Ja si reagon trupi pasi konsumoni një kafe

Ornela

Për shumë njerëz, kafja është shumë më shumë sesa një pije, është pjesë e pandashme e rutinës së zgjimit nga gjumit, diçka pa të cilën nuk mund të funksionojnë.

Edhe nëse pëlqeni ta pini heret ne mëngjes, apo gjatë drekës me familjarët dhe miqtë, ajo gjithmonë është ide e mirë.

Më poshtë do gjeni disa efekte që i ndodhin trupit pasi te keni konsumuar një kafe:

10 minutat e para

Kafeina futet në qarkullimin e gjakut, ndërsa shtypja e gjakut dhe rrahjet e zemrës fillojnë të rriten.

20 minutat e para

Filloni të ndjeheni më të përqendruar, duke e pasur më të lehtë zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve. Pra, kafeina mund t’ju ndihmojë të ndjeheni më pak të lodhur duke i lidhur receptorët adenozinë të trurit tuaj.

Pas 30 minutave

Trupi juaj fillon të prodhojë më shumë adrenalinë. Kjo jep shikim më të mprehtë sepse bebëzat fillojnë të zmadhohen pak.

Pas 40 minutave

Niveli i serotoninës në trupin tuaj fillon të rritet. Kjo përmirëson funksionimin e neuroneve që rrisin forcën e muskujve.

Pas 4 orëve

Kafja mund ta rrisë ritmin me të cilin qelizat tuaja lirojnë energjinë. Kur kjo të ndodh, trupi juaj fillon të tresë yndyrat, edhe nëse nuk lëvizni. Kafeina gjithashtu stimulon dhe rrit prodhimin e acideve të stomakut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *