Bashkia e Tiranës i bën dhuratë fëmijëve të kryeqytetit edhe një kënd tjetër publik lojërash ku fëmijët mund të argëtohen. Përmes fotove të publikuara në rrjetin social kryebashkiaku Veliaj ka zbuluar edhe pamjet e këtij këndi të ri.
“Edhe një tjetër Park Lojërash i shtohet Tiranës tek rr. Elbasanit! “7 xhuxhat” nga privat, kthehen në publik me parking poshtë për prindërit e lojëra përmbi për fëmijët – përdorim i dyfishtë ekonomik për hapësirën e limituar publike”, shkruan Veliaj.
Parku i ri lojërave ka tashmë hapësira dhe lojëra për të gjithë fëmijët, ndërsa shoqërohet edhe me lulishte dhe gjelbërim duke krijuar mundësi për kalimin e kohës edhe për më të rriturit.
Falë këtij projekti mundësohet një numër i konsiderueshëm vendesh parkimi për të gjithë banorët e zonës, por edhe për bizneset që funksionojnë në afërsi të këtij parku.


b.b/dita

Na e bete bashkine dhe lali erin si xhaxhi enverin.Nje kend tjeter dhurate e bashkise per femijet.Jo ore legene jo.jane paret e djersa jone,ne kapitlizmin e qwelbur ska asgje dhurate,por vetem vjedhje xhavtje ,grabitje e tjetersim personaliteti
SUPER Lali ERI ! Punè e Shkëlqyer nè gjithè TIRANÈN ! ! RESPEKTE pèr LALI ERIN e madh dhe Punètor