“Jam çun Shqipërie dhe ajo mund të ishte gjyshja ime”

redaktor

Dy muaj më parë, Barbulla Pepa, 99 vjeç nga Fani i Mirditës iu ndërpre energjia elektrike në banesë. Motivi sipas OSHEE ishte se nuk kishte paguar faturat e energjisë prej shumë muajsh.

Duke e parë gjendjen e mjeruar të së moshuarës banorët e zonës ngritën zërin dhe këtë rast e bënë publik në media.

Sipas mediave lokale të Mirditës, Barbulle Pepa është 99 vjeç. Ajo jeton e vetme në kushte ekstreme ekonomike në një dhomë, e cila vetëm emrin ka të tillë pasi nuk ka asnjë kusht që aty të mund të jetojnë njerëz. Kjo banesë e cila më shumë i përafrohet një stalle bagëtish ndodhet në Fan të Mirditës shumë pranë Rrugës së Kombit. Të vetmit që i bëjnë shoqëri të moshuarës janë macja dhe dy bagëti të imta, pasi vajza e vetme që ajo ka është e martuar dhe jeton në Tiranë.

Nënë Barbulla tregon se e vetmja e ardhur për të është pensioni prej 7 mijë lekësh të reja me të cilat i duhet që të sigurojë bukën e gojës. Por më e keqja ishte mungesa e dritës në shtëpi. Mospasja mundësi për të paguar energjinë bëri që ajo të jetojë pa energji për dy muaj.

Ky lajm shkoi në veshin e një emigranti, i cili më zemërbardhësinë e tij, kërkoi që të paguante çdo faturë të prapambetur të 99-vjeçares dhe gjithë energjinë që do të harxhonte ajo në banesë, deri sa të jetë gjallë.

Një Bajron nga Katundi i Vjetër

Djali që i doli zot pagesës quhet Bajron Nikolli, është 27 vjeç dhe ka lindur në fshatin Katund i Vjetër, Rubik, Mirditë. Prej 11 vitesh jeton në Itali.

Tashmë e moshuara nuk do të shqetësohet më për faturën e energjisë që do i vijë çdo muaj në shtëpi. Për të mendon Bajroni.

E kontaktuam 27-vjeçarin dhe bëmë me të një bisedë të shkurtër.

Bajron Nikolla
Bajron Nikolla

“U informova për rastin e gjyshes 99 vjeçe dhe vendosa të merrja përsipër pagesën e saj të energjisë elektrike, pasi jam çun Shqipërie dhe ajo mund të ishte gjyshja ime. Gjendja e saj ekstreme më tronditi shumë. U preka dhe vendosa të marr përsipër shpenzimet e saj duke i paguar faturat në të ardhmen (për gjithë jetën)” – tregon Bajroni për Dita-n.

“Unë personalisht kam një gjyshe, gjyshi fatkeqësisht nuk është më. Kam kujtime shumë të bukura me ta. Është një brez që ka punuar shumë dhe këtë e kanë bërë në kohë të vështira, madje na kanë dhënë shumë dashuri” – thotë 27-vjeçari nga Italia.

Por ai ka një mendim të vetin se pse erdhi ky rast me 99 vjeçaren.

“Për mendimin tim, gjyshja është viktimë që krijon Europa (hapat e nxituar për të shkuar në Evropë). Për mendimin tim në Shqipëri, mungojnë politikat vendore, të cilat nuk bëjnë asgjë për shtresat në nevojë. Në vendet e varfra është shumë e lehtë për të përdorur njerëzit, por dihet ai që e bën këtë shpesh del i humbur”.

Po përtej ndihmesës që dha, kush është Bajron Nikolla, emri i të cilit është përdorur shumë në rrjetet online këto ditë për nismën bujare që ndërmori.

“U largova në vitin 2004 nga Shqipëria, emigrant, si shumë të rinj të tjerë deri në atë kohë. Doja të gjeja dhe po kërkoja një botë më të mirë. Një botë të cilën shumë shqiptarë e ëndërronin ose e jetonin në botën e tyre të ëndrrave. Jam nisur në mënyrë klandestine, edhe pse rrezikoja jetën. Vullneti dhe forca për t’u realizuar e mposhtën këtë frikë. Në këtë mënyrë ia mbërrita të realizoja qëllimin e parë: të mbërritjes në shtetin fqinjë, Itali. Përshtypja e parë: me të vërtetë një botë ndryshe dhe më e mirë se ajo që kisha njohur e jetuar në Shqipëri.

Kështu pyesja veten se në ç’mënyrë ia kishin mbërritur të ishin në këtë gjendje që s’krahasohej me atë të Shqipërisë. Çdo ditë që kalonte merrja dalëngadalë këtë përgjigje, jo me anë të fjalëve, por atë të përkushtimit dhe vullnetit për të punuar dhe përparuar. Në këto vite në Itali kam bërë punë nga më të ndryshmet. Ndoshta vlen të kuptojmë një gjë, Europa nuk ka zbritur nga qielli, por është ndërtuar me punën dhe sakrificën e gjithë secilit qytetar. Jam i diplomuar për elektrik dhe dua të vazhdoj akoma studimet, jo për titull, por thjesht për dije. Këtu ku jetoj jam shumë mirë, nuk më mungon asgjë dhe jam bajron nikollai integruar si në vendin tim. Në Shqipëri kthehem 5-6 herë në vit” – tregon Bajroni i cili mban për emër, poetin e preferuar të babit të tij, të cilit, këto ditë mjafton t’i përmendet një thënie që ai ka shkruar për Shqipërinë: “Tokë e Shqipërisë! Me lër të ul sytë mbi ty, o nënë e rreptë burrash të ashpër“.

Emigranti i pagoi 300 euro OSHEE-së

Pas publikimit në rrjetet sociale të historisë së rrallë ku OSHEE kishte urdhëruar prerjen e energjisë elektrike për të moshuarën që jeton në një banesë krejtësisht të shkatërruar, kanë qenë të shumtë personat që kanë afruar gjithçka kanë mundur për t`i ardhur në ndihmë gruas, ndërsa një emigrant ka kryer shlyerjen e të gjitha detyrimeve shtetit shqiptar për 99-vjeçaren, ndërsa ka kërkuar të lidhë kontratë me OSHEE-në për të kryer vetë të gjitha pagesat. Njëkohësisht është hapur llogari dhe pritet që të bashkohen para për t`i ndërtuar edhe një dhomë që mos t`i hyjë shiu dhe bora në dimër. Prej disa ditësh në shtëpinë e gruas së moshuar është kthyer energjia.

Share This Article
9 Comments
  • OH SA MIRE ME QENE SHQIPTAR
    O HEJ…. O HEJ
    PA KETA KUSARE E VRASTARE!

    Oh sa mire me qene shqiptar…
    Kur lexon per shqiptare te tille si Bajroni.
    Oh sa keq me qene shqiptar…
    kur lexon per politikan shqiptare..
    kusare e vrastare
    te pangopur me djersen e gjakun, me pasurite e gjakun e ketij popullin email ketij vendi te begate.
    Mallkuar emri shqiptar ketyre shushunjave te pangime.
    Plackisin qindra miliona euro te shqiptareve me Bechtel- Enkan, me Fazlicin e CEZ-in, me dreqin e te birin dhe i presin dritat nje fakirje 90 vjecarje….
    Duajeni vendin tuaj!
    Ishte mesazhi i Hillary Clinton nga altari i demokracise shqiptare per keta uzurpatore te saj.
    E dua Shqiperine e Kosoven sI shqiponja folene… por pa keta kusare dhe vrastare. Lanet!

  • E bete kete . Bajronin si te jete nene. Tereza. Beri nje akt human dhe kaq. Per fajet e . O. S. S. H. Rreshen qe i preu drita nje plake 99 vjecare. Po fundja ligji eshte liigj dhe s.percakton moshe. Ndaj sme duket e drejte ti ekzagjirojme gjerat. Ka dhjetra qytetar te tjer qe kane dhuruar mijera eura duke ndihmuar njerez me nevoj. Dhe as kush nuk tha nje fjale.

  • I lumte djaloshit,dha nje shembull te shkelqyer te brezit te ri, por dhe per te tjeret, te rinj e te vjeter. Por ky xhest eshte dhe nje shuplake per Shtetin qe nuk eshte shtet per qytetaret e vet. Turp per Shtetin, qe nuk ndihmon njerezit ne nevoje! I uroj Nikolles jete te gjate, shendet e suksese !

  • Gjesti fisnik i ketij djaloshi nga Miredita te mbush me krenari per humanizmin e larte te brezit te ri, por nje kohesisht eshte edhe nje kritike e rrepte per qeverine dhe biznesin e pangopur qe njeh vetem nje ligj; Fitimin dh epasurimin me çdo mjet dhe menyre…
    Nderkaq, dua te falenderoj edhe stafin e gazetes “Dita” e cila nuk i harron te varferit dhe te vobektit qe ne sistemin para demokratik jane nje shumice absolute dhe me syte nga qielli, viktima te propogandes së shfrenuar te çdo partie politike, te majte apo te djathte. Pa shihni dh eshfletoni shtypin e dites sa vend u kushton jetes se bukurosheve dhe linjave te tyre… Ja perse une kam perzgjedhur gazeten “Dita” si një misonare e fjalës së vërtetë. Urime djaloshit qe ka bere te lumtur jo vetem nje gjyshe 99 vjeçare, por nje pjese te madhe te popullit shqiptar!

  • Njeri me zemer te madhe ,humanist, zemergjere,lum familja qe te ka.Pse nuk bejne veprime te tilla keta biznesmen injorant qe ka ne shqiperi.Biznesmente shqiptar jane njerezit pa humanizem, Jane servila te politikaneve, jane pa asnje klas shkolle.Bravo djaloshit ne infinit.Zoti te bekofte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *