Jahti i mikut të Putinit mbetet në ujrat norvegjeze, vendasit refuzojnë ta furnizojnë me naftë, kapiteni: “S’jemi rusë”

redaktor

“Nuk ju furnizojmë”, kështu i thanë kapitenit të një mega jahti në pronësi të një oligarku rus kur tentoi të furnizohej me karburant në një port norvegjez.

Vendasit vazhdimisht refuzuan t’i shisnin karburantin e tyre oligarkut rus i cili ka në pronësi  jahtin “Ragnar” 68 metra.

Bëhet fjalë për Vladimir Strzhalkovsky, një ish-agjent i KGB-së dhe mik i vjetër i Vladimir Putinit, sot miliarder i biznesit të metaleve.

Jahti ka ngecur në portin e Narvik në Norvegjinë veriore.

Kapiteni i tij Rob Lankester, raporton Guardian, thotë se ai është një ish-marins mbretëror britanik dhe ka akuzuar autoritetet norvegjeze për diskriminim.

Ai ka thënë se pronari i jahtit nuk është në listën e sanksioneve dhe se as ai dhe ekuipazhi i tij prej 15 personash nuk janë rusë.

Shkrimi në britaniken The Guardian

i.b. / dita

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *