Ratifikohet marrëveshja për “Gjykatën Speciale”

Dita

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ratifikoi marrëveshjen ndërkombëtare mes Kosovës dhe Holandës, për vendosjen e “Gjykatës Speciale” për krime lufte në Hagë, duke hedhur kështu edhe hapin e fundit në pëmbushjen e të gjitha detyrimeve ndërkombëtare, që lidhen me themelimin e saj.

Me këtë vendim të Presidentes është kompletuar e gjithë baza ligjore për fillimin e funksionimit të “Gjykatës Speciale”, e cila pritet të gjykojë krimet e supozuara të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sipas njoftimit të dërguar nga Presidenca e Kosovës, ratifikimi i kësaj marrëveshjeje ka ardhur pas nënshkrimit mes ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, më 15 shkurt 2016.

Ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare me Holandën, Presidentja kosovare e ka bërë në bazë të kompetencave kushtetuese, duke u bazuar në nenin 18. Me këtë rast, kjo marrëveshje hyn në fuqi pa pasur nevojë që të ratifikohet edhe në Kuvend, pasi deputetët i kanë dhënë muaj më parë, me dy të tretat e votave të tyre, “dritën jeshile” krijimit të “Gjykatës Speciale”.

Themelimi i “Gjykatës Speciale” ka ardhur pas publikimit të raportit të senatorit zviceran, Dick Marty, i cili akuzon krerët e UÇK-së për përfshirje në disa krime dhe në trafikim organesh. Pretendimet e Martyt u miratuan nga Këshilli i Europës, i cili ftoi Kosovën për formimin e “Gjykatës Speciale” për trajtimin e rasteve të paraqitura në raportin e senatorit zviceran.

 

Share This Article
2 Comments
  • Kjo gjukate eshte nje turp i madh qe i behet popullit shqiptar ne Kosove qe vuajti genocidin me te eger nga serbomerdhenjte,turp ndaj luftes se drejte qe beri UCK per clirimin e vendit. E papare ne histori. Turpi do ndjek ata qe e kurdisen. TURP Europe!

  • More Laver,nuke eshte turp qe te ngrihet nje gjykate speciale per krime lufte,se nese je I paster nuke ka cfare te beje,por turp eshte qe te pranosh te bejne politike ato te quajturit komandante e komisare te UCK-se,qe po e cfrytezojne luften per te c’vatur taksapaguesit kosovar me politikat e tyre sa te peshtira aqe dhe superkorruptive dhe kriminale ne vite.Mjaft me me turpe ndaj Europes,asaj Europe qe ju punesoje,ju strehoje,ju beri me shtepi e katandi dhe po ju mban me buke,se te jete per palo politikanet tuaj ato do t’u hajne megjithe lecka.
    Shikoje se ku e kane katandisur Kosoven Martire ato qe dje pretendonin ndershmeri,liri e demokraci dje dhe sot,dhe pastaj na flit per turpe nen efektin e groges se poltikave te superkorruptuara dhe te superkriminalizuara te dites se politikes se Prishtines zyrtare ne vite.
    Nje thenje e urte popullore thote:c’do te bejsh ne dete do te gelltisesh me kripen,o Laver.
    dhe se fundi gjakun e bijve dhe bijave te Kosoves Martire nuke e zbeh nje gjykate,perkundrazi mbron amanetin e Tyre per nje Kosove vertet te Lire e Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *