Ndërsa burimet zyrtare të KQZ kanë publikuar një përqindje të votuesve të zgjedhjeve të 21 qershoritprej rreth 48%,- e llogaritur kjo mbi numrin e votuesve mbi 18 vjeç të regjistruar, përfshirë dhe ata që nuk jetojnë në Shqipëri (emigrantët) -, Monitor ka përpunuar të dhënat e INSTAT për të nxjerrë përqindjen e votuesve mbi popullsinë rezidente (që banon në Shqipëri) mbi moshën 18 vjeç.
Sipas të dhënave të Census të INSTAT, përpunuar nga Monitor, rezulton se popullsia rezidente mbi 18 vjeç është 2.2 milionë banorë, apo 65.4% e zgjedhësve të regjistruar. Sipas KQZ janë rreth 3.36 milionë zgjedhës të regjistruar në të gjithë Shqipërinë. Diferenca prej 1.16 milionë banorësh nuk është rezidente në Shqipëri.
Po nga të dhënat e KQZ, rezulton se në zgjedhjet e 21 qershorit kanë votuar gjithsej 1.56 milionë zgjedhës, rreth 48% të zgjedhësve të regjistruar gjithsej. Në raport me rezidentët, pjesmarrja e votimit ngjitet në total vendi në 71%. Në këto llogaritje nuk janë marrë parasysh emigrantët që mund të jënë kthyer për të votuar.
Sipas qarqeve, pjesmarrja më e lartë e votuesve, në raport me banorët rezidentë rezulton në Gjirokastër, 107.5%, çka nënkupton se një numër i madh emigrantësh janë kthyer në shtëpitë e tyre për të votuar (mediat kanë shkuar për shtim të numrit të autobusëve që hyjnë nga pikat kufitare në jug të vendit).
Përqindja më e ulët e votuesve në raport me banorët rezidentë është regjistruar në Shkodër, me rreth 59% të totalit.
Situatë më interesante është në Vlorë, ku pjesëmarrja e votimit sipas KQZ ishte më e ulëta, në vetëm 37%. Por, sipas INSTAT, rezulton se rezidentët kanë votuar masivisht, me një pjesmarrje prej 79%. Diferenca e lartë lidhet me faktin se vetëm 46% e zgjedhësve të regjistruar jetojnë në qytetin bregdetar, që njihet për nivel të lartë emigracioni.
Në mënyrë të ngjashme në Durrës, pjesmarrja e votimit ngjitet nga 47% sipas KQZ, në rreth 63% sipas popullsisë rezidente.
Për Tiranën, përqindja e votimit ishte 50% e zgjedhësve të regjistruar dhe 66%, sipas rezidentëve.
Të dhënat e plota për 12 qarqet i gjeni në tabelat dhe grafikun e mëposhtëm (në llogaritjet sipas qarqeve nuk janë marrë parasysh lëvizjet e zgjedhësve nga një qytet në tjetrin muajin e fundit, si psh në Durrës, apo Vorë. /Monitor






Silleni mbeshilni sa te doni:ligji si dhe si sot tregon mire se si kalkulohet perqindja e votueseve!
Si dhe si sot eshte njesoj,po dhe pjesemarrja kishte e halte e sot jo aq!
Shmangja e analizes se pse shume votuese nuk dullen ne zgedhje eshte idiot qe shtypi perpiqet te na ngulite ne trim:njerezet nuk duken ne votime ,ose nuk erdhen per te votuar se Jane te zgenjyer nga kjo klase politik ,eshte shume thjesht! Radhe shumica e tyre jane’rezident’full time !
Pjesemarrja masive ne zgjedhje eshte teper pozitive per faktin se tregohet besueshmeri ndaj politikes dhe kjo eshte shume gje e mire. Gjithashtu rezultati tregon se populli mbeshtet dhe ka besim tek kjo qeveri, tek reformat e saj. Ndaj qeveria duhet te vazhdoje kete rruge e ti dergoje deri ne fund reformat e nisura per kete ka edhe mbeshtetjen e popullit.
Ju lutem na trego vetem nje reform qe ka dhene rezultat?
Keto te dhena jane per te hedhur HI syve,sepse duhet te cohet mbi 50% pjesemares ne votime qe tu thone te huajve qe ja shqiptaret votuan e bla bla bla….
KQZ, ka plotesisht te drejte kur thote se numri i votuesve ka qene i ulet, sepse kete radhe nuk na erdhen miqt e saliut nga kosova, ata qe vershonin me mijra dy dite para votimeve per 10 euro dhe dy dite plazh te paguara. Kqz, nuk ka llogarit edhe batakcinjt qe vinin nga qytete te tjera per te plotesuar grabitjen e mandatave aty ku saliu e dinte mire qe kurre nuk fitonte!
KQZ, nuk perllogariti edhe emigrantet qe vershonin nga italia , sepse saliu dhe mafia e tij i pagonin udhetimin!
Prandaj dhe numratr ne krahasim me grabittjet e kaluara qe jane bere ne votime , nuk korrespondojne!
Nuk eshte me arben ristani me larot e saliut qe te vjedhi ne drite te diellit dhe te tallet me cinizmin e tij , pikerisht si nje pleher ordiner. Kjo qeveri arram e paste voten e mbare Shqiptareve , nese nuk i ndeshkon horrat e saliut!
Kete radhe refuzuan qe te vinin miqte e Rames nga Greqia duke ia lene autobuzet bosh.
Intrigant,ne2013 ishin po keto lista me po keto intrigante po populi votoj me shumice Kurse sot populi abstenoj ne flase te madhe 52% nuk morren pjese!pse e qysh eshte puna e qeverise…po perqindja e pjesmarrjes nuk mundet me ndryshuar sepse nuk ju konvenon!
ti qeke i konvenum nga trute e kokes, o pall, meso shqip e pastaj mbro me fanatizem ata qe e kane rrjep kete popull. Te paska ik asistenca bashke me konvenimin!
Jo ore jo,ty te paskan ikur trute!nuk mbroj saliun -qe ka vdekur politikisht e gati fizikisht qe moti ,e qe me cdo dite mundoheni kot me ngal-mbroj ligjin,dmth Shtetin! Ju doni ligjet me i pershtat sipas qefit apo interesit te castit! Ligji cakton kush Jane votuesit e kush jo!Si e dini ju sa émigrante Kane ardhur me votuar e sa jo,qe po iu hiqni te drejte te jene ‘numeruar’ apo jo numeruar ne kete perqindje,une nuk e di? Ndoshta Kane ardhur plot ?ate here na del se ju ‘rezidentet’ nuk keni votuar?
Kjo sa per te thene ,me nda tash votueset me rezident e jo rezident eshte idiotia e shpikur nga nje gazeta inexistente vetem ,eshte mjerim mental,e atyre qe nuk kane force me u perball me te verteten:populli nuk u mobilizuar per keto zgedhje ,edhe une jam nje nga ato qe me plot bindje ka refuzuar me votuar per kete offerte politik qe kemi. Mbroj te drejte time kushtetuese per mos me votuar ne demokraci,edhe mbroj abstenimin Tim nga keqperdoruesit:une si ti u shpreva .Pra pak respekt se nuk jemi te gjithe trueshperlare si ju ose me berishen ose me Ramen,bile sot jemi shumice 52 % as me beri sheh as me tallen,ju pelqej,s’ju pelqej kjo!edhe jemi po aq shqiptar sa ju si résident apo si jorezident ,mos ma shume ne shume aspekte…sa per shqipen time ,mos e lexo se prape do e kuptojsh keq po hiqju militantizmit de il!
Hahaaaaaa perqindja ka qene e larte megjithese ishte 250 mije me pak. Cfare propagande! !!!
Kjo eshte nje tentative qesharake per te mbuluar snobimin qe kesaj radhe votuesit i rezervuan snobit Rama.
Nuk me rezulton qe INSTAT te kete bere nje censim te popullsise se fundmi per te nxjerre kete rezultat. Nga merren te dhenat e kujt eshte apo jo ne emigrim? A merret parasysh sa jane kthyer nga emigrimi?
Nga ana ligjore ne Shqiperi rezultojne rezidente edhe ata qe jane ne emigrim. Prandaj kjo ndarje ne rezidente apo jo rezidente eshte nje perpjekje e deshtuar per te mbuluar me gjethe fiku mospjesemarrjen ne votime ose thene ne gjuhen qe aq shume i pelqen Edi Rames, shuplaken qe mese 1,7 milone votues i dhane politikes e sidomos propagandes boshe te rilindjes. Kjo perpjekje per te fryre sadopak tullumbacen e shfryre te rilindjes eshte mese e deshtuar.
Nese te regjistruar jane 3,36 milione zgjedhes dhe prej tyre ka votuar me pak se gjysma perse u dashka spekulluar per te zbukuruar realitetin?
Lyerja e fasades se nje pallati qe nuk i mbajne themelet nuk i eviton atij shembjen
Me mire mos t’i kishin bere keto “statistika” te rreme ! Jo per gje , por i “dhane ze” fenomenit !
Ne nje film “far west” , nje nga personaxhet tregoi nje anektode ! Nje zog qe doli nga veza dhe vraponte e ankohej se kishte ftohte ! Kaloi nje lope dhe i beri bajgen siper ! Zogu u ngroh dhe duke nxjerre koken mbi bajge cicerinte nga gezimi e degjoi nje mace dhe shkoi e kullufiti !
Konkluzioni – tha personazhi – jo gjithkush qe te ben mutin , te ben keq , jo gjithkush qe te nxjerr nga muti te ben mire , por mbi te gjitha , kur je i zhytur ne mut , mos bej gam gam !