBDNJ kishin krijuar një komision juristësh për hartimin e një kushtetute të re. Dhe e bënë shumë shpejt gati një projekt.
Ende pa u kthyer Selami në Tiranë, Zëri i Amerikës e dha lajmin për mbledhjen e demokratëve në qytetin verior dhe propozimin e fundit të kryetarit të PD-së, duke shkaktuar habi, entuziazëm e tronditje njëherësh në qarqet politike të kryeqytetit.
Më tej, ngjarjet rrodhën me një shpejtësi marramendëse.
11 shkurt: Nënkryetari i PS, Servet Pëllumbi, në emër të Partisë së tij, në Zërin e Amerikës përshëndet idenë dhe iniciativën e Selamit. Edhe Godo i Republikanëve, por më i përmbajtur.
12 shkurt: Sekretari i Përgjithshëm i PD, Tritan Shehu, në Radio Tirana kundërshton prerë idenë e kryetarit të Partisë dhe përsërit qëndrimin e palëkundur të PD për një referendum të dytë.
13 shkurt: Mbledhje e kryesisë së PD. Diskutohet propozimi i Selamit dhe hidhet poshtë. Në një deklaratë të kësaj partie që u lexua në radio dhe TV shtetëror, përdoret për herë të parë termi Jago të Demokracisë. Jago, pra, janë të gjithë ata që dalin nga kursi i PD, që devijojnë dhe e tradhtojnë atë! Ky ishte nënteksti! Por Selami këmbëngul në të tijën. E mbështesin 2-3 anëtarë të kryesisë.
14 shkurt: Dita e Shën Valentinit. Selami në një konferencë shtypi, i përgjigjet interesimit të jashtëzakonshëm të gazetarëve për “rebelimin” e fundit të tij. Është i qetë dhe i sigurt në ato që thotë. Shpallet publikisht divorci i Selamit me Berishën.
Pasdite mblidhet me urgjencë grupi parlamentar i PD. Në grupin parlamentar ishin shtuar ndërkohë përkrahësit e Selamit, por propozimi i tij nuk hidhet në votë. Lihet për t’u analizuar në një mbledhje tjetër të grupit si dhe në Këshillin Kombëtar.
17 shkurt: Përsëri mbledhje e kryesisë së PD. Berisha më lehtë do të pranonte dorëheqjen e Selamit, sesa propozimin e tij “të çuditshëm” për kushtetutën. Por jo! As dorëheqja nuk pi më ujë. Punët kanë shkuar thellë dhe Berisha kërkon shkarkimin e Selamit. Këtë ai e ka thënë sot në mbledhjen e kryesisë, ndërsa është vendosur mbledhja e Këshillit Kombëtar më 20 shkurt, domethënë pas tri ditësh… Po pse pikërisht më 20 shkurt? Më 20 shkurt është përvjetori i rënies së statujave të Enver Hoxhës. Të jetë rastësi e thjeshtë?
20 shkurt: Propozimi i Selamit diskutohet në Këshillin Kombëtar të PD. Berisha e kundërshton i pari dhe kërkon shkarkimin e tij. Me votim të hapur alternativa Selami nuk pranohet. Vendoset thirrja e Konferencës së Jashtëzakonshme të Partisë për të njëjtën çështje më… 5 mars (në ditën e përvjetorit të vdekjes së Stalinit).
Pra, dy javë më vonë.
Në këtë midiskohë, me shpejtësi të rrufeshme do të zhvilloheshin konferencat e rretheve, të cilat do të diskutonin propozimin e kryetarit të Partisë dhe do të zgjidhnin delegatët për Konferencën Kombëtare. Selami mori pjesë vetëm në 3-4 prej tyre, si në Tiranë, Elbasan, Korçë, ku duket se u përkrah nga shumica e pjesëmarrësve në ato konferenca.
Megjithatë, 5 marsi po përgatitej me kujdes që ai të mos fitonte…
Konferenca u hap në një atmosferë të nderë në sallën e TOB-it. Selami zuri vend i pari në presidiumin e mbledhjes, në qendër të tij, ku ishte vendosur një mikrofon. Pastaj erdhën anëtarët e lartë të udhëheqjes Meksi, Arbnori, Shehu, Dosti e Spahia, të cilët, të ndodhur para qindra palë sysh, i dhanë dorën kryetarit të Partisë. I fundit hyri në sallë Berisha dhe salla u ngrit në këmbë duke duartrokitur. Ai shkoi dhe ul në krah të Selamit, por pa i dhënë dorën atij…
Kronika e orës 18:
“Ka të ngjarë që PD nesër të gdhihet me kryetar të ri në vend të zotit Eduard Selami.
Delegatët e Konferencës së Jashtëzakonshme që filloi sot paradite në Tiranë, kanë përpara tashmë një propozim konkret. Presidenti Berisha i kërkoi konferencës t’i heqë votëbesimin kryetarit Selami, në lidhje me qëndrimet që ai ka mbajtur muajt e fundit për disa çështje themelore dhe që bien ndesh me vendimet dhe vijën e PD.
Presidenti Berisha ishte i pari që kundërshtoi rreptë tezat e zotit Selami, ndërsa theksoi se qëndrimet e tij të kohëve të fundit janë të huazuara nga ekipi udhëheqës marksist-leninist i Partisë Socialiste. Ai shprehu keqardhjen që miku i tij, kryetari i tanishëm i PD, është i palëkundur në këto qëndrime, që janë në kundërshtim me vendimet e Këshillit Kombëtar të Partisë.
Por zoti Selami, në fjalën hyrëse të konferencës, i quajti të pabazuara akuzat se lëvizjet e tij politike janë të majta. Jo, tha ai, këto lëvizje kanë për synim që PD të rifitojë autoritetin e lëkundur, që Shqipëria të bëhet me kushtetutë dhe në zgjedhjet e ’96-ës PD të fitojë përsëri.
Zoti Selami ritheksoi sot se ishte kundër çdo aleance me socialistët. Ndërsa paragjykimin e kryetarit të shtetit dhe kërkesën për shkarkimin e tij, zoti Selami e quajti kërcënim për demokracinë brenda Partisë Demokratike…
Diskutimet e paradites u dominuan nga zoti Selami dhe presidenti Berisha, por ato treguan se mosmarrëveshjet midis kryetarit të PD dhe kryetarit të shtetit janë të thella dhe, momentalisht, duken të pariparueshme.
Duke kritikuar qëndrimin e zotit Selami për letrat me vlerë dhe bonot e privatizimit, presidenti Berisha tha se ky qëndrim është i njëjtë me atë të udhëheqësit socialist Servet Pëllumbi. Ndërsa për çështjen e Kushtetutës, përpjekjet e PD janë si të asnjë partie tjetër në gjithë Europën Lindore, tha ai, duke shtuar se në programin e PD të tre vjetëve më parë nuk figuron miratimi i Kushtetutës së re, por vetëm përpjekjet për hartimin e saj. Të pranosh tezat e socialistëve për këtë çështje, do të thotë të miratosh kushtetutën e Gramoz Ruçit dhe të realizosh ëndrrën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, theksoi Berisha. Programet dhe premtimet e PD janë realizuar të gjitha, theksoi Presidenti, ndërsa e quajti të suksesshme qeverisjen e vendit të tre vjetëve të fundit nga PD.
Rreth 10 diskutantë të seancave të paradites, midis të cilëve kryeministri Meksi, kryetari i Parlamentit Arbnori, nënkryetari i PD Spahia, sekretari i Përgjithshëm Shehu etj., mbështetën presidentin Berisha dhe hodhën poshtë propozimet e zotit Selami. Por, ndërkaq kanë kërkuar fjalën më shumë se 70 delegatë. Konferenca e jashtëzakonshme e PD vazhdon punimet”.
Pas pushimit të parë midis seancave ndodhi një “zënkë” e vogël midis Selamit dhe Berishës për punën e mikrofonit, domethënë për drejtimin e mëtejshëm të mbledhjes. Berisha i mori Selamit mikrofonin, duke thënë se tani konferencën do ta drejtojë dikush tjetër. Por Selami nuk ishte dakord. Jam unë kryetari i Partisë dhe mbledhjen e drejtoj unë, tha ai. Tërhiq njëri e tërhiq tjetri … ndërsa salla kishte ngrirë duke kundruar duelin fizik në tribunë midis dy të mëdhenjve.
Më në fund fitoi Berisha si “më i forti”, i cili duket e kishte ndarë mendjen për të mos lëshuar fill. Dhe Selami, duke buzëqeshur, i hapi udhë…
(Kur kishte diskutuar Berisha, menjëherë pas fjalës së Selamit, para se t’i propozonte konferencës shkarkimin e Selamit, ndryshe nga “armiqve” të mëparshëm të Partisë, i kishte bërë një përshkrim të shpejtë punës dhe kontributit të çmuar të Selamit në PD, ndërsa iu drejtua në intimitet me fjalët “Miku im, Eduard”. Kur shqiptoi këto fjalë, iu mblodh një komb në fyt, gati u përlot… Pasi bëri një pauzë të shkurtër, vazhdoi me një ton të zbutur ligjëratën, pastaj propozoi shkarkimin. Momenti i dobësisë zgjati vetëm disa sekonda…).
Selami ndiqte me indiferentizëm të dukshëm oratorët që ngjiteshin në foltoren e asaj mbledhjeje. Me vështrimin e përhumbur diku në sallë, ai dukej se po i bënte një retrospektivë të shpejtë veprimtarisë së tij në atë parti: si ishte përfshirë në të, ç’i kishte dhënë e ç’kishte përfituar nga ajo… Ndërkohë, po diskutonte një grua me zë të hollë që, vazhdimisht dhe këmbëngulshëm deri në mërzi, përsëriste: “Përse, përse e bëtë këtë zoti Eduard? Ne ishim mirë… Udhëheqësi ynë i dashur Doktor Profesor Sali Berisha…”.
Ai buzëqeshi sërish hidhur. Kërkoi fjalën. Do t’u jap përgjigje disa pyetjeve që më janë bërë nga delegatët, tha. Por shumë shpejt ai e drejtoi gishtin nga tavolina e presidiumit, nga Berisha. Dhe tha afërsisht këto fjalë:
– … Gjithë e keqja qëndron te ju, zoti Berisha. Ju jeni kthyer në një diktator. Ju kam thënë dhe po ua përsëris se ju po i zini frymën dhe po e mbysni Partinë Demokratike. Kështu siç po veproni, jo vetëm nuk mund të flitet për demokraci në radhët e partisë, por po rrezikoni edhe demokracinë në Shqipëri. Shikoni detyrën tuaj si President dhe lëreni të qetë Partinë. Sa më shpejt të hiqni dorë nga këto sjellje, aq më mirë do të jetë për PD-në, por edhe për ju. Përndryshe, ju po afroni fundin e PD-së dhe tuajin, natyrisht…
Ai, si zakonisht, ishte i qetë kur i tha këto fjalë. Vetëm zërin e kishte ngritur pak më tepër, në mënyrë që të mbyste zhurmat që bëheshin në sallë si reagim i fjalëve të tij, sidomos në lozhën lart. Asgjë nuk kishte të shkruar. Dhe ai ishte çuditërisht më i qartë dhe më i sigurt kur fliste pa letër, sesa me fjalime të parapërgatitura.
Kronika e orës 20 e 30:
“Ashtu sikundër parashikohej, Konferenca e Jashtëzakonshme e PD po e zgjeron dukshëm rrethin e problemeve që po shqyrton. Megjithëse në thelb janë dy propozimet e zotit Selami, në fakt oratorët që po e marrin fjalën e kanë hedhur vështrimin shpesh prapa, në thellësinë e tre viteve të qeverisjes së PD. Flitet për suksese të PD, por flitet edhe për mosrealizime. Propozimet e zotit Selami janë quajtur të papranueshme dhe nuk kanë gjetur mbështetje.
Në një ndërhyrje midis diskutimeve, Presidenti Berisha theksoi se programi dhe premtimet e PD janë realizuar dhe tejkaluar, por këto nuk janë bërë të qarta për elektoratin e PD. Janë arritur suksese të rëndësishme, tha ai dhe porositi anëtarët e PD që të mbrojnë ato që janë realizuar 3 vjetët e fundit. Paradite presidenti Berisha i kritikoi tezat e zotit Selami si të huazuara nga socialistët dhe i kërkoi Konferencës t’i heqë votëbesimin e kryetarit të Partisë. Por për këtë pritet të votohet në fund të punimeve të Konferencës, e cila parashikohet të vazhdojë gjatë sonte natën…”
Në të vërtetë, Konferenca nuk vazhdoi shumë gjatë. Ajo mbaroi rreth orës 22. Rezultatet e saj ishin ato që priteshin, në mos më të avancuara. Ato unë do t’i kumtoja për dëgjuesit e Zërit të Amerikës në programin e mëngjesit të nesërm, pasi kisha marrë një prononcim të shkurtër të Selamit dhe, natyrisht, edhe nga kundërshtari i tezave të tij, Tritan Shehu…
Nga kronikat.
“Në një votim të hapur mbrëmë vonë shumica dërrmuese e delegatëve të Konferencës së Jashtëzakonshme të PD-së nuk i kanë dhënë votëbesimin zotit Eduard Selami për të udhëhequr Partinë këtej e tutje. Në fillim presidenti Berisha, si dhe në fund të diskutimeve, 53 delegatë i kërkuan Konferencës t’i hiqte votbesimin zotit Selami. Pas shkarkimit të zotit Selami, Konferenca ka ngarkuar sekretarin e Përgjithshëm të Partisë dhe nënkryetarin për të udhëhequr Partinë deri në Kuvendin Kombëtar, i cili është parashikuar të mblidhet në vjeshtë të këtij viti.
Zoti Eduard Selami deklaroi mbrëmë për Zërin e Amerikës se do të vazhdojë të qëndrojë në radhët e PD-së… Ndërsa sekretari i Përgjithshëm, Tritan Shehu, tha se në Konferencë u diskutua në mënyrë demokratike dhe në frymë konstruktive…”
* * *
Para Eduard Selamit, në radhët e PD-së ishin shfaqur mocionistë të tjerë, me të tjera ide dhe mendime, por që në thelb kishin një qëllim: emancipimin dhe demokratizimin e partisë që në dhjetor të ’90-ës u mbiquajt Demokratike…
“Armiku më i madh dhe i fundit” i PD-së del se paskësh qenë ish-kryetari i Partisë Eduard Selami! Ai u “ekzekutua” politikisht më 5 mars, në një përvjetor të vdekjes së Stalinit.
Më 5 mars 1995, ndryshe nga dimri i butë që po kalonte, bëri cikmë. Binte një borë e lehtë dhe e imët, me fluturza të vogla që sapo preknin supet e njerëzve apo tokën, shkrinin në çast. Atë ditë, për herë të parë në Tiranë njerëzit u panë të visheshin me pallto të mëdha dhe pardesy të rënda, me shalle rreth qafës.
Konferenca e Jashtëzakonshme e PD-së, që kishte vazhduar pothuajse pandërprerje gjatë gjithë ditës, përfundoi në orët e vona të mbrëmjes, kur në rrugë njerëzit ishin rralluar së tepërmi. Delegatët gjallëruan papritmas sheshin kryesor të qytetit dhe po bëheshin gati të hipnin në makinat që i prisnin me dyer të hapura rreth e rrotull shatrivanit në qendër të sheshit.
Kur papritmas një zë dominoi sheshin: – Jevgjit e qelbur! S’ka më të poshtër se jevgjit! Na mbytën jevgjit!… Jevgjit!… Jevgjit…
Delegatët qëndruan për një çast dhe dalluan fytyrën dhe shtatin e njohur të një jevgu rondokop e të lajthitur, që me disa gurë në dorë ndiqte këmba-këmbës disa jevgj të tjerë që vraponin para tij të lebetitur. Këtë rebelim kundër racës së vet i lajthituri e kishte thuajse të përditshëm asokohe në Tiranë…
(me shkurtime nga libri “Ambasadori VOA” i autorit)

Eshte nje zhgenjim, qe dikur shpresuam, tek performanca e Eduart Selamit dhe kur shef sot, kete njeri, te kthyer ne legen, pa asnje princip, mbetesh vertet i zhgenjyer dhe automatikisht, te vjen ndermend, fjala eurte, se jo cdo gje qe fluturon, hahet.
Mbete nje legen o eduart selami, mbete nje bisht qe kurre sdo te ngrihesh, mbete nje bisht qeni, (saliu), turp per ty, se Shqiperia, ka njerez qe dine ta perfaqesojne.
Asnje i djathte nuk i “hedh me qurret” Pd-se, per sa kohe saliu eshte pronari i saj, le te beje kongrese “me oke”
Kur flet Xhota/s’ka fjalë të kota/kur flet xhevdet hekali/e lexon plaku dhe djali/kur flet xhevdet shehu/pas shkrimit “mbërthehu”/kur flet byth’ e ullirit/jevgut i del të nxirit? E ke tundur xhota/po ju lexon gjith’bota? Tung!
0re pëllumb,- nuk e kemi bythën e ullirit për të kruar lëkurën e jevgjve ne? A dëgjon o figurë?
Ajo fjalia ” a dëgjon o figurë” është jona dhe mos e përdor më ti Hekali ? Dua ta fuç në vesh nashti ?
Re hekal,le të vijnë ta kruajnë lekurën te kallëmat tanë ata jevgjit o patriot? Qysh re të thotë ky vlora se figurat qënkan në labëri?
Mbylle gojën ti myzeqeja se të është bërë si lafshë kallëmi? Dëgjove ti kallëm a jo?
Po mua pse nuk më thua figurë ti re vlora? Se bëj një shaka unë ti mos e mer megjithmënd re?
Lexojeni kete shkrim per ngjarje te para dy dekadave dhe do te bindeni se fjalet, qendrimet, reagimet e pjesemarresve ne mbledhjet e partise (ku presidenti i nje vendi demokratik eshte edhe kryetar i partise ne pushtet , kur duhet te ishte kryeministri) jane identike me ato te partise se punes dhe te shokut Enver. Nje mendim ndryshe quhet sakrilegj dhe njeriu qe e shfaq ate armik i partise. Edhe kongresi i djeshem ishte kongresi i vazhdimesise, si ai i vitit 1996.
Githe media dhe gjithe njerezit pyesni se pse u kthye Selami nga Amerika.Shume e thjeshte ,per dy arsye: t’i lepije bythen Saliut se e kishte marre malli,dhe e dyta kishte mbetur pa buke ne Amerike dhe e shoqja nuk e pjerdhte me.Si thoni tani,me mire deputet ne Librazhd dhe ka buke per te ngrene dhe Saliun e ka prane.Kaq.