Drejtoria e Përgjitshme e Patrimit të Prave është informuar se një shtetas I huaj me llogari bankare të hapur në një nga bankat në vendin tonë, kishte kërkuar të transferonte 200 mijë euro në llogarinë e të birit, për ti blerë shtëpi.
Duke marrë në konsideratë shumën e konsiderueshme, DPPP nxorri urdhër bllokimi të përkohshëm mbi llogaritë bankare të personit me balancë me vlerë të lartë, raporton “Shqiptarja.com”
Gjatë hetimit, u vu re se më 2008 “D” kishte hapur dy llogari bankare në Shqipëri dhe po atë ditë depozitoi 1 milion euro “cash”, ndërkohë që disa ditë më pas kishte shtuar edhe 250 mijë.
Më 2001-2015 “D” kishte kryer disa transaksione në llogarinë në Shqipëri, duke përfshirë tërheqje “cash” dhe trasferta jashtë vendit.
Në vijim të verifikimeve të kryera në sistemin TIMS, rezultoi se ky shtetas kishte kryer disa hyrje-dalje në Shqipëri dhe në datën e depozitimit të 1 milion eurove kishte udhëtuar me makinë I shoqëruar nga një shtetas I huaj “E”.
Ka rezultuar gjithashtu se “D” është menaxher në një subject privat në vendin e tij, ndërkohë që “E” është arrestuar në një vend të Bashkimit Europian pasi është gjetur në zotërim të një shumë të madhe parash “cash”, 750 mijë euro të padeklaruara.
