Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ja si ndryshon “harta” e Superiores në sezonin e ri
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajme Flash > Ja si ndryshon “harta” e Superiores në sezonin e ri
Lajme FlashSport

Ja si ndryshon “harta” e Superiores në sezonin e ri

redaktor
Published May 20, 2015
Share
Lojtaret e Kukesit, duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, Tirana-Kukesi, 1-2, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin "Qemal Stafa" ne Tirane.
SHARE

Sezoni i ardhshëm i Kategorisë Superiore do të zgjerojë hartën e pjesëmarrësve, me Tërbunin që për herë të parë hyn mes më të mirëve të futbollit në vend.

Me largimin e Apolonisë dhe Elbasanit dhe ardhjen në elitë të Bylis dhe Tërbunit sezonin e ardhshëm do të kemi një skuadër më shumë nga veriu i Shqipërisë. Rrjedhimisht edhe sfidat derbi për këtë zonë do të shtohen.

Nëse sezonet e kaluara derbi i veriut ishte Vllaznia-Kukësi, apo deri diku konsiderohej i tillë edhe dueli midis Vllaznisë dhe Laçit apo Kukësit e Laçit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Tërbuni do të shtojë rivalitetin në zonën e veriut.

I ethshëm do të jetë rivaliteti midis Tërbunit dhe Kukësit për vetë distancën e afërt që kanë dy qytetet, që ndahen midis tyre nga 50 km.

Gjithashtu me interes pritet edhe rivaliteti midis Vllaznisë dhe Tërbunit jo vetëm për faktin që distanca ndërmjet dy qyteteve është fare e afërt, por edhe sepse skuadra pukjane mund të konsiderohet si ekipi i dytë i Vllaznisë duke parë shkodranët e shumtë që ka në përbërje.

Ndërkohë, kampionati ka humbur një sfidë me rivalitet dhe histori si ajo ndërmjet Flamurtarit dhe Apolonisë, por gjithsesi vlonjatët do të rigjejnë në rrugën e tyre një rival si Bylis, që rikthehet në Superiore pas një viti në purgator.

Ndërkohë që nga harta e kampionatit për sezonin e ardhshëm, do të largohet impianti më modern për momentin në vend “Elbasan Arena”, duke qenë se vendasit do të luajnë në Kategorinë e Parë.

redaktor May 20, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Pac says:
    May 20, 2015 at 9:54 am

    Vllaznia kthehet tek tradita e saje per te rivalizuar per kampone e vendit mbas 21 qershorit kur te fitoje PSja bashkine e te largohen injorantet qe e mbajten peng 25 vjet Shkodren .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?