Ja si United dhe Barça mund të përjashtojnë PSG nga Champions League

Gazeta Dita

Pasi Neymar u transferua nga Barcelona te Paris Saint Germain për shumën marramendëse të 222 milionë eurove, të gjithë pyesin se si skuadra franceze do ta justifikojë këtë shpenzim. Klubi parizien duhet të provojë me dokumente se arrin të ketë një fitim po kaq të madh, që arrin të përmbushë parametrat e “fair play financiar” të vendosura nga UEFA.

PSG, së bashku me Manchester City, në vitin 2014 u gjobitën dhe u detyruan nga UEFA që të reduktojnë numrin e lojtarëve të pranishëm në skuadër në kompeticionin e Champions League nga 25 në 21. Asokohe, ky vendim u konsiderua si një shuplakë e rëndë, por një vendim edhe më i rëndë mund të vijë nga UEFA pas këtij transferimi.

“Fair play financiar” (FFP) mbulon një periudhë 3-vjeçare të ardhurash dhe shpenzimesh, ndaj UEFA nuk mund të bëjë ende një analizë të gjendjes financiare të ekipit francez deri në verën e vitit të ardhshëm, kur përfundon kjo periudhë.

Pas dënimit që morën herën e parë, PSG dhe City arritën një marrëveshje për gjetjen e një zgjidhje përmes presidentit aktual të FIFA-s, Gianni Infantino. Sikur ndonjë klub të apelojë vendimin ndaj sanksionit origjinal, çështja do të ishte dërguar në dhomën gjykuese të trupës së Kontrollit Financiar të Uefa’s, e cila përbëhet nga gjyqtarë të pavarur. Në këtë rast, ka gjasa që Barcelona, e cila ka mbetur e pakënaqur me mënyrën se si Neymar i ktheu shpinën, të kërkojë që PSG të dënohet sa më ashpër të jetë e mundur.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino

Por edhe skuadra të tjera të mëdha si Manchester United, Real Madrid dhe Bayern Munich mund të dalin kundër këtij transferimi dhe të kërkojnë që të respektohen rregullat e “Fair play financiar” (FFP). Në atë pikë, një vendim i mundshëm do të ishte përjashtimi i PSG-së për të kryer çdo transfertë nga Liga e Kampionëve. Presidenti i ri i UEFA-s, Aleksander Ceferin, kë deklaruar se misioni i tij është të mbyllë hendekun midis klubeve të ashtuquajtura të mëdha dhe klubeve të vogla.

Braziliani Neymar gjate prezantimit me PSG

Duke parë situatën, gjigantët e Ligës 1 po mendojnë edhe për dënimin më të keq të mundshëm, pasi duket e pamundur që ata të kenë mundësitë financiare për të mbuluar të gjitha shpenzimet e bëra. Sidomos nëse vazhdojnë të këmbëngulin për të sjellë në Paris edhe sulmuesin Kylian Mbappe nga Monaco, për një shumë që i kalon 170 milionë euro. Gjithsesi, PSG ka ende një vit kohë për të bërë paratë e nevojshme dhe për të respektuar rregullat e “Fair play financiar”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *