Familja Toptani: Historia e grabitjes së pronave tona

anazapta

Ridvan Sokoli, djali i mbesës së Fuat Toptanit, prej gati një çerek shekulli është qytetar amerikan. Por të shumtën e kohës e kalon në Shqipëri në kërkim të njohjes së pronave të gjyshit të tij nga ana e nënës, prona që, sipas tij, janë të dokumentuara nga arkivat e ish Perandorisë osmane dhe në vijimësi njihen si prona të Fuat Toptanit. Bëhet fjalë për 83 ha tokë në juglindje të kryeqytetatit në zonën e Varrezave të Dëshmorëve, ajo që quhet zona e Xibrakut, pranë Saukut. Sa për dijeni dhe kujtesë të lexuesit, Fuat Toptani ka qenë dy herë kryetar i bashkisë së Tiranës në vitet 1925-1927. Rreth 90 vjet më pas është kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, që ua shet të huajve, duke lejuar ndërtimin e ambasadave të Kuvajtit dhe të Hungarisë. Por përpara kësaj shitjeje të Bashës, ka qenë qeveria e Berishës që ka bërë shitjen e këtyre pronave të Fuat Toptanit në vitet 1994-95, disa qytetarëve të tjerë që me dokumente nuk njihen pronarë në këto toka. Është një gjyq i koklavitur në pamje të parë, por shumë i thjeshtë në thelbin e tij që vazhdon prej shumë vitesh. Në këtë intervistë për gazetën ‘DITA’, një nga pinjollët e Fuat Toptanit, Ridvan Sokoli, rrëfen se si i janë grabitur këto prona atij dhe të afërmve të tij trashëgimtarë legjitimë…

 

Zoti Ridvan, le ta fillojmë këtë intervistë me pyetjen: Kur ka filluar grabitja e pronave tuaja dhe nga kush?

Ridvan Sokoli
Ridvan Sokoli

Kjo histori e grabitjes së pronave të Fuat Toptanit ka filluar që nga viti 1946, por është thelluar pas vitit 1990. Familjet e vendosura pas vitit 1946 nëpërmjet Reformës Agrare ose pas vitit 1990 nëpërmjet vendimeve fallco të gjykatave, nga vendimet e njëanshme dhe të pasakta të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, siç janë familjet Xibraku, Xhabrahimi, Lulja, etj. Përmend këtu se Myftar Xibrakut, iu hoq prona me vendim nr. 1112, dt. 13.12.2000, të gjykatës së apelit Tiranë. Të gjitha këto janë troje të grabitura familjes Toptani. Po kështu dhe Familja Lulja ka fallsifikuar një dokument dhe i ka marrë familjes Toptani 60 mijë metra katrore. Ne për këtë jemi në proces gjyqësor prej shumë vitesh. Dua të theksoj se këta pushtues të pronave tona kanë dalë dëshmitarë për njeri-tjetrin, siç kanë dalë dëshmitarë Lulja për Xibrakun dhe Xhabrahimin, si dhe Xibraku e Xhabrahimi për Luljen.

 

Çfarë dokumentesh posedoni ju që vërtetojnë se jeni pronarët e vërtetë të këtyre pronave?

Fuat Toptani, midis shumë pronave të tjera në Tiranë dhe gjetkë, është dhe pronar i një sipërfaqeje toke prej 83 hektarë (ose 830 dynymë) në Xhami Sherif, në juglindje të Tiranës, të njohur me vendim të KKK të Pronave me nr. 1289, datë 26.09.1996. Në fakt, sipas çertifikatës së Bashkisë së Tiranës në 5 nëntor të vitit 1942, janë 120 hektarë. Por le ta ndalemi tek 83 hektarët. Këto prona janë blerë nga ish-pronari Fuat Toptani që përpara vitit 1912 dhe për këto ekzistojnë rreth 90 tapi turke, të cilat në vitet e mëvonshme, pas vitit 1920 e deri në vitin 1944, janë transkriptuar në disa tapi sipas ligjeve shqiptare të atyre viteve. Pra, ekzistojnë tapi dhe dokumente të tjera të konsiderueshme nga periudha pas vitit 1912 në 1923, 1930, 1939, 1941-1942. E veçantë është çertifikata e bashkisë së Tiranës e vitit 1942 që shënon 120 ha pronë të Fuat Toptanit në Xhami Sherif dhe harta e gjithë kësaj zone është e shënuar vetëm me emrin e Fuat Toptanit dhe të askujt tjetër.

 

Ju akuzoni Bashkinë e Tiranës dhe kryetarin e saj actual, Lulzim Bashën, se ka dhënë një leje ndërtimi abuzive në pronat tuaja. Si qëndron kjo çështje?

Është një sipërfaqe trualli prej 40 mijë e 140 m2 të grabitura nga familja Xibraku-Xhabrahimi dhe Picalli në vitin 2007. U bënë mbi 60 takime midis pronarëve të vërtetë dhe grabitësve dhe thuajse u arrit një marrëveshje. Pala Xhabrahimi e Picalli nuk paraqiti as gjysmën e lekëve për kompensim, ndërsa pala Xibraku paraqiti shumën që i takonte. Një vendim i gjykatës së shkallës së parë doli në favor të familjes Xibraku, Xhabrahimi e Picalli. Mjafton të sjell këtu një fakt interesant: Në seancën gjyqësore të shkallës së parë të datës 18 shtator 2002, në faqen 84 të vendimit, ish-kryefamiljari i familjes Xibraku, Gani Xibraku, ka deklaruar “…Kjo pronë nuk dihet si është blerë dhe nga kush është blerë”. Familja jonë Toptani bëri rekurs në Gjykatën e Lartë e cila me vendimin e saj të datës 05.04. 2012 e vendosi çështjen brenda juridiksionit dhe e ridërgoi për gjykim në Gjykatën e rrethit Gjyqësor të Tiranës, e cila vazhdon të jetë në proces gjykimi.

Por, në mënyrë të menjëhershme, familja Xhabrahimi e Picalli i bënë një shitje spektakolare Ambasadës së Kuvajtit, nëpërmjet ambasadorit të saj, Shkëlqesisë së tij Najeb A. A. Albader më 12 qershor 2012, pra pa mbushur dy muaj, për një sipërfaqe për 16.417 m2, me 400 euro m2, kundrejt shumës së përgjithshme 6 milion e 566 mijë e 800 euro. Kjo shitje u bë kur kjo sipërfaqe trualli ishte në proces gjyqësor në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Tiranë. Kontrata e shitjes midis shitësve Time Xhabrahimi e Zene Picalli me ambasadorin e Kuvajtit më 12 qershor 2012, me nr. 7424 Rep, dhe nr. 2704 Kol, tek noteri Juljan Zhelegu me seli në Tiranë.

 

Pse ju pretendoni se kemi të bëjmë në këtë rast me një shitje abuzive dhe ku qëndron shkelja në këtë rast?

Po ju sjell këtë fakt të dokumentuar. Në Nenin 6.1, shitësit deklarojnë dhe garantojnë blerësin se:

a)      Shitësit janë të vetmit pronarë të ligjshëm të Tokës përkatëse të identifikuar në këtë Kontratë dhe kanë të gjitha pompetencat të lidhin këtë Kontratë e të mbushin detyrimet që rrjedhin prej saj.

b)      Shitësit nuk janë palë në ndonjë konflikt gjyqësor apo administrative në proces dhe/ose nuk kërcënohen nga fillimi i ndonjë procedure gjyqësore apo administrative kundër tyre që mund të cenojë/prekë vlerën ose titullin e pronësisë mbi Tokën që do t’I transferohet blerësit.

c)       Toka është e lirë nga çdo barrë, kufizim apo e drejtë e të tretëve mbi të.

E shikoni mashtrimin? Ata mashtrojnë haptaz blerësin e huaj duke thënë se janë “të vetmit pronarë të ligjshëm”, se “nuk janë palë në ndonjë konflikt gjyqësor apo administrative në proces dhe/ose nuk kërcënohen nga fillimi i ndonjë procedure gjyqësore apo administrative kundër tyre” etj. Por kulmi arrin me lejen që Bashkia e Tiranës, me firmën e Lulzim Bashës, në datën 28. 10 2013 me Nr. 10070/7, veç ambasadës së Kuvajtit me të cilën kishte bërë kontratën, jep leje edhe për ndërtimin e ambasadës hungareze, për të cilën ne nuk kemi mundur të sigurojmë të dhënat përkatëse dhe dokumentet për lejen e ndërtimit. Ne ishim në dijeni të kësaj shitjeje që kishte kohë që përgatitej, prandaj dhe më 15 shkurt 2013, nëpërmjet Dhomës së Avokatisë Tiranë i jemi drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ku i kërkonim të mos e miratonte lejen e ndërtimit dhe të pezullohej çdo procedurë pranë Bashkisë së Tiranës për pasurinë e blerë  nga ambasada e shtetit të Kuvajtit në Shqipëri. Por leja u dha. Pas këtij veprimi dhe pas fillimit të ndërtimit për të bërë çështjen në një shkallë më të lartë sensibilizuese u revoltuam dhe u dërguam letra qoftë dhe me tone të larta dhe dëshpëruese organeve të larta të qeverisë e shtetit shqiptar, Bashkisë së Tiranës dhe ministrive të jashtme të Kuvajtit dhe Hungarisë. Ja, prandaj akuzoj kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashën për grabitje të pronave tona. Sepse ai ka firmosur lejen në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore. Dhe këto veprime janë bërë vetëm disa muaj më parë. Dua të theksoj këtu se me familjen Xibraku kemi bërë marrëveshje dhe ata na kanë njohur neve si pronarë të ligjshëm të pronës.

 

A i jeni drejtuar Lulzim Bashës për këtë veprim që dëmton haptaz interesat tuaja?

Po, i jemi drejtuar. Më datën 7 janar 2014, ne i kemi drejtuar një kërkesë Kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha, të cilën ua kemi dërguar për dijeni edhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Kryeministrit Edi Rama, Emirit të Kuvajtit, ministrit të Jashtëm të Hungarisë si dhe ambasadave të Kuvajtit dhe Hungarisë. Në përfundim të asaj letre i kujtojmë zotit Basha, se ish-kryetar i Bashkisë Tiranës afro 90 vjet më parë ka qenë gjyshi ynë, i ndjeri Fuat Toptani. Në kohën e tij ai ka dhënë kontributet e njohura për Tiranën. Kurse tani ju, zoti Basha, si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, firmosni grabitjen e pronave të gjyshit tonë të lëna trashëgim pasardhësve të vetë nga një bandë grabitësish… etj.

 

Zoti Ridvan, me sa shikoj kemi të bëjmë me një zvarritje të proceseve gjyqësore që familja juaj ka me të gjitha këto familje që kanë uzurpuar tokat tuaja. Si e shpjegoni këtë zvarritje?

Kjo është një pyetje e vështirë për t’i dhënë përgjigje të prerë dhe përfundimtare nga ana ime. Me sa shikoj, dëgjoj e lexoj, sistemi gjyqësor është nga më problematikët në këtë vend. Ka paaftësi, ka korrupsion, ka varësi nga politika. Duke parë kohën që na janë grabitur pronat, mendoj se problemi është më shumë politik. Ne akuzojmë politikën dhe politikanët për grabitjen e pronave tona. Kjo i bën vendimet e gjykatave të njëanshme dhe, në vend që t’u japin zgjidhje problemeve, i koklavitin më shumë. Për shembull, grabitja e parë masive e pronave tona u bë në gjysmën e parë të viteve 1990, pra në kohën e qeverisjes së parë të Berishës. Pse të mos dyshoj unë si pronar që në vendimet e padrejta kudrejt nesh dhe në grabitjen që na është bërë të mos jenë njerëz të afërt me qeverinë dhe me vetë Berishën? Po kështu, si ta justifikoj lejen e Bashkisë së Tiranës në 2012 dhe 2013 për ndërtimin e ambasadave kuvajtiane dhe hungareze në pronat tona? Pse të mos dyshoj unë se Lulzim Basha ka gisht në këtë grabitje? Është fakt i pakontestueshëm se gjatë tetë viteve të fundit të qeverisë Berisha nuk u është kthyer asnjë metër katror tokë Toptanasve.

 

Çfarë ju bën më shumë përshtypje kur shkoni në gjykatë, si fjala vjen për çështjen Xhabrahimi aktualisht?

Na bën përshtypje paraqitja në mënyrë të përhershme, pa asnjë mungesë në çdo seancë e zotit Agim Toro, që është nëkryetar i Shoqatës Pronësi me Drejtësi dhe që del haptas kundër familjes Toptani dhe në krah të familjes Xhabrahimi, që ka pushtuar pronat tona. Si mund të besohet që zoti Toro të luftojë ndershmërisht për kthimin dhe kompensimin e pronave pronarëve të ligjshëm? Çfarë e detyron zotin Toro të dalë kundër pronarëve të ligjshëm? Janë disa pyetje që kërkojnë përgjigje prej tij.

 

Çfarë do të bëni përballë kësaj situate?

Përpara se t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, dua të theksoj pengesat që na nxirren në çdo hap. Kudo ku ne shkojmë në Arkivin e Shtetit, në Hipotekë, në Agjencinë e Kthimit të Peronave. Sapo ne kërkojmë dokumentet përkatëse, na dalin pengesa të paparashikueshme, bëhen ndërhyrje të ndryshme dhe ne nuk na jepen dokumentet që kërkojmë. Me sa duket bllokohen qëllimisht. Tani të kthehem tek pyetja juaj. Ne trashëgimtarët legjitimë të këtyre pronave nuk do të rreshtim asnjëherë së kërkuari të drejtën tonë, pronat tona. Do të ezaurojmë të gjitha rrugët ligjore brenda vendit dhe shpresojmë se drejtësia do të vihet në vend, se gjykatat dhe komisionet e kthimit të pronave dhe hipotekat do të ndërgjegjësohen për të drejtën tonë. Ne kërkojmë të anulohen të gjitha vendimet e padrejta dhe të korruptuara që janë marrë deri më sot nga komisionet e kthimit të pronave, hipotekat dhe gjykatat si dhe vendimet anti pronarëve që merr politika. Ne do të hapim procese të reja gjyqësore në një kohë shumë të shpejtë për të gjithë ata që janë pushtues të tokave tona dhe që tani ne e kemi të qartë se kush janë. Një gjë duhet të jetë e qartë: ne nuk do të ndalemi në përpjekjet tona. Do të ndjekim të gjitha shkallët e gjykatave deri në Gjykatën e Strasburgut.

 

Faksimile e kadastrës perandorake turke e  vitit 1909 që vëreton pronat e Fuat Toptanit
Faksimile e kadastrës perandorake turke e vitit 1909 që vërteton pronat e Fuat Toptanit

 

Faksimile e vendimit të Komisionit të Kthimit  të Pronave e vitit 1996 që njeh pronat e Fuat  Toptanit prej 83 ha në jug-lindje të Tiranës
Faksimile e vendimit të Komisionit të Kthimit të Pronave e vitit 1996 që njeh pronat e Fuat Toptanit prej 83 ha në jug-lindje të Tiranës

 

 

Faksimile e Çertifikatës së Bashkisë së Tiranës në vitin 1942 që  vërteton pronat prej 120 ha të Fuat Toptanit në Xhami Sherif
Faksimile e Çertifikatës së Bashkisë së Tiranës në vitin 1942 që vërteton pronat prej 120 ha të Fuat Toptanit në Xhami Sherif

 

Faksimile e Kontratës së shitjes datë 12 qershor 2012, që zaptuesit e  pronës së Toptanasve i kanë bërë ambasadës së Kuvajtit
Faksimile e Kontratës së shitjes datë 12 qershor 2012, që zaptuesit e pronës së Toptanasve i kanë bërë ambasadës së Kuvajtit

 

Share This Article
28 Comments
  • Eh ku je Ridvan SOKOLI !Nje jete pa u pa , shqiptar me rrenje e dege , sy shqiponje ..!Hajduteve te pronave do tu vije fundi shpejt te siguroj…!Heren e fundit qe jemi pa ishte aeroporti i Rinasit kur ti po riktheheshe ne Amerike…shoku im i paharuar i bankes se fillores se Emin Durakut .Perqafime! R.Q

  • Cudi edhe demokrate te vetquajtur, qe ne program kane kthim7n e pronave edhe hajdute qe ja kaluan edhe komunizmit, qe i shpronesoi, por ja la shtetit, kurse keta demokratet e Saliut i vodhen, i shiten, perseri i rishiten edhe njehere i ristershiten dhe sot ish pronari i pare edhe po te fitoje pronen nga shtezi gjyqi, do te kete nje kalvar, ndoshta qe do ta zgjidhe vetem tritoli, sipas kultures berishiane.

    • e ke gabim o Horri se edhe shteti shqiptar sekuestroi, shtetizoi e me pas i shiti pronat e sekuestruara si psh disa vila.

    • Horro,mik i dashur….Enver Hoxha e sakatoi popullin,pronaret,por tapite i la te paprekura….Erdhi “ustai”Sali Berisha….oj nene,oj nene…me thuaj ne se la gje pa bere…pronat,pronaret…ua beri nenen…!!dhe,si i pandershem dhe i pamoral,tani deklaron: gabimi im,ligji 7501….hahahaha…Ai edhe njemije vite e tjera te jetoje nuk e kthen ate ligj….ndaj,ridvan Sokoli,ridvan….e shume e shume ridvan te tjere t’i harrojne pronat….shqiperia nuk mund te behet kurre shtet i se drejtes….fatkeqesisht,jemi popull hajdut….!

      • Ne vitin 90-te, kisha nje mik, me erdhi dhe me tha se a mund te me ndihmosh, ne kadaster, ne qofte se njeh njeri, hajde shkojm i thash se me siguri do na dali ndonji i njofshem, se Tirona ke 220000 mij banor ka qen dhe shkum, patem fat, atehere njerezit akoma nuk ishin prishur ne ndergjegjen e tyre si sot.
        Si perfundim, ja nxorri tapite e paprekura, ishin ne gjendje te shkelqyeshme, te lexueshme, u habita, biri botes kishte trashegim plot 170 ha toke, bujqesore ne ate kohe.
        Punonjesi nuk kishte urdherese per ti bere kopje apo ti jepte ndonje deshmi, se “te mencurit” atje ne kupole, po pergatisnin, si duket me kupolen e re qe po vinte ne pushtet, te merrnin pushtetin ekonomik, sipas planit Katovica.
        Personi pronar i ligjshem, arriti deri aty, sa me urtesine e tij, ti lejonte banoret e rinj, qe sishin vendali, por qe gjate komunizmit, ishin vendosur, ne ish tokat e kooperativave, plus ti jepte si prone edhe ndonje dylym.
        Por i kishte bete llogarite gabim, i jati i vdiq, para vitit 96, nji vella i vdiq ne vitin 99, nji tuf kalamoj la, pa prone vetem nja tre dylym.
        Per keta njerez qe i kam njohur personalisht, dhe qe ja di se cfare pasurie te patundshme kane patur, nisem edhe per raste te tjera te ngjashme, qe me siguri kane ndodhur.
        Kemi edhe familjen Bocari, ish pronare te medhenj, qe si kane marre pronat, nuk e di qe Bocari qe komenton ketu, eshte nga e njejta familje.
        Ketu e solli plani Katovica dhe pardesyte e Bardha, ceshtjen e prones ne Shqiperi, plan qe beri qe asnje investitor i huaj potencial, mos te ofrohet, se edhe kush tentoi, nuk arriti te beje me pronarin real pakt, se gjithmone dilte qeveria e dhjerre e Saliut dhe e Fatosit, si bashkepronare.
        Ndersa mbas vitit 2005, doli Argita qe i dha goditjen perfundimtare ish pronareve.

  • pune antishqipatreshe u sherbeu turqeve dhe i dha turku mijra cop toke po ta dini jane ne perdorime ska akte shitjejee de keta minje antishqiptare bertasine e ulerasine jane te tonate radha vazhdone me armikune zog neveri e gjalle po te njejtate pislleqe po vazhdone me injorantete komunista llumi do thoja bene masakere vazhdone me poshtersin demokraci me gjakatrete berisha basha nano e kompani nuk njohene asgje po mire bene po e masakruane fare ua dhane kujte deshene tokate dhe kur u kujtuane qe u duheshine bosve jashte shqiperis filluane qe po mos tua jeje me deshire te zhduknin me pahire me tritole ja kjo eshte hisoria te shikosh qe komunistate ishin llumi po demokratete komuniste malokeri me llume skisha pare zote na ruajte cfare pabesie dhe poshtersie mbae kjo toke dhe ia punojne kesaje toke qe pere ate qe ste takone done me u bere pronare pastaje qane kure te hedhine ne here po su zhduene pabesite dhe poshtersite nuk behet shqiperia

    • Ti duhet te jesh ndonje kopil komunist nga ato qe u zune garnizoneve te Dulles me orgjite qe bote Beqir Balluku andeja. Fuat Toptani jo vetem qe ka qene nje anti-turk i perbetuar, e ka mbrojt Ismail Qemalin me pushk ne dore, por pronat i ka te blera mbas 1912. Koqe kandari! Ju ka bo lavazh Partia dhe mamqima eshte pak t’ju thuash juve.

  • BRAVO PER GAZETEN DITA QE U “ZBATH BREKET” PREDATOREVE KOMUNISTE

    25 vjet pas renies se Murit te Berlinit ne vendin tone vazhdon grabitja e prones private me te njejten force si ne vitin 1946 nga banda gjakatare e Enver Hoxhes. Pershendetje nga nastradini o Ridvan Sokoli megjithese nuk njihemi, por te goditur nga probleme te njejta ne lufte me shtetin komunist. Di vetem qe keshilltari juridik i Saliut, Dhori Sollaku kishte nje dosje te vecante per pronat e familjes Toptani dhe e trajtonte me nje menyre te pocacme me porosi te BOSIT te tij komunist.

    Cfare tregon kjo histori e trishtuar si shume te tjera me pronat? Qe Agim Toro ka qene dhe eshte spiun i Sigurimit te Shtetit? Kujt i plas? Jo more Jo! Kjo histori natyrale e treguar ashiqare tregon se:

    ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE TROJET SHQYPTARE QE NGA KOHA E QEPES E ENVER HOXHES!

    • O Nastradin, une po shikoj pemem biologjike te familjes se mos rastesisht ka pas ndonje lidhje gjaku me toptanasit, se kur doli dhe Blendi Fevziu qe deri tani sa kam degjuar ka nderruar nja tre mbiemra duke mos patur nje mbiemer, pse mos te shof edhe une.
      Te sugjetoj, kerko edhe ti se ftyra se behet si sholla e kepuces, ne salistan, eshte nder dhe krenari.

      • Nuk e njoh Ridvan Sokolin, por njoh Dhori Sollakun qe grabiti me urdher te Saliut pronat tona, te cilat ishin ngjitur me pronat e Toptaneve me nje cinizem komunist te papare.

        Njoh edhe dhenderin e VEFES Lulzim Basha qe ngriti seline e Partise se tij komuniste mbi prone te vjedhur barbarisht vetem me nje vendim qeverie, ne nje kohe qe kishte vendim gjykate te formes se prere per kthimin tek pronari i ligjeshem. Dhe a e di se cila eshte me e keqja dhe me tragjike ne kete histori: Qe te gjithe edhe everiste dhe berishiste, te majte dhe te djathte u bashkuan dhe konsoliduan GRUSHT BASHKUAR kunder pronarit me tapi dhe vendim gjykate ne dore dhe dolen ne krah te vjedhjes dhe grabitjes se prones private si ne vitin 1946 kur puntoret qe babai yne i kishte mbajtur me LEKA dhe buke dolen dhe kallezuan me shpifje kunder punedhenesit dhe bamiresit te tyre.

        Zoti i meshirofte keta mekatare!

  • Berisha duhet rrjepur igjalle per corben qe beri pas komuniuzmit ne shqiperia ndersa gomari qe ka vene president eshte vete nje hajdut e fallsifikues pronash…ai ne bashkpunim me njerezit e gruas se tij ka bere naming ne durres….laku po I ngushtohet dhe shume shpejt haku do shkoje tek I zoti….

  • keta hajdute e shiten shqiperine dhe e vodhen gjithe vendin , kane hyre ne tokat e pronareve dhe su ben syrri terr nga poshtersite qe kane bere, di te them qe vonon por nuk harron , nje dite do t’u vije fundi dhe ketyre hajdute
    ve !

  • Nuk mund te prisnim tjeter te mire nga ligji fashist,i Nanos dhe Berishes.Puna me e mire qe beri ai sistemmishte ruajtja e tapive dhe hartave,te cilat na dhane njohuri ku i ka patur pronat ky popull.Por fashistet bene gjene me te poshter qe i takonte demokracise;i lane njerezit pa prona,i vune te vriten,i varferuan dhe lane shqiperine pa investime te huaja.Grabitesit dhe maskarenjte vodhen e sakatuan pronat dhe te ardhmen e Shqiperise.Ridvan Sokoli eshte nje nga mijera familje qe jane grabitur nga keta maskarenj.

  • Kur isha student, ne vitet ’60,vinte kulloste delet perreth konvikteve nje plak i urte,vendali, qe na thoshte se ky vend quhet “Kodrat e Fat beut”.Kjo nuk vlen per ndonje argument, por sa per te kujtuar se ç’ka ndodhur ketu ne te vertete. “Idhujtaret” e komunizmit, qe erdhen ne pushtet, u mburren se prona do t’i jepet te zotit, pasi eshte e shenjte,por e kthyen pronen ne ferr,duke lozur si deshen me fatin e pronareve qe tirania i la te shkrete. I sorollaten poshte e perpjete per t’u marre ryshfet.Ne krye te kesaj rrjete eshte mendja dhe dora e “merimanges ” se zeze, qe erdhi ne krye te kupoles ne pushtet pasi kishte helmuar shpirtra njerezish duke i bere tiranit sherbese.Eshte Salariu i Salistanit qe shkermoqi gjitheçka ne kete vend duke shkaterruar çdo gje te mire e te drejte.Ky popull fatkeq ka vuajtur gjithenje prej pjelles se vet duke u genjyer here pas here nga njerezit e liq, te pafytyre e te pabese.

  • te dashur ish,ish,ish-pronare! Kush ju garantoi se do tju ktheje dhe demshperbleje per pronen per 23 vjet atje kerkoni per premtimet e pambajtura! Dhe e dini cfare do te gjeni ……….QENIN E NGORDHUR ! Cfare mbollet,KORRNI!

  • Te gjitha pronat te dekumentura nga koha e Turqis jan te grabitura me forc nga kta qe sot thon jemi ish pronor duhet shikur se nga e kan origjinen.Per sherbim qe i ben turqve ata u shperblyen duke jua marr me forc pronat e njerzve te pa mbrojtur.

    • – Miqesisht – ..Origjina e familjes ,prones private dhe shtetit ,ky eshte nje nga studimet per keto probleme ,-
      – Ne Ballkan prona private eshte regjistruar ne kuptimin juridik ne periudhen Otomane. Po ne kete periudhe historike jane realizuar edhe ne Itali,Spanje ,France,.Eshte koha kur po krijoheshin shtete -kombe ,keshtu qe ne Shqiperi,Kosove,Cameri e tokat tjera shqiptare kane vlere aktet e Turqise.
      -Mali i Zi e ka aneksuar Ulqinin ne 1880 por Ulqini perseri eshte Shqiptar dhe nje aresye eshte pronesia .Kjo vlen edhe per Camet ,i kane larguar me dhune nga pronat e trasheguara !
      – Edhe Serbet e Greket ne kohe te Turqise i kane filluar trashegimine e pronave. Odiseu dhe pasardhesit e tij nuk e kane ne pronesi Itaken !
      tung

  • Ridvan, pse nuk i ben nje Kallezim/ Denoncim per ndjekje penale per shperdorim detyre dhe vjedhje Lulezim Bashes apo te dhimbset me gjithe a5a albaket etjere, por vjen verdalle kot? Qe kjo eshte nje mafie tokash e pronash kete e di prej 20 vitesh edhe budallai i Ndroqit! Te fala!

  • Une jam sternip i Karl Topise qe ishte pronar i gjithe Shqiperise se Mesme, por gjate sundimit osman familja Toptani, si bashkepuntore e pushtuesve, na i rrembeu shumicen e pronave tona. A do kete drejtesi edhe per mua?!

  • ç’fare nuk pret nga shqipot edhe Dokomentacion turke ne token SHQIPTARE,
    po ikni rrini urte atje ku jeni, me atè qe keni marrè bollè èshte,TOKAT ILIRE JANE TE SHQIPTAREVE TE VERTETE DHE JO Tè TURKOSHAKEVE…!!!
    JU mbolli turku ne token ILIRE… tani kerkoni edhe toke,mos harroni TIRANA KA LINDUR NGA
    ASGJè……….. ,toke e pa banuar…………………………………..!!!.

  • Une di te them dy llafe Berisha bashke te bijen dhe dhendrin beri dixhitalizimin e tokave ne fshetesi dhe pastaj i vune pronaret e hershem me Tapi ke dora ne siklet dhe ja parrylla dhe kerkesa e Jamarberit e Rrafmonit e xenit e fatmir allmuçes Nem te Jap.
    dhe pronaret e shkrrete mbasi u ndane copa copa njeri me tjetrin perfitoi Familja e korruptuar me bij e bija me neper e mbesa e sterniper dhe u shkerrdheu temen e semes Pronareve duke i detyru me dhon gati gjysmen e pronave kujt ish ministrave ish grejtoreve ish hipotekxhive kujt ish kryetareve te bashkive fjala vjen ku i gjeti Tokat Fatmir Mediu ku i gjeti Tokat Ilir Meta ku i gjeti tokat e vilat bashke Governatori Fullhani ku i gjeti Tokat Jamarbri i malltezeve ku e gjeti Malltezi Kompleksin Partizani etj etj emra qe jane pa fund te gjithe me Vila me Toka me Prona pa pas asnji meter katrore .
    Ju kujtohet kur tha berisha eshte bere nji Mal me Fallsifikime me Pronat e Pronaret dhe u thoshte ministrave ore i thoshte pranojeni veten qe jeni Borgjezer te Rinj.
    Kjo eshte pasqyra e vendit e pronareve ju bofte varri mut Sabri komunist Godos me ligjin 7501 qe i qethi pronaret nga prona e katandija.
    Pronare drejtojuni Strasburgut behuni bashke se vetem gjykata e huaj i shkerrdhen gopin e semes kesaj klase politike qe shkatarroi nji popull pa limit.pik…

  • O xhaje po eshte bo révolucion o babe,u vrane mijra vete per tu kthyer toka atyre qe e punonin,ca toka kerkon ato qe te dha turku qe u sherbeve 500vjet per te shtypur shqiptaret,pas ah poreuses se turque gjithe vendet e ballkanit i kane nxjerr te pavlefshme ato tapi qe i kishin osmanet,faktikisht duhet te vij nipi i sulltanit ti kerkoje se ai ka qene pronari i vertete,do flotte me llogjike ndonje here logjike ne kete vend apo do vazhdojme te degjojme kaubosjat si pune e ketia

  • O xhaje po eshte bo révolucion o babe,u vrane mijra vete per tu kthyer toka atyre qe e punonin,ca toka kerkon ato qe te dha turku qe u sherbeve 500vjet per te shtypur shqiptaret,pastaj gjithe vendet e ballkanit i kane nxjerr te pavlefshme ato tapi qe i kishin osmanet,faktikisht duhet te vij nipi i sulltanit ti kerkoje se ai ka qene pronari i vertete,do flasim me llogjike ndonje here ne kete vend apo do vazhdojme te degjojme kaubosjat si pune e ketia

  • Mos ju hyj ne gjynah po bej pyetje: ky toptani mos eshte nga nje renje me ate toptanin qe e vrau I Madhi Avni Rustemi ? Ne qofte se eshte I njejte duhen te mbyllin gojen se jane tradhetare te shqiperise. Po me gjithate nuk jam dakort me shtyrjen e gjyqeve dhe pervestimin e pronave po Jo per pronat e Esad Toptani se ai I ka vjedhur si I vodhi Luli me Saliun sot.

  • Strumbullari i tokave te Toptanesve 15 vjecarin e fundit eshte Blendi Fevziu, me pas Edi Rama dhe Sali Berisha qe jane bere milionera. Turp e faqja zeze!

  • Sapo mori pushtetin partia demokratike leshoi propagandistet ne fshat te rrembenin tokat e pronareve,;edhe ato qe nuk ishin zaptuar me ligjin 7501.Nje maskara nga Vlora i quajtur Rrapo Hajredin Danushi,tip azem hajdari,u vu ne krye te shoqates se pronave dhe ne vend qe te kerkonte pronat,therriste kunder mocjonisteve te partise demokratike.Pronaret nuk e kuptuan se PD ishte varrosja perfundimtare e pronave,se me keq se sekretari partise eshte hajduti dhe maloku.Te perndjekurit politike dhe pronaret i sherbyen Berishes;por tani Berisha ka tjeter elektorat,;Ka katunaret qe zaptuan tokat e pronareve.

  • Po do qihet motra te ghithe tradhetareve o do e paguajne me semundje t pa sherushme ose do i bohen fmit kurva ose drogaxhinj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *