Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, e cila ka disa javë që performon në Operën Mbretërore të Londrës me “Triptikun” e Puccini-t, në rolin e murgeshës Angelica ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme, jo vetëm nga publiku, por edhe nga mediat londineze. Pas shfajes së operës “Suor Angelica” të Puccin-it më 15 mars“, Ermonela Jaho e përfshirë në interpretimin e siqertë të dramës së murgeshës ka shkaktuar tronditje deri në dhimbje në publik. Rasti i shfaqjes së të martës përfshiu një grua nga publiku, e cila kishte pasur një histori të ngjashme me rolin e sopranos shqiptare. Kur kishte qenë e re ajo kishte mbetur shtatzënë. I kishin marrë fëmijën dhe ia kishin mbyllur në një manastir.
Pak a shumë ky është edhe roli i Ermonela Jahos si Suour Angelica te opera e Puccini-t. “Ermonela Jaho ishtemahnitëse në ccdo gjë… Këndimi delikat i “Senza mamma” dukej sikur vinte direkt nga një ninullë që i këndohet një fëmije teksa fle, dhe kjo bëri që shpërthimet e saj të lëndonin edhe më shumë. Zëri i Jahos na përshkoi të gjithëve; ajo krijoi një tingull madhështor në teatër, dhe nuk u përmbajt të linte dhe pak egërsi në të, aty ku ngjarjes i nevojitej.
Marrja e duartrokitjeve ishte pothuajse aq efikase sa interpretimi; përjetuam një moment të sinqertë ku artisti është derdhur i gjithi në rol, dhe me në fund ndjen publikun që e kupton dhe vlerëson atë…”, shkruan The Sunday Times një ditë pas premierës.
Ndërsa The Telegraph, në artikullin “Opera Mbreterore: Puccini i një niveli të shkëlqyer shkruan mes të tjerësh se “Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho shkaktoi një ndjesi në vitin 2011, kur një kohe të shkurtër ajo mori rolin udhëheqës në Suor Angelica, opera e dytë e trilogjisë së Puçinit Il Trittico. Ajo kthehet për një ringjitje aq të lavdishme si kurrë më parë, duke investuar në karakterin e murgeshës së traumatizuar me të njëjtin kombinim të shkëlqimit të zërit me intensitetin ekspresiv”.
Është e pafjalë dhe ka pasur mëdyshje në reagimin e saj, pas lajmit se në shfaqjet e saj Opera Mbretërore ka thirrur disa herë, siç ndodhi edhe të martën në mbrëmje, ambulancën dhe mjekët për të ofruar ndihmë mjekësore për spektatorët, të cilët janë emocionuar dhe tronditur nga dramaciteti dhe loja mjaft e ndjerë e këngëtares shqiptare. Kjo ka ndodhur disa herë gjatë këtyre javëve dhe faktin e konfirmon vetë Salvatore Scalzo, menaxher i Operas Mbretërore në “Covent Garden”.
Ai thotë se “kemi pasur disa raste të tilla dhe kjo i dedikohet padyshim klasit të Ermonela Jahos në rolin e Sur Angelica”.
Salvatore Scalzo i Operas Mbretërore në Londër ka theksuar më tej se “Nuk kemi pasur raste të tilla vitet e fundit, me aq sa kam punuar unë në këtë Opera. Ovacionet dhe duartrokitjet në sallë flasin vetë për talentin e Ermonelës”./H.M/ Dita

Te lumte Ermonela!Na ben krenare.!
T’u lumte, Ermonela! Le ta marre vesh bota se, ne Shqiperi nuk ka vetem politikane qe zhvatin dhe qe vrasin njerezit e pafajshem pa ua bere terr syri, se ne Shqiperi nuk ka vetem gjyqesor te korruptuar, nuk ka vetem kanabis etj. por ka edhe talente si ti, si Saimir Pirgu, Hushi, muzikantet e shumte, si ata te orkestres se Vjenes, qe mbushin orkestrat me presigjoze te botes, piktore, balerine e shume talente te tjera qe ia ngrene lart prestigjin ketij populli vital dhe te shumevuajtur.
Nuk ka peshore me te sakte se vleresimi I publikut.Nuk duhet hequr nga mendja qe peshorja e britanikeve nuk te fal as centin.
Gezoj pa mase per kete sukses te artistes sone te madhe Ermonela Jaho,e cila pervec krenarise vetjake eshte bere burim i mirfillte krenarie kombetare.
E uroj nga zemra per shendet dhe suksese te metejshme,ne rrugen e nje dive te vertete.
Eh , kjo paska ndermend te vdes Angline lol
KRENARE PER KETE YLLL TE SKENAVE NDERKOMBETARE QE PO PUNON E LUFTON NE BOTE E VETME FARE !!!!!!!!!!!PERRULJE ME SHUME RESPEKT PER KETE BIJE HYJNORE SHQIPTARE !!!!!!
Sidoqofte pytja mbetet. Vetem Suor Angelicen di te interpretoje Ermonela??
Mbi te gjitha e madhja Ermonelë vjen dhe ndihmon te rinjte te ecin. Një bravo e madhe
Bravo. AMBASADORJA E KOMBIT. KRENARI PER ÇDO SHQIPTAR.
Duke lexuar kete artikull perErmonelen mu mbushen syte me lot nga Emocioni ! Megjithse jam ne Amerike,jam krenar per Shqiperine dhe e ndjej ate me afer se kurre ne saje te Ermoneles! Bravo Ermonela!!