Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka mbledhur në një takim liderët e partive politike në vend, por mungojnë drejtuesin e Vetëvendosjes dhe Nisma-s.
Në takim është i pranishëm edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili deri më tani ishte i rreshtuar përkrah dy partive opozita, me të cilat ka zhvilluar protesta të shumta dhe bllokuar punimet e Parlamentit atje që prej shtatorit të vitit të shkuar.
Takimi ku janë të pranishëm edhe disa ambasadorë, si ai amerikan dhe ai britanik, mbahet me dyer të mbyllura.
Gjithashtu në takim është pranishëm edhe lideri i partisë serbe Srbska dhe ai i partisë së minoritetit turk. /Dita/
