Prof. Ferit Balla
“Balli Kombëtar” u krijua në nëntor të vitit 1943, po këtë muaj ai u organizua edhe në Qarkun e Elbasanit, me Kryetar Lef Nosin. Forma e organizimit të tij ishte me baone, tip batalionesh vullnetare nacionaliste të komanduara kryesisht nga ish ushtarakë të kohës së Zogut. Sipas kujtimeve të Komandantit të Shtabit Partizan të Qarkut të Elbasanit, kolonel Kadri Hoxhës, në këtë Qark u krijuan:
Baoni i Librazhdit , që ishte edhe më i madhi, i komanduar nga majori Aziz Biçaku dhe Isak Alla.
Baoni i Qukësit, i komanduar nga Haki dhe Hasan Blloshmi.
Baoni i Polisit, i komanduar nga oficeri Nezir Muzhaqi.
Baoni i Labinotit, i komanduar nga Alush LLeshanaku dhe Xhaf Bali.
U krijuan edhe dy çeta balliste në Dragostujnë dhe Funarës të komanduara nga Daut Gurra dhe toger Hasan Balliu, si dhe një njësit në Neshtë. (Kadri Hoxha “Kujtime”. Libri parë faqe 121).
Të gjitha formacionet balliste të Elbasanit në fillim kur u krijuan deklaruan se do të luftonin kundër pushtuesve italianë, por në fakt deri në kapitullimin e Italisë fashiste në shtator 1943, përveç llafeve dhe premtimeve boshe, asnjë pushkë nuk shkrehën kundër tyre. Asnjë fare për qamet. Nga ana tjetër partizanët shqiptarë kishin filluar luftën e armatosur kundër pushtuesve italianë, kishin krijuar çeta, batalione dhe brigada partizane , Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë dhe kishin çliruar disa krahina të vendit, kryesisht në jug dhe në qendër të Shqipërisë.
Me pushtimin e Shqipërisë nga gjermanët në vjeshtën e vitit 1943 krerët ballistë menduan se erdhi radha e tyre, duke shpresuar se pushtuesit e rinj do të eliminonin dhe shfarosnin kundërshtarët e tyre politikë PKSH dhe LANÇ-in të udhëhequr nga komunistët dhe ata do të merrnin pushtetin pa zbrazur asnjë pushkë.
Në 15 tetor 1943, u formua në Orenjë Batalioni i parë i Brigadës së Dytë Sulmuese dhe në 28 tetor 1943 u inagurua Brigada e Dytë Sulmuese në Linos të Shëngjergjit. Në muajin nëntor 1943 komandat e Brigadës së Dytë Sulmuese dhe të Batalionit partizan “Çermenika” hartuan një plan të përbashkët për asgjësimin e forcave gjermanoballiste Neshtë, Funarës, Letëm, Hotolisht, Skroskë deri në Pishkash.
Batalioni partizan i “Çermenikës” do të sulmonte në drejtimin e Zdrajshës, Neshtës dhe Funarësit ku përqëndrimi i ballistëve ishte më i vogël dhe më i dobët, kurse forcat e Brigadës II Sulmuese do të sulmonin që nga Prevalli, Luniku, Letmi, Funarësi, Zgoshti, Hotolishti, Skroska e deri në Pishkash. Sulmi filloi në të njëjtën kohë, por ndërsa forcat e Batalionit të Çermenikës arritën sukses dhe i dëbuan ballistët nga Neshta,Funarësi dhe Zdrajsha, forcat e Brigadës II Sulmuese ndeshën në një rezistencë të madhe të forcave balliste dhe gjermane, të armatosura shumë mirë dhe nuk mundën të arrijnë qëlllimin e tyre. Në fushën e betejës ngelën të vrarë 12 partizanë dhe shumë më tepër nga ana e gjermano-ballistëve.
Në dhjetor 1943 Komanda e Lartë Ushtarake gjermane në Shqipëri mbasi kish arritur në përfundime të sakta se ku ndodheshin dhe ishin dislokuar forcat partizane, planizuan dhe zbatuan Operacion famëkeq të Dimrit ku në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me forcat balliste do të sulmonin dhe do të asgjësonin në pak ditë LANÇ të shqiptarëve, Shtabin e Përgjithshëm dhe Komandën e tij.
Pikërisht në datën 19 dhjetor 1943, në ditën e parë të Operacionit të Dimrit, forca të shumta të ushtrisë gjermane të armatosura deri në dhëmbë sëbashku me forcat balliste të Aziz Bicakut, Isak Allës, Hasan Balliut etj., u nisën në drejtimin Librazhd, Funarës, Zdrajshë , Orenjë, ku prej disa ditësh qëndronin udhëheqja e Luftës Antifashiste dhe Komanda e Misionit Ushtarak Aleat Anglez në Shqipëri të siguruara nga një forca rreth 150 vetash të Batalionit Partizan të Çermenikës. Komanda e Ushtrisë partizane dhe ajo e Misionit Anglez ishin në dijeni të plotë të mësymjes gjermano-balliste dhe pregatitën largimin nga Orenja.
Forcat e Batalionit partizan Çermenika u nisën herët në mëngjez të 19 dhjetorit nga Orenja dhe sëbashku me forcat vendore partizane i bënë pritë kolonës së madhe gjermanoballiste në Zdrajshë, tek përroi i Galonit. U zhvilluan luftime të ashpra që zgjatën mbi 6 orë. Armiku u gozhdua në faqen lindore të përroit, ndaloi marshimin e tij për në Orenjë. Gjermanët sulmuan gjithë ditën me të gjitha mjetet dhe armët e mundshme deri me mortaja dhe topa. Në fund të luftimeve, sipas kujtimeve të Kadri Hoxhës, nga ana gjermanoballiste ngelën të vrarë 20 gjermanë dhe ballistë, kurse nga forcat partizane ranë heroikisht në fushën e betejës Heroina e Popullit Shejnaze Juka, si dhe partizanët trima Bardhyl Popa, Fehmi Kotherja, Vasil Hala dhe Shefqet Tosku.
Ditën e nesërme më 20 dhjetor gjermano-ballistët u futën në Orenjë, por fshati ishte gati i braktisur dhe menjëherë fillojnë plaçkitjen, vjedhjen dhe djegien e gjithë fshatit, në veçanti të lagjes Balla. Ja si informon Komanda e Gjindarërisë në Tiranë në datën 19 janar 1944:
“Më datën 20 të muajit të kaluem nji kompani gjermane bashkë me një fuqi të Ballit të kryesum prej Aziz Biçakut dhe Isak Allës, mësynë çetat. Çetat janë shpartallu. Gjermanët kanë vra një vajzë dhe katër djem. Në katundin Orenjë gjermanët kanë djegur këto shtëpija; të Ymer, Abaz dhe Ramiz Ballës, Mahmut dhe Idriz Kocit meqë këto ishin kenë largue nga shtëpijat e veta, tue qenë të kompromentue si komunista”. A.Q.SH,V.1944,D.240,N.27.
Bashkëpunim dhe sulm i përbashkët gjermano-ballist kundër forcave partizane në Orenjë, pesë partizanë të vrarë, mbi gjashtë shtëpi të djegura si dhe plackitje dhe vjedhje të fshatit.
Në datën 7 janar 1944 një foracë balliste mësyu përsëri Orënjën në vazhdim të synimit të tyre për të shpartalluar dhe fshirë nga faqja e dheut forcat partizane. Në këtë rast Çeta territoriale e Orenjës, e përbërë mbi 60 burra, vetëm me fshatarë orenjas të armatosur e sulmuan këtë kollonë dhe e detyruan të kthehej mbrapsht.
Po në datën 7 dhe 8 janar 1944 tek Stanet e Peshkut në Kostenjë u zhvillua një betejë njëditore midis forcave gjermano-balliste të komanduara nga Aziz Biçaku dhe forcave partizane të Batalionit të “Martaneshit” të komanduar nga Baba Faja Martaneshi së bashku me ushtarakët anglezë të gjeneralit Dejvis. Në këtë betejë u plagosën rëndë dy partizanë, si dhe gjenerali Dejvis dhe zëvëndësi i tij koloneli Nikols. Pasoja e tmerrshme të kësaj beteje, siç thotë vetë gjenerali Dejvis, ishte shpartallimi i Misionit Ushtarak Aleat Anglez në Shqipëri. “Gjeneralin e plagosur Aziz Biçaku ia dorëzoi ushtrisë gjermane kundrejt një shume të majme me flori”. Dejvis më poshtë vazhdon:
“Katër vjet më vonë kur shkova me mision ushtarak në Greqi mësova se atë (Aziz Biçakun) e mbanin në Greqi në kampin e të huajve në Athinë. Dyshoja se Aziz Biçaku do të ketë paguar për dëmin që bëri duke shkatarruar Misionin Aleat Anglez në Shqipëri, por ai kish ikur në Stamboll”.
Ja dhe teksti i plotë i Kumtesës së Fuqive të Armatosura Gjermane me këtë rast.
“Komanda e Fuqinavet të Armatosura gjermane në Shqipëri kumton:
Më 8 të Kallnuerit të vitit 1944 ndër malet kah lindja e Kostenjës, gjenerali anglez Devis, Komandant i Misionit Ushtarak anglez që qysh prej 18 dhjetorit të vitit 1943 u nxit për luftim nga ana gjermane në krahinën e Martaneshit gjatë operacioneve gjermane, ma së fundi prej burrave trima t’Aziz Biçakut në bashkëpunim me një repart të vogël gjerman. Mbas luftimeve të ashpra që zgjatën shumë orë ngeli i plagos gjenerali në fjalë prej Biçakut dhe bashkë me suitën e tij u zu rob dhe u dorëzua trimave gjermanë. Një pjesë e shtabit të tij që në 25 dhetuer 1943 ra në duart e gjermanëve. Me kaq Komabda angleze në Shqipëri u shpartallua’’. A.Q.SH 556. V.1944.D.35.FL.4.
Më shkoqur, më shqip, më hapur nuk ka se si të bëhet e të tregohet. Një bashkëpunim i shkëlqyer gjerman me ballistët e Aziz Biçakut për të shpartalluar Misioni Ushatarak Anglez në Shqipëri. Dëm më të madh se ky zor se mund t’i bëhej kauzës së përbashkët të Aleatëve dhe partizanëve shqiptarë në këto momente kyçe për fatet e luftës kundër nazistëve gjermanë.
Fill pas një muaji në datën 7 shkurt 1944 shumë forca të bashkuara gjermano-balliste të armatosura mirë nisen prap në drejtimin Librazhd, Funarës, Zdrajsh, Orenjë për t’i dhënë goditjen e fundit Komandës së Shtabit të Përgjithshëm dhe çetave partizane që në fakt që nga 19 dhjetori i vitit 1943 nuk ishin bërë të gjallë fare disa mendonin se kanë vdekur, disa se janë vrarë e asgjësuar por nuk kishte asnjë shenjë, sikur t’i kish përpirë dheu. Në fakt kjo Komandë që nga 8 janari i vitit 1944 ishte strehuar dhe mbroheshe nga populli i Shmilit, që nga lagja Budan, Qarret, Qafë etj.
Fashtrat Orenjë dhe Zdrajsha që në janar 1944 kishin bërë një Lidhje zakonore ndërfshatare për t’u organizuar dhe vetëmbrojtur nga invazionet gjermano-balliste drejt tyre, por fatkeqësisht për faj të parisë së Zdrajshës ky bashkëpunim në këtë rast nuk funksionoi. Në mëngjesin e 8 shkurtit 1944 orenjasit e aramtosur, të lajmëruar nga Zdrajsha, kishin ardhur që natën në Zdrajshë për të luftuar armikun, por të tradhtuar nga komshinjtë e tyre, u kapën në befasi, u ngritën dhe u përpoqën që të hapnin zjarr dhe të luftonin, në luftime e sipër bie heroikisht Beqir Koçi, nënkryetar i KANÇ të Orenjës, dëshmori i parë i fshatit.
Kolona gjermano-balliste arrestoi në grup gjithë orenjanët rreth 60 burra, i çarmatosi dhe u nis për në Orenjë, ku me të vajtur i mbyllën të gjithë në xhami dhe u vendosën roje gjermane. Po në këtë xhami-burg të improvizuar ata burgosin edhe Kryetarin e KANÇ-it të Çermenikës, Beg Balla, i cili erdhi në mirëbesim të Aziz Biçakut në takim tek xhamia e Orenjës. Të nesërmen gjermano-bllistët nisën për në Fushë-Gurrë të Orenjës Ymer dhe Ibrahim Balla, përkatësisht Kryetar dhe Nënkkryetar i KANC-it të fshatit, si dhe Beg Ballën, ju tregojnë gratë, fëmijët dhe familjet, i kërcënojnë se po nuk treguan se ku janë fshehur partizanët, Komanda e tyre dhe depot e ndryshme do t’i vrisnin. Askush nga të lidhurit nuk hapi gojën, nuk trgoi asgjë. Përfundimisht gjermano-ballistët pushkatojnë Ymer dhe Ibarhim Ballën. Kurse Begun e shpëton një miku i tij nacionalist nga Letmi, Laz Bogdani.

Në datë 12 shkurt 1944 Komanda e Xhandarmërisë gjermane lidhur me këtë ngjarje shkruan:
“Mbi nji operacion qi asht ba në krahinën e Çermenikës. Nga informatat që kemi marrë nji kompani gjermane të Librazhdit, sëbashku me fuqinë vullnetare të të kryesueme prej Aziz Biçakut dhe Isak Allës, një javë para ndër katundet orenjë, Floq, Zdrajshë, Gurakuq, Kuturman,në një operacion të bamun, kanë sekuestrue mjaft armë e municion dhe se në katundin Orenjë kanë vrarë të quajtunit Ymer Balla dhe Ibrahim Balla e Beqir Koçin. Me rastin e këtij operacioni janë arrestue edhe 20 veta të tjerë, ndër ta ka qenë arrestue Beg Balla, nga Orenja, Murat Bahiti nga Kuturmani dhe thuhet se nga ana e vullnetarëve (ballistëve F.B.) asht ba dhe shumë plackë. Gjithashtu ka qenë edhe një kolonel Italian i plagosur”. AQSH 154 V.1944. D.148. FL 167.
Hapur fare janë vra nga gjermano-ballistët tre burra partizanë nga Orenja dhe vullnetarët ballistë kan ba plaçkë, kanë vjedhur, kanë rrëmbyer çfarë kanë gjetur. Më mirë e dinë këtë masakër të tmerrshme, këtë bashkëpunim të ndyrë të ballistëve me gjermanët kundër fshatarëvë të Orenjës nënat dhe baballarët tanë që i kishin përjetuar vetë, kishin parë me sytë e tyre këtë batërdi të egër, këtë masakër në njerëz të pambrojtur dhe të paarmatosur.
Gjatë periudhës nëntor 1943 deri në shkurt 1944 forcat balliste të Librazhdit të komanduara nga Aziz Bicaku, Isak Alla etj., kanë vra në Cermneikë 23 partizanë,bij nënash që luftonin me pushkë në dorë kundër pushtuesve gjermanë,kurse gjermanoballistët sipas Kadri Hoxhës patën tre herë më shumë humbje njerëzore se ato të partizanëve.
Lufta në Bërzeshtë
Janë gjetur në AQ të Shtetit në Tiranë dokumenta të rëndësishme që flasin për një sulm të organizuar gjermanoballist kundër forcave partizane që vepronin në zonën e Bëerzeshtës. Këto dokumenta origjinale sot po shohin dritën e botimin në një gazetë.
Në sulmin kundër Bërzeshtës prej rreth një muaji, në qershor të vitit 1944, marrin pjesë forca të ushtrisë gjermane me komandat e Ballit të Aziz Biçakut, Isak Allës, Daut Gurrës, Nezir Muzhaqit, Hasan Balliut, Llesh Docit nga Dibra, Isa Manastirliut nga Myzeqeja dhe Xhelo Frëngovës nga Struga. Siç shihet për të shpartalluar forcat partizane në Bërzeshtë nuk kanë mjaftuar vetëm forcat gjermane, repartet balliste të Librazhdit, por janë thirrur në ndihmë edhe ato nga Dibra, Myzeqeja dhe Struga.
Të gjitha dokumentat e mëposhtëme janë komunikata të Komadës së Xhandarmarisë në Tiranë.
Lajmet e xhandarmërisë të oficerit ndërlidhës të zonës Mokër,të datës 4 qershor 1944 ,:
“Baoni i dytë “Drini” përparon dhe tash gjendet në katundet Rrodokal, Rrashtan, Katjel dhe Golik. Komunistët janë tërhequr në drejtim të Hotolishtit.
Fuqitë e Isa Manastirit hynë në Manastirec dhe në lagjen Mallutë të Berzeshtës, tuj djeg disa shtëpija komunistësh.
Fuqitë e Aziz Biçakut kamë hyrë në lagjet e poshtëme të Bërzeshtës’’.
AQSH F.154,viti 44,D 140,FL..6.
Lajmi i datës 5 qershor 1944.
“Batalioni i dytë “Drini” marshon në naltësinat 1024 të katundit Hoshtecë.
Fuqia e major Aziz Bicakut hyri në katundin Bërzeshtë. Nesëret nisen për në Turje ku do të mblidhet I gjithë populli i Bërzeshtës.
Isak Alla dhe Muzhaqi akoma nuk kanë mbërritur,thuhet se janë në Xhyrë prapa Qukësit.
Fuqija vullnetare e Strugës nën komandën e Xhelo Frangovës prej 65 vetash kanë zanë rrugën në Qafë Thanë dhe afër Gjolit për të mos lejuar të kalojnë komunistat’’.
A.Q.SH. F. 154 V.1944. D.140 . FL 7.
Lajmi i datës 6.6.1944.
“Në datën 3.6. Fuqitë e Nezir Muzhaqit sëbashku me fuqitë e z. Llesh Docit okupuan dy lagje të Bëerzeshtës,Sopot e Breshkë.Nisëm një fuqi prej 250 vetash (ushtarë gjermanë F.B.) për në fushë Turje për t’I ardhur në ndihmë z. Aziz Bicaku ,nëpërmjet z. Isak Alla kemi informata se fuqia e tij ndodhet në rrezik përpara fuqisë së armikut në numur më të madh’’. AQSH,154,V 44,D.140 FL.8.
Lajmi i datës 30.6. 1944 i Komandës Xhandarmëris në Tiranë.
“Ne rajonin e Librazhdit fuqia vullnetare e toger Hasan Balliut, komandant i Detashmentit të Çermenikës, që lufton kundra cetave komuniste ka mbetur pa armatim dhe municion. Kishte me ju nevojit nji sasi municioni dhe armë gjermane. ‘’ AQSH, 154. V.44,D.140. FL 36.
Lajim i datës 22.8.1944
‘’Bilal Biçaku, Selim Biçaku dhe Hysen Biçaku nga Qarrishta, Murat Bahiti, Rakip Gjokola nga Kuturmani dhe Must Brahimi nga Luniku ndodhen të arratisun, tre të fundit dy javë më parë ju janë djegur shtëpijat prej fuqive të Aziz Biçakut dhe të Isak Allës. Këta persona nuk bajnë pjesë në ceta komuniste por tuj nejt mshefun nëpër male korispondojnë me cetat partizane tue ju dhan informata lehtsuse’’. A.Q.SH. F.154. V. 1944 D.200 FL. 156.
Ja sa bashkëpunim I hapur dhe ndihmë reciproke midis ushtrisë gjermane dhe baoneve balliste nga Librazhdi, Dibra, Myzeqeja dhe Struga në luftë kundër forcave partizane të zonës së Çermenikës dhe të Bërzeshtës. Komentet janë të tepërta.
Siç del nga këto dokumenta orijginale të gjendura në AQSH në Tiranë në Librazhd vepronin shumë forca balliste, të organizuara dh të armatosura mirë nga pushtuesit gjermanë. Kjo zonë e vogël ka patur dëndësinë më të madh të forcave balliste jo vetëm në Qarkun e Elbasanit por edhe më gjërë. Ato kanë zhvilluar luftime intensive kundër forcave partizane dhe në shumë raste kanë treguar edhe egërsi njerëzore dhe mungesë të madhe humanizmi. Aq të egër dhe kriminelë ishin ballistët ,sidomos në Librazhd sa që një djalë nga Biçakajt e Letmit që nuk pranoi të shkonte ushtar në baonin e Aziz Bicakut, ai e vrau me dorën e vet. Tani Organizata e Dëshmorëve të Librazhdit është duke mbledhur fakte për të pregatitur dosjen e këtij martiri të LANÇ për t’a shpallur atë Dëshmor të Atdheut.
Meqenëse shumë veta sot për të goditur LANÇ e quajnë atë “luftë civile dhe vëllavrasëse”, këtu poshtë po sjellim vendimin e KQ të Ballit Kombëtar të datës 11 nëndor 1943:
“Sot 7.11.1943,me pikëllim dhe hidhërim të madh K.Q i Ballit Kombëtar aprovon Luftën Civile, tue mos ba asnjë ritiratë ( tërheqje.F.B.), pse këto ritirata u konsideruan frikë e dobësi dhe sollën këto ditë të zezatë Kombit tonë. Shtojmë se para këtij aprovimi fatkeq Balli bëri një thirrje të fundit ku lutet për marrëveshje por më kot’’. A.Q.SH.V.1943. F.270.D.1.F.3.Gazeta ‘’Dita’’ 28.05.2019.
Domethënë meqenëse nuk po lufotjmë gjermanët, në Qeverinë e tyre kuislinge u futën shumë ballistë,ahere Balli vendos të bëjë luftë civile me forcat aprtizane. Dinakërisht ballistët ja hedhin fajin për këtë partizanëve por pse nuk morën armët e të luftonin gjermanët .
Le ta mbyllim këtë artikull historic për bëmat e ballistëve më një vlerësim për to nga Noli I madh: ‘’Ballistët tanë ranë si shehitë të luftës fashiste dhe nuk kanë asnjë shpresë të ngjallen si lugatë nga ndojë luftë e afërme. Pra mos u varni torbën por u tregoni vendin dhe vendi I tye është në varrezat e fashizmit. Ballistët tanë kanë vdekur moralisht dhe nuk mund të ngjallen më. Ata bashkëpunuan me fashistët italianë dhe nazistët gjermanë me shpresën se do të fitonin luftën tok me to. Me këtë taktikë vranë veten por desh vranë edhe Shqipërinë ,të cilën e nxinë si profashiste e progjermane. Kështu Shqipëria do ishte coptuar padyshim. Desh Perëndia dhe dolën në shesh prtizanëët me Enver Hoxhëndhe e nxorrën Shqipërinë nga hendeku I vdekjes dhe e vunë në rradhën etë gjallëve,pranë shteteve Aleate’’. Gazeta ‘’Dita’’ 06.08.2019.
Më këtë vlerësim real,të ftohtë,patriotik por edhe shkencor të mendjes më të madhe që kanë nxjerrë shqiptarët,eruditit Fan Noli,i vihet kapaku gjithë historisë famëkeqe dhe antishqiptare të ‘’Ballit Kombëtar’’.
Noli I quan ato lugetër, varini torbën, të varrosur në një varr me fashistët, që nxinë Shqipërinë, e futën atë në hendekun e vdekjes dhe të coptimit etj. Nuk ka më shqip. Dhe shqip fliste vetëm Noli i madh, ky dishepull i shqiptarisë dhe i letrave shqipe.

Muzhike pioniere pensioniste. Tani eshte viti 2019.
Balli Kombtar luftoi kunder italianeve deri ne shtator 1943. Me pas ai qe aleat me ushtrine gjermane ne terheqje kunder murtajes sllavo-komuniste. PKSh ishte kopilja e jugosllaveve. Tradhetare te Shqieprise jane ato qe u bashkuan me jugosllavet.
Nje seri dokumentash te qeverise shqiptare te viteve 1943-44 per Prefekturen e Elbasanit,te botuar ne shtyp para disa javesh,ky Sali Ozuni e ka fragmentarizuar duke e perdorur si jorgan per kopilat e cpifjes se vet.
Ozuni ka anetaresuar ne Ballin Kombetar disa forca territoriale te bashkesive fshatare te Cermenikes,si jane Fiset Bicaku dhe Alla ne malesine e Librazhdit.Keta fshatare,qe nuk njihnin as komunizmin,as ballizmin,u detyruan te mbrojne FAMILJET E TYRE nga sulmet e brigades se pare dhe brigades se dyte kur sulmuan keto fshatra ne dimrin e 43-44.Forcat e Azis Bicakut dhe Isak Alles u kujtuan vone qe kopili i Baholleve,Sami Baholloi po i bente gropen Shqiptarise, fshihte ne Labinot Shmil emisare serbo-malazes qe punonin kunder interesave te popullit shqiptar.Aty fshiheshin Miladin Popovic,enver hoxha dhe Dushan Mugosha.
Jane pikerisht keto bashkesi fshatare qe i rane edhe ushtrise serbe kur ne dimrin e 1912-13 mesyne tokat shqiptare per te ndaluar SHPALLJEN E PAVARESISE SE SHQIPERISE.
Fisi Bicaku ne Qarrishte,ashtu si dinte te priste armikun e paftuar me pushke,dinte te priste mikun ne Vater.Ne vitet 1942 deri ne 1945,ne Qarrishte Familja e madhe Aziz Bicaku strehoi 17 Cifute,qe vinin nga Jugosllavia.
I ra Orenjes,qe te kapte enver hoxhen me Jugosllavet brenda,por gjeti gjeneralet engleze,qe furnizonin terroristet komuniste me arme per ti bere varrin Shqiperise.
Ne fundin e 43,brigada e dyte sulmoi krahinen e Polisit.Partizanet hyne ne shtepite e fshatareve dhe grabiten mallin dhe bereqetin.Hyne edhe ne shtepine e Hasan Zaimit nga Polis qender,ku hasen rezistence.
Terroristet e kuq vrane naten ne sy te femijeve burre dhe grua Hasan Zaimin me te shoqen dhe i hodhen ne perrua. Keto masakra dhe grabitje nuk i kishin bere as pushtuesit ne Polis.U ngrit fshati dhe vu alarmin shtepi me shtepi.Nen udheheqjen e Sherif Muzhaqit u ngrit Katundaria e 5 fshatrave te Polis-Gur Shpate dhe sulmoi brigaden e dyte partizane.Grabitesit partizane lane 22 te vrare ne prroskat e Gostimes,dhe frymen e mbajten nga Vryma nga dolen,ne Shengjergj.
Prandaj talleshin Petrit Dume, Mehmet Shehu me Beqir Ballukun,se ju shkri brigada,perfunduan si cubat plackites,hajdute ne zall te Gostimes.
Ai lapidar qe keni ne Mirake,me emrat e cubave partizane,plackites, me mire hiqeni vete,se fshataret e Polis Mirakes jua kane shkrafanjitur,jua kane thyer,as yll,as pllake as emra,ka mbetur aty si ato zgerbonjat qe i ka nxire rrufeja.SEPSE NUK NDEROHEN CUBAT HAJDUTE,QE KANE TERRORIZUAR POPULLIN.
Ai popull eshte ende aty.Nip,sternipat e Hasan Zaimit,Nezir Muzhaqit,jane populli i sotem i Polis Mirakes,po nuk te lejne ty sot Muzhaqt e Polisit lapidar per grabitesit,hajdute qe i kane vrare gjyshin.
Per 50 vjet GRAFIA komuniste ja veshi luften e Polisit kunder hajduteve partizane,Nezir Muzhaqit.Jo.
KJO NUK ESHTE E VERTETE.
Jo pse Nezir Muzhaqi nuk e donte kete NDER.
Por,Nezir Muzhaqi nuk ishte aty.
Luften e organizoi bariu i maleve te Polisit e Sopotit,Sherif Muzhaqi,ashtu si priti edhe brigaden e pare ndeshkuese te Mehmet Shehut ne 1945.
Kendonte murtaja e Sherif Muzhaqit deri sa dha jeten ne Janar 1945 ne lufte me brigaden e pare.
Sali Onuzi e ben Nezir Muzhaqin, oficer.
Nezir Muzhaqi nuk ka qene oficer,ka qene student.
Sapo kishte perfunduar Lyceun e Korces dhe vazhdoi studimet e larta ne France per filozofi,ku qendroi dy vjet.Pas pushtimit te Frances kthehet ne vendlindje dhe angazhohet me Ballin Kombetar pas fteses qe i ben Mithat Frasheri.Enver Hoxha qe e kishte pasur nxenes ne Lyce i ben ftese per tu bashkuar me komunistet,por Nezir Muzhaqi i dergon pergjigjen:-Une nuk mund te ulem ne nje sofer me serbet qe ke ne Labinot.
Ceta e Nezir Muzhaqit ne veren e vitit 1943 sulmoi kazermat italiane ne Qukes dhe ne Babje,,meqenese Sali Onuzi shkruan se Balli kombetar ne Librazhd nuk e ka bere ferk.Nezir Muzhaqi me ceten e tij rrethoi brigaden e pare me Mehmet Shehun brenda ne Maj 1944,kur brigada ishte leshuar mbi fshatin Polis-Vile per te grabitur zahirete,tersheren dhe mullaret e kafsheve.E shoqeroi me gryken e pushkes deri ne Vaun e Mirakes dhe kete Mehmet Shehu nuk ja harroi sepse u kthye ne Janar 1945 me brigaden per te djegur Polisin.
Nezir Muzhaqi eshte autor i aksionit per te shpetuar Dhimiter Shuteriqin nga rrethimi ilagjes Kala prej forcave qeveritare te Xhafe Balit.Sulmoi rojet,e mori Shuteriqin me kamioncine dhe e strehoi ne shtepine e tij per tre muaj ne Polis.Ja the Xhafa:-Mos mor cun,se kjo qe po ben ti sot do te kthehet mbi koken tende!
Gabimi fatal i Nezir Muzhaqit ishte kalimi i shtabit te pergjithshem ne dimrin e 44 ne vaun e Shkumbinit ne Shushice.Enver Hoxha i kerkoi ndihme Nezir Muzhaqit per te kaluar Shkumbinin.Nezir Muzhaqi dergoi miq te tij nga Shushica me mushka qe ndihmuan enverin dhe jugosllavet te kalojne lumin..Kur e arrestuan ,kerkoi enver hoxhen si deshmitar ne gjyq,por Urjahipi e kishte kaluar lumin dhe e vari ne litar.
PO SI BASHKEPUNUAN KOMUNISTSTAT ME SERBIN SE KE MESUAR .. APO BEN SI QORR ..PO SI JA DHA ENVERI TITOS KOSOVEN DHE I TRADHETOI SHQIPTARET ME MILOSHOVICIN DHE MUGOSHEN . APO ..SE DIN ..MJAFT ME PROP KOMUNISTE TREGO REALITETIN ..
Çfar do ky komunit I qelbur qe na zbulon plaget e rejgimit Enverist qe mezi I mbyllem ne vitet 90te dhe ky akoma kerkon ……… po hajde ketu ne share se eshte vetem xhaxhi jot me qe te ka marre malli. Po kujdes me historian se Mesa shof as veten se di ku je e jo me per historian.