Ja si ishin europianët 7 mijë vjet më parë

anazapta

Në një hulumtim të kryer nga një institut kërkimor spanjoll ka arritur në përfundim se evropianët, para 7000 vjetësh, kishin lëkurë shumë më të errët se sa është menduar. Testet gjenetike zbulojnë se evropianët që kanë jetuar përpara 7000 vitesh kanë pasur një kombinim të pazakonshëm te lëkurës dhe flokëve dhe syve të kaltër. Kjo e dhënë i ka befasuar shkencëtarët, që kanë menduar se banorët e hershem evropianë ishin më të hapët në ngjyra.

Hulumtimi, i realizuar nga një institut në Barcelonë, është publikuar në revistën “Natyra”. Autori kryesor i këtij hulumtimi, dr Carles Lalueza Fox, tha: “Një shpjegim është se zbardhja e lëkurës ka evoluar shumë më vonë se sa është supozuar”.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *