Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mbajtur sot në fjalimin vjetor para deputetëve kosovarë. Por fjalimi përmbyllës në Kuvend për vitin 2012 i presidentes Jahjaga është bojkotuar nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bojkotuar këtë seancë. Grupi parlamentar i LDK-së nuk ka hyrë fare në seancë, duke mos dëgjuar fjalimin e presidentes për këtë fundvit.
Qysh më herët, ky subjekt opozitar është deklaruar që presidentja e vendit Atifete Jahjaga është vetëm Atifete Jahjaga dhe jo presidente e vendit, pasi nuk po respekton marrëveshjen e nënshkruar mes tre liderëve, Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli.
Kuvendi do të mbajë edhe një seancë tjetër plenare, në të cilën kryeministri Hashim Thaçi do të informojë ligjvënësit për takimin e tij të tretë me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç. Thaçi ka takuar Daçiçin më 4 dhjetor në Bruksel, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton. Kryeministri ka informuar deputetët edhe për dy takimet e para me homologun serb, të zhvilluara më 19 tetor dhe 7 nëntor. Takimet e tilla thuhet se kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.