Arben Duka
Shteti porsi gjarpër,
ha bishtin e vet,
se është kaq i varfër,
dhe pa dinjitet!
S’i mbeti gjë tjetër,
veç të shkretit bisht,
ndaj askush s’e merr,
atë seriozisht!
Tetë vjet me radhë,
ky biçim tellalli,
është tallur me veten,
askënd tjetër s’talli!
Një sinjal të kuq,
Bodja dha në darkë,
buxheti është tretur,
s’ka asnjë qindarké!
Ne këtë e dimë,
o Bode mavria,
ndaj dot s’e kuptojmë,
pse po qesh Salia?!
Fare s’e kuptojmë,
ç’bluan ajo kokë,
qesh se ja arriti,
të na bënte trokë!
Të na bënte trokë,
trokë e trokëllimë,
ku do vejë marria,
akoma s’e dimë?!
Bode kompetenti,
dha sinjalin sos,
po Salia ende,
hiqet si kollos!
Një marruk ka nxjerrë,
majë e asaj dalte,
kollos është vërtetë,
po kollos prej balte!
Keq do përfundojë,
ky kollos mavriu,
do shkërmoqet krejt,
sa të nisi shiu!
Anija po mbytet,
ka dëme të rënda,
po për dreq që jemi,
që të gjithë brënda!
(Ribotohet pa asnjë ndryshim satira – “Shteti porsi gjarpër ha bishtin e vet!”)

I madh qe i vjen hakut dr mortjes
Ju lutem poet beri disa vargje per rezultatet e arritura nga rilindja.Si rritja e cmimit te energjis.Rritja e taksave.Heqja e ndihmes sociale.Mos dhenja ne kohe e pensioneve.Rritja e krimit ne cdo vend.Heqja nga puna e mijra njerzve.Legalizimi ndertimeve pa leje.Blerja me cdo kusht e votuesve.
O idiot, ti po verteton ate qe thote poeti. Ato qe thua ti po behen se saliu e la troke Shqiperine. Legalizimet ne te vertete idiote do behen se nuk cbehen shtepite qe ndertuan malokeria me bekimi e salit te serbeve.
Ate qe nuk di eshte nese je i pergjegjshem dhe rufjan apo e ke prej padijes dhe te falet.
oh paska dale eruditi mali. Pa me jep pergjigje pse Saliu nuk i ngriti kur ishte dy mandate ne pushtet??/ Se keshtu me erudizmin tend po na nxjerr saliun hero te popullit.
Krimet e saliut shekujt nuk i mbyllin. Megjithate edhe une e shumekush habite se si ka mundesi ky njeri te kakarizet akoma. Demet shume te medha dhe te pa rixhenerueeshme. Shqiperia do vite te huje ne rrugen e progresit.!
Eshte bere Saliu monument kulture qe mbrohet nga shteti i kokepalareve.
Eshte bere Saliu si ato zyrat e punes se u hap pune gazetareve te mjaftisur,bile dhe poeteve.
Dikur dhjeme rilindjen por u kthyem prape tek haleja e vjeter Saliu.Haleja e surrelit po na duket si bahce me lule
o zoti Duka kendo pak dhe RILINDJEN
se ka dy vjet plot me BATERDISJEN
qe premton njesoj si Saliu dhe ENVERI
per PARAJSA qe ne fakt jane vet FERRI
Ne fakt eshte fiks koha ti kendojme RILINDJES o bejtexhi rilindas. Pse nuk e ben njehere nje perpjekje