Zbulohet tjetër skandal i gllabërimit të 26 milionë dollarëve nga arka e shtetit nëpërmjet firmave fantazmë për rimbursimet e TVSH-së nga Tatimet. Aksioni i djeshëm e çon në rreth 60 milionë USD vlerën e përgjithshme të zbuluar të abuzimeve, ndërsa janë nën verifikim procedurat e lëvrimit edhe të 40 milionëve të tjera. Pesë persona u arrestuan si të dyshuar, ‘biznesmenë’ që përfitonin këto para dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim.
Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë, kanë zbërthyer një skemë të re të mashtrimit me TVSH-në dhe kanë ekzekutuar vendimet e arrestit nga Gjykata e Faktit për 9 persona. Të arrestuar janë Xhelil Toshi, nga Kruja, Besnik Daci, nga Elbasani, Sokol Shatko, Roland Simolla dhe Pashako Muha, nga Tirana, ku ndaj kësaj të fundit është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Për katër të tjerët nuk u bënë publik emrat për shkak hetimi. Sipas Drejtorisë së Tatimeve, këta persona të dyshuar, administratorë të disa subjekteve fiktive, kanë arritur të përfitojnë në bashkëpunim, një vlerë prej 26 milion dollarësh në dëm të shtetit.
“Nga hetimet, ka rezultuar, se këto subjekte tregtare kanë regjistruar në QKR dhe në Administratën Tatimore, në mënyrë fiktive, persona të ndryshëm pa asnjë lloj aktiviteti tregtar, me qëllim tërheqjen e blloqeve të faturave të TVSH-së, duke kryer më pas blerje fiktive të skrapit dhe duke shmangur pagimin e TVSH-së në vlerën e sipërpërmendur”, thanë burime zyrtare. Në këtë skemë mashtrimi me TVSH-në janë përfshirë një numër i madh subjektesh dhe hetimet kanë zbuluar dhe dokumentuar veprimtarinë kriminale që të pandehurit kryenin duke përfituar nga shitjet fiktive dhe duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së për çdo blerje.
“Ky hetim është iniciuar nga strukturat e inteligjencës në Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe më pas veprimet proceduriale dhe hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie, që shtrihet në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, etj.”, thotë njoftimi zyrtar. Ndaj të dyshuarve janë ngritur akuzat e “mashtrimit të kryer në bashkëpunim”, “falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve në bashkëpunim”. Nga Prokuroria e Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit, është marrë masa e sigurisë “arrest me burg” në Gjykatën e Shkallës së Parë, për 24 persona rreth këtij skandali nga muaji shtator dhe në vazhdim. Por në qeli ndodhen vetëm pak prej tyre, mes të cilëve ish-drejtoresha e Tatimeve të Tiranës dhe një vartës i saj, kurse 5 zyrtarë të tjerë janë të arratisur.
Të arrestuarit:
Xhelil Toshi, nga Kruja
Besnik Daci, nga Elbasani
Sokol Shatko, nga Tirana
Roland Simolla, nga Tirana
Pashako Muha, nga Tirana
4 persona të tjerë në kërkim
Me ju lumte qe i zbuluat por mos e zgjatni kohen e venies para pergjegjesise ligjore per te mare denimin e merituar dhe te te gjetur menyren e kthimit te parave qe kane pervetesuar.Po keto pervetesime te [paligjeshme au bejne pershtypje qeveritareve te rerzuar me voten e popullit?Nen hunden e tyre jane bere per te mos thene qe ata jane inisiatore per veprime te tilla.
Ai ndeshkim qe dua eshte kthimi i parave ,kokerr me kokerr,bashke me interesat,ne arken e shtetit.
Berja me dije e publikut,per kete megaskandal, nisi me fillimin e punes se Qeverise se re,nga tetori.
Per ndeshkimin nuk e krijoj dot idene se kur do te behet.Nuk eshte kurrsesi burgosja ndeshkimi qe na duhet,si i pare.Se pari sekuestrimi,pastaj konfiskimi e ne fund burgosja,,,,,kjo duhet te jete rradha e ndeshkimit te merituar.
Jo me kot pellet dr.mortja,,,se i digjet xhani per “tjetersimin” e rregjistrit kombetar te tatimeve.Sa me e madhe pellitja e tij aq edhe me skandaloz eshte kuserimi i tij.
Ju lumte ju qe i ZBULUAT!
Por nen hunden e kujt eshte vjedhur e vidhet pasuria e popullit me pasuri kolosale dhe me te varfer te evropes?
Kush jane pergjegjesit qe kane mbyllur syte qe nga ishqenveria e ikur,ministrat si ai i financave ,kontrolli i larte i shtetit, I ekonomise ,drejtora ta auditit apo edhe bashkepunetore te tyre.
Ose nuk prononcohen ish qeveritaret e djeshem bashke me Fevzzziun e Artangjeshubepresident Hoxhen si dhe Luli kryetarin ?
Qarullojne zera nga “qoftelargu” popull qe ne tre muajt e ikjes kane ikur per skrap per tere naten jo vetem skrap poe edhe motorra makinash ne arka te pa hapura kurre
ZOTERINJ po na beni per budallenj !Mire thote i famshmi Flamur Berdellima “Vellezer e motra budallenj jemi bere shume si do ja bejme”?
Vidhet per dite me diell me maune krom,vidhen kapakepusetash,vidhen edhe trafikndareset nga dhjete m te gjata ,vidhen edhe telat e korentit vidhen per skrap tanke e topa luftarake ,keto nuk isheh njeri sikur te ishin gjilpera ne kashe.
Kur dihet qe po vajten per skrap duhet kuntrolluar pikat e grumbullimit dhe ai e di se kush i con keto materjale .
Z minister Saimir ,nuk eshte e nevojshme te shkosh ne emisionet e Fefzos si i pandehur para megallomanise shpifese te Hoxhes e et ndonje tjetri qe ditkan vetem te derdellasin si ju do qefi ne TV klani.”Te fala Sandrit”!
Oktapodi i hajdutërisë së saliut. Shkaktari i kancerit ekonomik të këtij vendi. Armata tipike e kapitalizmit shpellar. Krimbat gërryes te xhepave te shqiptarëve. Lloji i denimit njëlloj si për krimbat: shtypje!
Gabohenite nderuar komentues
Skemat jane zbuluar ne qershor 2012 dhe janar 2013
Faktet ? Ja ku i keni :
http://www.youtube.com/watch?v=jt1vhQUuPrc
http://www.lezha.eu/tregtimi-skrapit-kompanite-mashtrojne-tatimet-tvsh/
Kompanite e skrapit mashtrim Tatimeve me TVSH
Drejtoria e Hetimit Tatimor pas një hetimi disamujor, në subjekte që merren me grumbullimin dhe tregtimin e skrapit, ka mundur të zbulojë një skemë të mashtrimit me TVSH-në, nga disa subjekte tregtare.
Drejtoria e Hetimit Tatimor bëri të mundur zbulimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të skemës mashtruese, ku disa subjekte, që ushtrojnë këtë lloj veprimtarie (për arsye hetimi nuk jepen emrat e tatimpaguesve) në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndërtuar skemën mashtruese të kreditimit të TVSH-së.
Tregtimi i skrapit, kompanite mashtrojne tatimet me TVSH
Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Hetimit Tatimor, në datën 30.06.2012 ora 14.00, u bë e mundur ndalimi i shtetasit B.Z për veprat penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe“Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” të parashikuar nga nenet 180 dhe 190 të Kodit Penal.
Materialet iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Po kështu, nga ana e strukturave të Drejtorisë së Hetimit Tatimor në DPT dhe Drejtoritë e Hetimit Tatimor në rajone po punohet për identifikimin e shtetasve të përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe dërgimin e tyre për ndjekje penale në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore përkatëse.
Nga Drejtoritë Rajonale Tatimore është duke u punuar për llogaritjen e saktë të detyrimeve tatimore të papaguara nga këto subjekte dhe marrjen e të gjitha masave të parashikuara në ligj për mbledhjen e tyre. (Lezha.eu)
Ah ah,e pastaj na flasin cdo dite per 5 million et e Zogut mjatistet e flaktet,kur tash e 23 vete bashkpunuan per krime ekonomike disa mija here ma te medha!
Trushpellaret nuk shohin cka ndodh para hundeve!