Një përdorues i identifikuar si Johnarcheus publikoi në llogarinë e tij në YouTube një video që tregon se çfarë i ndodh një veze pasi qëndron e zhytur në Coca-Cola për një vit.
Në video shihet një i ri që vendos në një enë një vezë dhe hedh në të disa gota nga pija freskuese. Me pas mbyll enën dhe e ruan në shtëpinë e tij të pushimeve.
Sapo mbushet një vit, djali kthehet në shtëpinë e tij dhe shkon tek ena për të parë çfarë ka ndodhur. Pasi derdh pijen, tregon se lëvozhga është zhdukur dhe veza ka marrë një pamje të butë, sikur të ishte zier.
Regjistrimi ka deri tani më shumë se katër milionë e gjysmë klikime dhe është ndarë nga mijëra përdorues.
Përdoruesi thekson në video “Ja çfarë i bën Coca Cola një veze, tani imagjino se çfarë i bën trupit tënd”.
