Ende nuk ka fituar një titull botëror ose olimpik dhe garon në një sport pak popullor si ai i bandmintonit.
Por indiania 23 vjeçare është e shtata në renditjen e Forbes si sportistja më e paguar në botë.
Kjo për shkak se është indiane dhe në një treg me 1.3 miliard njerëz çdo mundësi shumëfishohet.
Në një reagim për AFP-në në Lojërat Aziatike në Xhakarta, Sindhu Pusarla tha se është e kënaqur që ka shkuar kaq larg në listën e Forbes-it, pas 6 tenisteve shumë të njohura si Serena Williams, numri një i botës.
“Mirë, ndihem mirë, e kënaqur dhe e lumtur. Kur pashë lajmet ishte sikur: ‘Jam një prej tyre”, – u shpreh për AFP-në. – “Sa për paratë, ato shkojnë gjithmonë në bankë, por besoj se të jesh në listë me disa emra shumë të rëndësishëm është motiv mëse i mjaftueshëm për të buzëqeshur”.
Sindhu u shndrrua në një emër shumë të njohur në vendin e saj të origjinës pas Lojërave Olimpike të vitit 2016 kur u bë femra e parë indiane që fitonte një medalje argjendi.
Kjo solli një ortek sponsorizimesh që nga pijet për sportistët deri tek telefonët celularë dhe gomat për makina.
Sipas Forbes ka fituar 8.5 milionë dollarë në një vit, nga qershori i vitit 2017 deri në qershor 2018, nga të cilat vetëm 500 mijë janë nga çmimet, kurse 8 milionë nga sponsorizimet.
Sindhu, gjithsesi u kritikua kohët e fundit kur humbi finalen e katërt rradhazi për këtë vit në kampionatin botëror kundër spanjolles Carolina Marín.
Sindhu humbi edhe finalen e Lojërave të Komonuelthit kundër Nehwal si dhe u rrëzua në pengesën e fundit në Open India, si dhe në Open Tailandia.
Megjithatë ajo nuk ishte shumë e shqetësuar për rezultatet.
“Të humbësh është pjesë e jetës. Humb diçka dhe fiton diçka tjetër. Duhet marr me pozitivizëm. Shpesh bëhesh më e fortë pas një humbjehe”, – përfundoi Sindhu.
b.m. / dita


