Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do të takojë gjatë ditës kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, për të diskutuar për krizën politike në Kuvend.
Pas takimit me Mustafën, Jahjaga do të nisë takimet edhe me liderët e partive politike të koalicionit qeveritar dhe me liderët e opozitës, kanë bërë të ditur burime të Top Channel brenda Presidencës.
Pas këtyre takimeve me liderët, do të tentohet një tryezë e përbashkët e të gjithë udhëheqësve për të diskutuar daljen nga kriza aktuale.
Jahjaga pati një takim edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli. Ata diskutuan për gjendjen aktuale politike dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme.
